Shaqiri: Jemi ekip më i mirë se Skënderbeu

redaktor

Kukësi kërkon fitoren e parë ndaj rivalëve direkt këtë fundjavë, teksa në Zeqir Ymeri do të presë kampionët në fuqi, Skënderbeun.

Verilindorët kanë dështuar të marrin një pikë të vetme në përballjet me tre skuadrat e tjera të kreut, duke regjistruar dy humbje me Partizanin dhe nga një me Skënderbeun e Tiranën. Por nënkampionët janë të bindur se kjo është një ecuri që herët apo vonë do të prishet, gjë që vjen nga fjalët e trajnerit Artim Shaqiri i cili evidenton se skuadra ka prodhuar lojë në këto 4 humbje me rivalët direkte.

“Sigurisht që humbja me Partizanin nuk le një shije të mirë. Por duhet thënë që skuadra ka punuar mirë, ka krijuar volum dhe raste për shënim. Shpresojmë që gjithçka të rregullohet duke nisur me Skënderbeun”, thotë Shaqiri.

Në fundjavë nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për Kukësin që ka përballë skuadrën për t’u mundur, Skënderbeun kampion që regjistron mbrojtjen dhe sulmin më të mirë deri më tani në kampionat.

Megjithatë për Shaqirin skuadra e tij është më e mirë dhe këtë do ta tregoj në 90-minutëshin e kësaj jave. “Skënderbeu ka ekip të mirë, por ne do të tregojmë se kush ka mbrojtjen dhe sulmin më të mirë në këtë sfidë”, theksoi tekniku. Superndeshja e javës së 14-të, Kukësi–Skënderbeu do të zhvillohet të dielën në orën 14:00.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *