Ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, komenton seancën e së enjtes dhe i cilëson skandaloze sharjet në Parlament.
Pëllumbi thotë se mënyra sesi u drejta një seancë e tillë ishte skandaloze.
“Masat dhe reagimi varen nga kryetari i Kuvendit. Ai duhet të anulonte seancën dhe të thërriste deputetët përgjegjës për atë situatë dhe t’u kërkonte llogari dhe të mos e rifillonte seancën me të tilla gjëra”, është shprehur Pëllumbi për “Panoramën”.
Ndërsa kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, i cilëson dëshpëruese skenat e seancës së të enjtes së kaluar.
“Çfarë ishte ajo skenë, një shfaqe e dashurisë së shtirur për njerëzit që kanë marrë përsipër të drejtojnë këta liderë; një shfaqe e urrejtjes për njerëzit që kanë marrë përsipër të drejtojnë këta liderë, apo një humnerë barbare që del e shfaqet nga paqëndrueshmëria e psikikës së tyre agresive? E ç’rëndësi ka se cila është nga këto gjasa, më e rëndë është se, njëra prej tyre, është e padyshimtë që është, dhe sigurisht që është shumë e rëndë dhe e rrezikshme për të ardhmen e afërt të shqiptarëve…”, shprehet Ngjela.

Mos ia leni te gjitha fajet Saliut.
Nje nga aktet me te papergjegjshme te Ramiz Alise eshte se i dha Sali Berishes, nje njeriu qe njihej mire si i paekuilibruar, si ekstremist komunist me te meta te njohura te karakterit, te gjithe perkrahjen per te marre partine pseudo-te-djathte, dhe qe thuajse te gjitha partite e tjera, u krijuan ne zyrat e tij dhe te Sofo Lazrit.
Shkolla nuk te ben njeri as te formon karakterin. Ai formohet ne ambientin familjar fisnor e shoqeror ku je rritur e ne nje mase te konsiderueshme trashegohet biologjikisht. Saliu pervers mbetet Sali prej Vicidoli edhe ne nja 3-4 shkolla te tjera ta shpiesh. Sot, nuk mund te kete njeri me dy pare mend ne koke ketu qe te besoje se ai punoi ndonje gje tjeter vec per te pasuruar veten dhe familjen e tij, duke shkaterruar nje pjese te madhe te asaj qe krijoi me shume mundime e sakrifica kjo Shqiperi. Shkaterroi industrine, bujqesine, ushterine, arsimin dhe inteligjencien shqiptare, fshatin shqiptar, tokwn e bukes, percau popullin shqiptar ne veri-jug e orthodoks e katolike e muslimane, shkaterroi njeriun duke i treguar se puna e ndershme ne kete bote eshte vetem per budallenjte. E ktheu Shqiperine ne analfabetizem. Per interesat e tij, e futi Shqiperine ne organizata islamike me te cilat ky popull s’ka patur ndonje lidhje shpirterore dhe solli Janullatosin ne krye te Kishes se Fan Nolit.
Te jemi realiste, Shqiperise do t’i duhet nje kohe e gjate, jo vite por dekada, te riparoje demet qe ai i shkaktoi kombit shqiptar.
Saliu ishte nje fatkeqesi kombetare qe ra mbi kete popull te mjere. Ai erdhi si nje mallkim mbi te gjithe ne.
Por, pasi themi te gjitha keto per Saline e mallkuar, ne duhet, si popull, te shohim edhe fajin tone. Ne i dhame votat Saliut, kur ne (te pakten shume prej mjekeve) e njihnim si komunist ekstremist (sot jam i bindur se ekstremizmin komunist e kishte te shtire e jo te ndjere), si karierist i terbuar qe nuk la gje pa bere deri sa hyri ne bllok si mjek i Hysni Kapos, si hipokrit pseudointelektual, qe kerkonte takim me sekretarin e pare te rajonit per t’i ankuar pse nuk e kishin thirrur ne leximin e pare te nje vepre te Enver Hoxhes!!!!
Per te zezen tone, ne gabuam rende nje here qe i besuam. Por une nuk mund ta kuptoj se si nje njeri qe e konsideron veten shqiptar te ndershem, mund te shkoje e te votoje edhe nje here per kete MONSTER te shoqerise shpiptare.
Do te mjaftonte vetem nje nga krimet antishqiptare, marreveshja e tij sekrete, pas shpines se popullit shqiptar, per t’i falur ujrat territoriale Greqise qe ne menyre te paturpshme e quante “aleat strategjik” te vendit tone. Ahmet Zogu te pakten nuk e dha Shen Naumin pas shpines se popullit dhe cari i Rusise e shiti Alasken por nuk e fali sic beri Saliu me detin, sikur ta kishte nje bahce ne Vicidol.
Edhe sikur te mos kishte bere asgje tjeter, vetem marreveshja sekrete e ujrave territoriale ose shelfit me Greqine e zbuloi ate si TRADHTAR I SHQIPERISE dhe i ka vene atij dhe Lulzim Bashes vulen e tradhtise kombetare, formes me te larte te tradhetise.
Une u bej thirrje tere antareve dhe simpatizanteve te PDse t’i heqin nga qafa keta tradhetare te Shqiperise ne qofte se nuk duan qe Partia e tyre te behet bashkefajtore ne tradhti dhe ne demet, te cilat jam i buindur se shoqeria shqiptare do t’i denoje shume shpejt.
I nderuar auto-malok
Mos ia leni te gjitha fajet Ramizit.
Katovica ( nqs ka egzituar) funksionoi deri ne 6 dhjetor 1991 pastaj e mori fuqine banda e tropojes.Lexoni disa intervista te Rajersonit dhe Elez Biberajt pas 2005 dhe do te kuptoni se jeni gabim.Nqs nuk i kuptoni mund t’ju a spjegoj sakte nqs do keni ndonje pyetje…
Do t’ju isha une mirenjohes per ate informacion.
Ne nje interviste te fundit ne Top-CH, z. Biberaj shprehet se ai ka qene gjithmone aktiv per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi, dhe madje pikpamjet tij ja kishte parashtruar edhe ish Presidentit amerikan Ronald Reagan. Sipas tij, komunizmi ne Shqiperi mund te permbysej nga njerez te afert te regjimit, individe te brendshem, pra nga ndonje “grusht shteti” ose “grup armiqesor.”
Dhe natyrisht per te gjetur njerez te tille te besuar, brenda keshtjelles se regjimit, duhej fillimisht biseduar me ta. Kontakti ishte pjesa me e veshtire e procesit. Pra, si do takohej z. Biberaj me individet e synuar, dhe nese po, me ke? Me ke konkretisht??? Dhe ne kete aspekt, a ka egzistuar nje prirje per te kontaktuar vetem tropojane?
[Ne vijim te ketij spekullimi, a eshte rastesi fakti qe tropojanet dominuan post-’90 ne Shqiperi? Kujt ia priste mendja se tropojanet do qeverisnin Shqiperine “demokratike”? Kujt? Natyrisht askujt. Tropoja njihej vetem per geshtenja… e Fatime Sokolin…. Po atehere cfare ndodhi?]
Qe Elez Biberaj ka dore ne kete histori, eshte naivitet te mendohet e kunderta, perndryshe s’ka pse tropojanet te bejne ligjin prej 20 vitesh ne Shqiperi. Qe Elez Biberaj mund te kete kontaktuar fshehurazi Sali Berishen, ose Mehmet Elezin, gjate kohes se komunizmit kjo edhe mund te supozohet…
Perndryshe, si do themelohej PD nga nje tropojan, Azem Hajdari, nese s’do ishte dora e Biberajt nga pas? E imagjinoni dot kete? Partia e pare opozitare pas 50 vjetesh komunizmi te themelohej nga nje student konviktor nga fshatrat e Tropojes – give me a break!!! – do thonin amerikanet. Ose fakti tjeter, qe Azem Hajdari u spostua dhe ne vend te tij u vendos nje tjeter tropojan (Sali Berisha – i brendshem i regjimit, sic ishte dhe vete filozofia e z. Biberj per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi), flet per ate se i gjithe skenari mund te kete patur nje mastermind nga Tropoja, nje tropojan te fuqishem qe jetonte diku ne Perendim. Dhe natyrisht, tropojan me te fuqishem se z. Biberaj nuk kishte ne ate kohe pertej/ketej Atlantikut.
Ronald Reagan qeverisi gjate viteve 1981-1989, dhe njihet si Presidenti qe i dha “grushtin” e fundit komunizmit. Kjo nenkupton faktin se administrata e tij duhet te kete investuar shume ne kete aspekt, dhe ne vijim te kesaj linje, ndoshta dhe per te kompromentuar individe te caktuar ne Shqiperi.
Te mos harojme faktin se z. Biberaj kishte parashtruar direkt para Presidentit Reagan pikpamjet e tij per rrezimin e komunizmin ne Shqiperi, pra ai ishte nje figure e rendesishme ne kete aspekt, dhe ndoshta mund t’i jete dhene dore e lire per te vepruar.
Po si mund te jete takuar Biberaj me Sali Berishen/Mehmet Elezin gjate dekades se fundit te komunizmit ne Shqiperi (’80-’90), nese me te vertete jane takuar? Dhe a ka ndikuar ne kete aspekt linja malazeze e gruas se Berishes per te lehtesuar kontaktin? A ka interferuar ne kete histori UDB meqenese ne ate kohe ishte nje sherbim aleat me sherbimet sekrete perendimore? Cfare roli kane patur njerezit e gruas se Berishes ne Beograd (UDB)?… e shume e shume pyetje te tjera, por natyrisht pa pergjigje…
A ka dore z. Biberaj ne pasojen e 21 janarit? Pse Berisha duket kaq i fuqishem ne Washington dhe pse mbrohet edhe kur ben te 99t? Pse demokratet ne pushtet ne SHBA heshten per 21 janarin? Kush republikan i fuqishem (nga te kohes se Reagan) ne SHBA eshte prapa Berishes, ose Biberajt, qe influencon direkt ne administraten e sotme amerikane?… A benefiten njerezit e Berishes ne Washington me perqindje korrupsioni nga Shqiperia?
Dhe e fundit, nese sa me siper eshte e vertete, kur do mbaroje i ashtuquajturi “mallkim tropoje” per Shqiperine?
shenim:
kur shkeli kemba e rajeersonit dhe elez biberajt ne 1991 komunizmi kishte disa vite qe kishte dhene shpirt dhe doktrina e tyre per dekomunistifikimin e vendit ishte me teper hakmarrje e komitetit te maleve te elezit dhe te agenturave serbe qe donin shkaterrimin perfundimtar te shqiperise qe e arriten nepermjet bandes tropojes…
Orgjite ne parlamentin e popullit jane pasoje e Ngjelave e Servetave te 23 viteve qe nuk kane perfaqesuar popullin por imoralitetin politik,hajduterine dogmat,antikomunizmin fantazme ,patriotizmin e varrim shvarrimeve,shkaterrimin e ekonomise,varferine absolute,prostitucioni,perdhubnimin e kontrabanden e femijeve pef organe,diskriminimin e femres shqipetare imoralitetin politik.Sa me teper te degjohet zeri i ketyre emrave pjese e tragjedise aqe me teper do zhduket zeri i sovranit popull ne humnerat e Botes ku eshte perzene e vine verrdalle si mize pa koke.Tere kjo glase politike eshte pjese e se njejtes hale ku padron eshte miu i hales me emrin Neron Berisha.
Pseudointelektualet qe hiqen si baballare te kombit pa komb pse nuk flasin direkt e te kene kurajen e te thone:Daj Meta nuk mund te perfaqesoje parlamentin e popullit shqipetar sepse shqipetaret shumica e njohin me emrin Like Floriri?Keta lloj pseudo dogmatike perfaqesojne bajgat e demokracise,e jane gjynahqare po aqe sa ata qe gerrhasin ne parlament duke pare òfaqe me lapat qe u varen pleqve e plakave te korrupsionit.A po edhe keto çfaqe i ka vendosur Ramiz Alia ne Katovice?Siketer nga syte kembet te pa cipe qe na katandiset ne kete gjendje ku tall bythen serbi e greku me ne sikur te Ishim bageti e jo njerez.
A jemi ne shqiptaret si udheheqsit tane? Sigurisht qe jo.
Atehere Saliu dhe Edi jane dy hajdute ordinere dhe dy psefta qe perdhunojne parlamentin.
Ata perdhunuan ne ate seance skandaloze fjalen dhe shpresen tone.
Me e pakta qe pres, eshte qe ata te kerkojne falje, ndryshe pranohet hapur se ata perfaqsojne rrugaçerine shqiptare!
Eh mor z. Servet, fatkeqësia më e madhe nuk janë këto personazhe skenash të denja vetëm për shfaqje rrugaçërie, por është niveli kulturor i atyre që i voton, duke iu drejtuar kutive me moton “kundërshtari i të keqit është i mirë,” ose “ia që është përballë atij që unë kam inat është i mirë”, dhe s’arrijnë të kuptojnë se ai, të cilin e kanë kanë votuar për të “mirin”, në Shqipëri pashmangshmërisht shpejt i shfaq shenjat dhe e tregon se nga ç’brumë është mbrujtur (Për të mos thënë se kush ka dy pare mend e ka ditur ngaherë se kush janë në krye e në fund të kioskave politike të quajtura gabimisht “parti”).
Prej kohësh në këtë forum, përmes komenteve a replikave të mia, jam rrekur që t’u them të gjithëve se nuk duhen parë 10 të mira e të gëzohemi për to pa e çarë kokën, nëse krahas tyre vegjeton qoftë edhe një e keqe, sidomos nga këto të këqijat që janë vërejtur këto 6 muajt e fundit (Emërime kontrabandistësh, militantësh, familjarësh, që do të thotë ta përdorësh shtetin si pronë.), të cilat nuk ndryshojnë në formë dhe përmbajtje nga i njëjti lloj të këqijash që janë bërë rutinë në politikën e çdo qeverie shqiptare (Vetëm një trutharë a një fanatik kokëbosh mund të pretendojë se çdo gjë ka qenë vaj nga shtatori e këtej.) .
Në politikë gjykimi duhet bërë duke numëruar sesa gabime e të këqija ka bërë aksh politikan apo qeveri, dhe jo sa të mira, edhe sikur të kesh bërë shumë nga këto të fundit, pasi kush bën një të keqe mund të bëjë edhe shumë të tilla, ndërsa bërja e të mirave për një qeveri është detyrim ligjor dhe bërja e tyre duhet të jetë rutinë. Por le të rrimë tek gjuha e përdorur, të cilën e kanë dëgjuar dhe kuptuar edhe ata të cekëtit, të cilëve shteti dhe pushteti u duket si një skuadër sportive, për të cilën të bëjnë tifozllëk. Nëse kryeministri përdor në Kuvend të njëjtin fjalor rrugaçësh ndaj ish-kryeministrit, që ky i fundit e kish përdorur nga ana e tij ndaj Taulant Ballës dikur, më duket se nga pikëpamja morale pak gjë ka ndryshuar. Dhe në politikë morali është i pari! Le të çirret qeveria kundër korrupsionit, le të çirret kryeministri a cilido ministër për respektimin e së drejtës së individit për barazi para ligjit, le të çirret opozita se mbron të drejtat e atyre që dhunohen nga shteti, vetëm qorrat mund t’i besojnë, pasi një njeri pa moral qytetar s’mund të pretendojë se e ka atë institucional.
Antikorrupsioni është moral dhe vullnet i mirë! Korrupsioni, që fatkeqësisht në Shqipëri është kthyer në të vetmin gjenerator që çon përpara jetën e bizneseve politike të pronarëve të kioskave politike, nuk mund të luftohet nga njerëzit e pamoralshëm; dhe moral nuk ka ai që thotë “unë kam moral”, por ai që dëshmon moral. E po nuk u luftua korrupsioni (Dhëntë Zoti e na ndihmon ta luftojmë kryetari i Kuvendit i zgjedhur me pëlqimin e kryeministrit, që bën garë me ish-kryeministrin se kush shan më rëndë nga nëna, motra, gruaja, vajza, apo nga LBGT-të që ndokush i ka në familje.).
Profesor Pellumbi e ka plotesisht drejte verejtjen por kujt ja thote se,Ilir Metes?!! Ilirit si bejne pershtypje fare as sharjet me liber shtepie e fjalor rrugacesh dhe as bile sikur t’ia nisin luftes “Kala dibraneshe” me karrige e saksira lulesh!(Tek e fundit ne momentet aktuale ai eshte kaluar per vete,ben gallate e degjon e sheh se si ligaviten e shahen dy burra parlamentare, udheheqesa rivale.)A nuk i ka bere ai vete keto,dhe pa as me te voglin ndeshkim,kur i turrej nje kryetareje grua te Kuvendit jo shume vite me pare,si nje mundes i terbuar e me rroba te shkaperthyera?Turp kush t’i shohe!Lane name,sidomos ai “i papuni”, Shaban Qosja i ringjallur i parlamentit! “Fix Fare”,me siguri, po ben gati te gjitha xhirimet me te tilla qyfyre komike te parlamentit shqiptar per nje emision te ri “investigativ”!