Edhe pse Shaqiri është një mysliman i devotshëm dhe nuk harron që të kryejë të gjitha ritet fetare, ku përfshihet dhe mospërdorimi i alkoolit, duket se hijeshia e Ilda Bejlerit e ka bërë që të harrojë për pak minuta edhe “mëkatet”.
Siç mund të shihet dhe në këtë foto ai shfaqet duke darkuar me bukuroshen shqiptare duke konsumuar edhe verë. Me sa duket, e ka gjetur parajsën në darkën me Bejlerin. Disa muaj më parë mediat gjermane bënë një artikull të gjatë për tre lojtarë të Bajern Mynih që ishin të fesë myslimane dhe nuk pinin asnjë pije me përmbajtje alkoolike.
Madje në foton përmbyllëse të sezonit kur të gjithë ishin me birrë në dorë, Shaqiri, Ribery dhe Benatia ishin pa gotën e birrës në dorë siç duket edhe në këto pamje.

Ky tipi është Messi???Ky që iku nga Bajerni se nuk luante e shkoi tek Interi për të ndenjur në stol?Në 5 muaj shënoi plot NJË gol dhe me ndihmesën e tij e çoi në vendin e TETË.Eh çfarë nuk thonë femrat budallaqe per t’iu vardisur ndonjë tipi me para!
Asnjehere nuk kam pasur simpati per kete lojtar .
Kjo Bejleri e mbaroi shkollen e mesme ?