Kur hoxha merr nje veze, xhemati rrenon kotecin, – thot nje fjale e urrte popullore. Andaj, kur qeveria e kryeqeveritari i saj, kercënohet hapur ne parlament me vrasje e likuidim, jashte parlamentit, nuk është çudi që ndodhin vrasje mafioze e që nuk zbulohen nga shteti. Kur një politikan X kercënon dhe pas “fjalimit” te saj vritet personi qe garon rival ne zgjedhje me politikanin X, vrasesi nuk do mend ku eshte dhe e kush eshte.
Kur degjohen fjalimet ne fushate, kuptohet ndezja e zjarrit dhe konflikti mes rivaleve politikë. Do zoti në këtë fushatë, nuk po dëgjojmë kuvend burrash të matur e të ndershëm. Por ma ha mendja që nga Berisha vetëm fund e krye sharje e fyerje grarishte do kemi edhe këtë herë mensoj unë (të më falin gratë e nderuara të politikës por e kam në kuptim metaforik).
Letër e nënshkruar: Ismail Gashi
