Në një kohë që e gjithë klasa politike do të duhet të ishte e bashkuar, ish-Kryeministri Sali Berisha ka kritikuar qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama në Beograd, i cili deklaroi se Kosova është një realitet pashmangshëm dhe i njohur nga më shumë se gjysma e vendeve anëtare të OKB-së.
Berisha është ndier i revoltuar nga kjo deklaratë, duke postuar një reagim tepër të fortë në Facebook. Për Berishën, konferenca e përbashkët midis Kryeministrit shqiptar dhe atij serb degradoi për shkak të Ramës. “Konferenca e shtypit Vuçiç-Rama degradoi sikur të ishte konferencë shtypi midis Dukës dhe kreut të Federatës Serbe të Futbollit”, shkruan Berisha në Facebook. Ndërsa Lulzim Basha, ka preferuar që të mos komentojë vizitën e Ramës, duke zgjedhur heshtjen.
Reagimi qytetar
Por, kjo deklaratë ka bërë që fansat e tij në Facebook të shpërthejnë më fyerje kundër Berishës. Ajo që bie në sy është se përveç shqiptarëve të Shqipërisë, reagime tepër të ashpra Berisha ka marrë edhe nga shqiptarët e trevave shqiptare dhe të diasporës. Një prej qytetarëve, Mendurim A. Presheva, shkruan: “Pse ti nuk ishe në vizitë? Sa kohë të priti Presheva për vizitë? S’ke të drejtë as të komentosh për këtë gjë”. Një tjetër komentues, Besmir H. Dalladaku, shkruan: “Ke degraduar ti o Sali Berisha, thirri mendjes… Ramës bravo i qoftë, i zbardhi faqen Shqipërisë dhe neve në Kosovë me ato deklarata që dha. Ik o Sali, mos fol se u bëre turpi i botës. Ruaje atë pak autoritet dhe atë pak fytyrë që të ka mbetur. Me sa po shoh ju nuk i shikoni gjërat ashtu siç janë, por vetëm ashtu siç dëshironi ju t’i shtrembëroni, njëlloj si Enveri dikur i bënte gjërat, jo siç ishin, por siç donte vetë”. Një komentues tjetër, Juli Azizaj, ka shkuar: “Shko mor i rrjedhur… Nuk pate kurrë guximin të bëje atë që bëri Rama sot në Beograd. Sot Kryeministri ynë ka folur në emër të majtëve dhe të djathtëve”. Kurse një komentues e cilëson si serb dhe të lidhur me interesat serbe ish-Kryeministrin Berisha. “Vizita e Ramës në Serbi, Saliut i ka prishur shumë punë, sepse Saliu rrezikon pensionin që shteti serb i ka premtuar këtij dhe Hashim Thaçit. Përse nuk u bë asnjë vizitë nga Saliu për 24 vjet me radhë në Beograd? Sepse Saliu është vegla e tyre dhe prodhim i tyre, prandaj supermbesa shpërtheu kundra shqiptarëve, sepse në venat e saj ka gjak Serbie…Rrofshin demokratët e vërtetë, jo demokratët si Saliu e Thaçi…”.
Turma detyron Berishën të ndryshojë mendim
Irritimi i pothuajse të gjithë ndjekësve, ka detyruar ish-Kryeministri Berisha që të zbusë tonet si dhe të replikojë disa herë me ndjekësit e tij gjatë gjithë ditës. Ashtu si “supermbesa” e tij, Berisha ka vijuar sërish me kritikat ndaj Ramës, ndonëse rreth mbrëmjes është detyruar që të zbusë tonet dhe të ndryshojë paksa qëndrim dhe ta shohë me një këndvështrim më pozitiv vizitën. Madje, ish-kryetari i PD-së do të inskenonte edhe një prononcim me mediat. “I gjithë ky shpërthim histerik i Vuçiç erdhi si rezultat i përmendjes nga Rama të Kosovës se të pavarur, gjë të cilën e kanë bërë shumë herë në Beograd udhëheqës kryesorë europianë dhe SHBA. Vuçiç është përgjegjës për ofendimin e mysafirit para mbarë shqiptarëve me mosvënien e flamurit tonë kombëtar në aeroport, në një vizitë që edhe pala serbe e kishte vlerësuar historike. Vuçiç, jashtë çdo etike në traditën serbe, për t’u bërë viktimë edhe kur janë agresorë, e quajti jo pa qëllim Ramën, jo një apo dy, por pesë herë provokator, duke shkelur kështu çdo etikë elementare”, sqaron Berisha.
Sipas ish-kryeministrit Berisha, shefi i qeverisë shqiptare Edi Rama bëri vetëm një gabim. “Rama bëri vetëm një gabim, që në ligjëratën e tij tejet të gjatë 50 minutash iu mbajt formulimit për Kosovën që kishin rënë dakord me vetë zyrën e Vuçiç dhe nuk kërkoi troç që Serbia të njohë Kosovën, por i bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së nga vendi i gabuar që të njohin Kosovën dhe deklaroi se në këtë kontekst çdo perceptim i ri i Serbisë për Kosovën do të vlerësohej shumë”, vijon më tej komentin e tij Berisha.
Berisha deklaron se Vuçiç me largimin e tij pa shtrëngim duarsh nuk ka fyer vetëm mysafirin, por edhe veten dhe mikpritjen e zyrës dhe vendit të tij. “Por Rama bëri gafën e madhe që kishte porositur Sokol Ballën dhe ndonjë tjetër që të ngrinin në konferencë shtypi nëpërmjet pyetjeve Olsi Ramën, dronin, ndeshjen, të cilën vet Rama e shiti për këtë vizitë, duke degraduar kështu konferencën e shtypit sikur të ishte konferencë e kryetarëve të federatave të futbollit dhe jo dy kryetarëve të ekzekutivit që po takoheshin, jo për të shkuarën!”, thotë Berisha i cili shton se: “Pyetjes nëse i përmirësoi apo përkeqësoi kjo vizitë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe kombeve tona (të cilën e majta po e lartëson për nostalgjinë për Enverin), gjykuar nga konferenca e shtypit ka ndodhur e para, por natyrisht vizita nuk ka pasur vetëm konferencën, por dhe bisedimet dhe marrëveshjet. Ndaj mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt, se këta nuk janë shtetarë por…”, përfundoi Berisha në reagimin e tij ndaj vizitës së Ramës në Beograd.

Sale, te la koha mbrapa. Ike. Ne fakt i ikur ke qene qe ne fillim.
Populli te njeh tani dhe sa duket turiri i derrit te Vucidolit,kercasin kusiat dhe tepsiat!
Iku xhaxhabeu vate me tespie me allate…..kete qe beri RAMA dje, Ti o “plere serbe” nuk e imagjinon dot. Kombit shqiptar i ka dale i zoti. Edi Rama per shqiptaret do rri ne pushtet si Helmut KOLI ne Gjermani! Bravo EDI……
ik more mesjetar i ndyre filo serb i degjeneruar bir kurve
SALI HA NJE CIK MUT TANI
Sali, na trego lidhjet tuaja me serbët
Shoku Sali Berisha. Përpara se të komentosh vizitën e kryeministrit shqiptar në Serbi, duhet të tregosh, për:
1. Lidhjet e tuaja me ish shefin e shërbimit serb ne kohën e Millosheviçit, Jovica Stanishiq.
2. Cfarë ke biseduar me Millosheviçin gjatë takimit që ke pasur bashke me Kiro Gligorovin në Ohër të Maqedonisë.
3. Përse e ke takuar kriminelin serb Arkan bashkë me Gazideden dhe çfarë keni biseduar me këtë kriminel të popullit shqiptar.
4. Përveç interesave ekonomike, çfare interesash të tjera ke me mikun tuaj të deklaruar serbo-boshnjakun Damir Fazlliç.
O berishe ndrysho sa te duash fjalet ne fb– nuk behet muti arapash nga mengjezi ne darke
Ec perpara EDI RAMA se je kryeminister per te gjithe shqipetaret
Saliun UDB-ja, e ka nxjerre ne pension, si te pavlefshem, Saliu eshte hedhur si nje lecke pa vlere.
Ne fakt ka qene I ikur jo vetem nga karrikja
por tani edhe nga mendja
O NJERI I PA NJERZIILLEK, E KA EMRIN EDVIN RAMA DHE ESHTE KRYEMINISTRI YT DHE I GJITHE SHQIPTAREVE DHE PO VIZITON NJE VEND ASPAK MIQESOR BILES SHUME ARMIQSOR, DHE JU I BASHKOHENI SERBEVE. O SALI BERISHA, IK O NJERI NE SHPELLEN TENDE SE KY QENDRIMI YTI ESHTE SHUME ANTISHQIPTAR. IK IK DHE ZOTI TE FALTE PER TRADHETITE DHE MEKATET.
Ne fakt I ikur ka qene me kohe por tani ka ikur edhe nga mendja,,
Varjani , kot eshte te meresh me te,,,,,,,!
Klikoj per faqen respublica e me del Dita! E ka mbyllur faqen se nuk e ka marre Rama ne Beograd?
Ne te vertete ka qene I ikur prej kohesh, per shkak te krenarise se semure , krynecerise bajraktariste por tani ka ikur komplet edhe
nga mendja , prandaj varjani , askush nuk ka nevoje per te ,,,!
Me fal or sali por ti qenke nje koqe kandari qe nuk e ke shokun! Mendja jote, por edhe e ndonje komunisti tjetr si puna jote, ortodokset shqiptare gjithnje i keni bere tradhetare, sidomos kur edht fjala per pushtet, por ne ka me tradhetare jeni ju dhe ata qe u vijn pas ! Rrofte kryeministri jon i nderuar z.rama dhe gjith ortodoksia qe i jep vlera ktij kombi! Ta qepin halen ata ekstremiste kosovare qe nuk lan ortodoks pa e shar e fyer si dhe kryeministrin ton, qe e bejn serb e kaluar serbit, por ja qe nuk qenka keshtu si mendon hale berisha dhe ekstremistet orjentale qe e pasojn ate!
A man ore zoti Sali ! Lere me nje ane ” mencurine” tende per viziten e Rames ne Beograd dhe meru me detyrat e gjyshit.
Me Sali Berishen nuk ja vlen me te merresh as me komente ne portalet e gazetave dhe as ne fecbuk.
Me te, te merret historia,drejtesia dhe mjeksia.
Sa me shume kalon koha aq me ne pah del se me ke kane pas te bejne shqiptaret ne Shqiperi dhe jasht saj per 24 vjet te demokracise.
Z.RAMA,na nderoj kombin,eshte i madh,burre shteti & do e beje shqiperin.Saliu eshte nje MI HALEJE,vjedhes,kriminel,perçares i shqiptarave kudo qe jane.Turp per kete injorant qe po na skandalizon per 24 vjet.Pa kete mjeran vendi yne do ishte futur ne BE me kohe & do ishim vendi pare ne Ballkan ne te gjitha drejtimet.SALIU NE BURG-Tung.
O Sali kerma ti dhe pjella jote do mbaheni mend vetem si vrases frikacake dhe te pa bese, si hajdute ordinere qe vodhet deri xhepat e shqiptareve, si familje gjysem serbe, ti vete si pushti me i madh qe kjo toke polli duke lene pas edhe Esat Pashen. Ne mos te vrafshim ne shqiptaret si qen rrugesh ne burg do perfundosh pasi te ikin nga postet kamikazet e tu.
E me se nuk e ka per here te pare ky qe ha jashteqitjen e vet ! Vegel me ze e serbeve eshte , asgje me shume ! Shkurt skllav ose sllav !
E paska ndryshuar fjalimin agjenti i UDB-se penicilina.
O sali efendi ti na mbron ena meson zotrote zotrote ece dhe puthe pak ne prapanic Kryeministrin ton se keshtu e do puna kur del nga rreshti.