Sharlatanizëm, Donkishotizëm apo…

redaktor
Kryetari i PD Lulzim Basha dhe ish Kryeministri, Sali Berisha, gjate nje ceremonie festive te organizuar me rastin e 25 vjetorit te themelimit te gazetes Rilindja Demokratike, RD, organ i Partise Demokratike. /r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and Former Prime Minister Sali Berisha, during a festive ceremony organized to mark the 25th anniversary of the founding of the Democratic Revival newspaper, RD, an organ of the Democratic Party.

 

Nga Arben Meçaj

 

Gati 12 vjet më parë denoncova skandalin e Rrugës Rrëshen-Kukës.

  • Shpërdorime të mëdha (në analizën time mbi 600 milion $ të vjedhura),
  • Një investim jashtë standardeve (në planin teknik një investim që nuk plotësonte asnjë kusht teknik për pretendimin e propaganduar),
  • Një investim me kosto dhe pasoja serioze afatgjata për ekonominë shqiptare ( dhe sot e kësaj dite ekonomia shqiptare po vuan nga largimi i menjëhershëm nga trupi i saj i drobitur i 1.2 miliard $ , dhe aktualisht nga pagesa e kredive marramendëse të marra në atë kohë)
  • Një investim me pikëpyetje të mëdha në planin e analizës gjeopolitike . I kamufluar në emërtimin Rruga e Kombit, praktikisht ai futi në korridoret e kurorëzimit të ëndrrës serbe, (pretendim dhe i nënshkruar në marrëveshjet e viteve ‘12-‘13): daljen në Det .

Koha më dha të drejtë. “Koha është aleati më i mirë i së vërtetës” (zakonisht thuhet e ka thënë populli)

Ishte mëngjesi i 22 Janarit 2011, një ditë pas vrasjeve para Kryeministrisë, kur mësova se isha një nga 5 puçistët që kishin programuar dhe ekzekutuar “Grushtin e Shtetit te 21 Janarit”. Natyrisht qesha në atë kohë, por nëse nuk do të dilte videoja e gazetarit Artan Hoxha, diku nga ora 24.00 (sipas informacioneve të marra më vonë) unë do të isha në qeli, ndoshta nën torturë (I ndjeri Remzi Hoxha) për të “zbërthyer“ skenarin e Grushtit të Shtetit. E ç’lidhje kisha unë me këtë “Grusht”. E dinte vetëm Ai, skenarizuesi i “Grushtit të Shtetit”. Koha vërtetoi se asgjë nuk më lidhte fizikisht apo në interesa me organizatorët e atij Miting Proteste. Gjithsesi me fakte unë në atë kohë denoncova aktin kriminal të vrasjeve në Bulevard si dhe skenarin Ogurzi për të kriminalizuar protestuesit në Bulevard.

Diku, tetor 2017, denoncoj në media një fakt. Në vitin 2010-2013 në Lazarat prodhohej rreth 900 tonë Hashash (në një cikël të vetëm prodhues). Saktësisht në Lazarat në këtë periudhë ishin të mbjella me Hashash rreth 270 ha ose 2,700,000 m2 apo 2700 parcela 50*20 =1000 m2. E në këtë kohë në drejtim të Ministrisë se Rendit ishin Lulzim Basha dhe Flamur NOKA e kryeministër ishte Z. Berisha. Denoncimi ishte akuzë PUBLIKE me emër dhe mbiemër, por heshtja e madhe kapërceu minimalisht debatin nëse unë kisha trilluar. Tek e fundit akuza ishte e rëndë. Dhe në këtë moment jam në dispozicion të jap provat e këtij denoncimi. Askush nuk debatoi se kush e administronte këtë sasi të madhe Hashashi (900 tonë vetëm në Lazarat). Cili ishte pozicioni i Bashës, Nokës apo Berishës në këtë biznes kriminal? Cili ishte përfitimi i tyre? Pyetjet mbeten aktuale.

Rendita këto tre fakte për të risjellë në vëmendje se: qëndrimet e mija mediatike apo dhe publike kanë qenë absolutisht korrekte, me synimin të kontribuoja sado pak kundër “Pseudove” (për të qenë i sinqertë, personalisht këtë kategori e kam konsideruar si një e keqe e madhe në Shqipëri).

Me vëmendje tek interesi publik, interesi qytetar dhe i imi i drejtpërdrejtë, kam mbajtur qëndrimet e mija. Sot sinqerisht konsideroj se gjithsesi zëri im nuk u shua në eter.

Po SOT!

Situata politike vlon.

Vlon nga pritshmëria për finalizuar ëndrrën 25 vjeçare shqiptare, integrimin e BE.

Vlon nga interferimet gjeopolitike në rajon.

Vlon nga motorët e mbindezur te opozitës aktuale.

Vlon nga filozofia agresive e përballjes politike të opozitës aktuale.

Vlon nga tronditja nga themelet e botës së krimit të organizuar ordiner por mbi të gjitha të atij të Jakave të Bardha.

Vlon nga tronditja përfundimtare nga themelet e infrastrukturës të shërbimeve antishqiptare të instaluar prej vitesh në strukturën dhe superstrukturën e shtetit shqiptar.

 

Vlon ….. Është e vështirë të dallosh kush nga faktorët prevalon. Është e vështirë ti dallosh të ndarë nga njeri tjetri. Përveç faktorit legjitim të aksionit politik të opozitës , të gjithë të tjerët janë bashkangjitur si “Kërpush” në trupin e këtij aksioni. Është e vështirë të dallosh përmasat e aksionit politik të opozitës, por një gjë është e sigurtë: Në kushtet e humbjes fatale, suporti i faktorëve kriminalë dhe antishqiptarë e dhjetrafishon demonstrimin e aksionit politik të opozitës.

Në analizën time konstatoj se faktori kryesor që në kushtet aktuale investon në mënyrë të kamufluar këtë agresivitet është Faktorin Gjeopolitik.

Faktori gjeopolitik është sa pozitiv aq dhe negativ për Ne.

Është pozitiv momenti historik në BE. Pavarësisht skepticizmit populist dhe ekstremist të shprehur në mjaft vende të EU, qarqet vendimmarrëse politike në BE kanë demonstruar, dhe praktikisht po aplikojnë politika, minimalisht për të filluar procedurat e hapjes së negociatave të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE në. Këto kancelari janë koshiente mbi “kushte të pa plotësuara” të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por, po kaq të ndërgjegjshme janë dhe ndaj agresionit të intensifikuar në këto vende me qeveri dhe stabilitet politik të brishtë nga koalicioni Anti BE .

Por integrimi gjeografik i BE shihet nga këto kancelari si imediat . Ndërkaq është e qartë se procesi i integrimit do të jetë i gjatë. Është po aq e qartë se procesi i integrimit do t’i nënshtrohet një protokolli të egër protektorati për të imponuar plotësimin gradual të kushteve deri në integrim natyral. Integrimit në BE është faktor që dukshëm kontribuon për stabilitetin dhe “vendosjen e Shqipërisë në shtratin Natyral Historik: bashkimin me Familjen e madhe Evropiane”. Padyshim është faktori më pro shqiptar i momentit.

Ndërkaq, ky pozicionim i finalizuar i Shqipërisë (pra hapja e negociatave si hap i parë ) cënon rëndë interesa të mëdha me rezultante: Antishqiptare. Arsyeja, sepse ballafaqon pozicionin e ri gjeopolitik të Shqipërisë (si pjesë integrale e BE) me politika historike dhe aktuale antishqiptare.

Pikërisht ky pozicionim i kurorëzuar i Shqipërisë në BE, aktualisht po aktivizon gjithë potencialin antishqiptar të investuar në Shqipëri. Sot Shqipëria ballafaqohet në front të gjerë me agresionin më të rrezikshëm në 25 vitet e fundit të ndryshimit të sistemit. Është ky agresion që aktualisht po aktivizon botën ordinere kriminale. Ai po aktivizon strukturën kriminale të Jakave të Bardha të investuara në Politikë, në sistemin e Drejtësisë, e posaçërisht në Media. Ai po aktivizon gjithë infrastrukturën e vet të kudo ndodhur të Shërbimeve.

Askush nuk mund dhe duhet të presë që gjithë ky agresion, dukshëm i strukturuar dhe formatuar në një front të unifikuar, të ekspozohet në formën dhe përmbajtën që ai përfaqëson.

Ai po operon i kamufluar. Natyrisht është miope të mendosh se ai do të operojë me identitetin e tij fizik. Për vetë përmbajtjen, formatin e tij strukturor dhe ideor, prezantimi i tij autokton është antiligjor, antishtet, antikushtetues.

Në këto kushte Ky Front suporton fizikisht, materialisht dhe mediatikisht çdo lëvizje legjitime, por që dukshëm cenon stabilitetin politik në Shqipëri. Ai suporton çdo lëvizje e çdo aksion që ekspozohet në emër të “interesit të shtresave vulnerable dhe në nevojë”, në emër të” interesit mbarëshqiptar”, në emër të” luftës kundër kriminalitetit shtetëror” etj, etj .

Përfundimisht, tipari identifikues i tij është suportimi i çdo aksioni POPULIST duke e kthyer POPULIZMIN instrumentin kryesor në përgatitjen e aksionit destabilizues të Shqipërisë.

Përse gjithë kjo hyrje teorike për të argumentuar se POPULIZMI është armiku kryesor i Shqipërisë sonë të dashur.

Aktualisht, ambienti politik Shqiptar po ballafaqohet me një aksion gjithëfrontësh Opozitar.

Në një sistem Demokratik, është mision i opozitës organizimi i aksioneve politike për mbrojtjen e interes publik, pse jo dhe për garantimin e ardhjes në pushtet. T’i delegjitimosh asaj këtë të drejtë legjitime do të thotë se gjithë debate është i paragjykuar dhe thjesht një zë Antiopozitar apo Buri Qeveritare.

Natyrisht këtu fillon diskutimi. Kush është etaloni qe në këtë moment ndan aksionin e frontit antishqiptar nga ai legjitim opozitar. Kush është lakmuesi identifikues që evidenton aksionin legjitim opozitar, nga “Kërpushat” antishtet që i bashkëngjiten këtij aksioni. Në këtë moment ballafaqohemi me thirrjen gjithëpërfshirëse “Të gjithë Bashkë kundër Qeverisë” . Opozita po thërret dhe shfrytëzon në këtë aksion çdo informacion e këdo pa shfrytëzuar “filtrin identifikues” . …

Në gjykimin tim në këtë moment historik etaloni është Qershori 2018.

Argumentoj. Nëse në këto momente, vetëm deri Qershor, aksioni POPULIST i opozitës, unifikohej me emërues të përbashkët: Hapjen e Negociatave, me aksionin politik të qeverisë, pra vetëm për një-dy muaj , kush do të fitonte dhe kush do të humbiste?

Në skenarin e unifikimit të qëndrimit Pozitë-Opozitë referuar aktit historik të Hapjes së Negociatave, në planin e Opinionformimit Politik do të ishte një Medalje pa njëanshmëri. Benefitet politike do të ishin proporcionale si për opozitën ashtu dhe qeverinë. Të unifikosh aksionin politik (vetëm referuar Hapjes së Negociatave) nuk do të thotë të humbasësh identitetin si opozitë. Përkundrazi! Pjesë e këtij unifikimi është dhe denoncimi i çdo aferë antiligjore të strukturave qeverisëse.

Ndërkaq, falë instrumenteve politikë dhe ligjore që imponon protokolli i Hapjes së Negociatave, Opozita shqiptare do të fitonte garancitë e veta për një proces të ndershëm dhe transparent si zgjedhor ashtu dhe të administrimit demokratik dhe ligjor të pushtetit. E thënë qartë, mbas kësaj Ftese, aksioni (qoftë dhe agresiv ) i pozitës do të ishte jo vetëm i pa cënuar, por dhe i garantuar. Instrumentet e kontrollit Evropian në kushtet e hapjes së negociatave do të ishin GARANCI e pa Kontestueshme për vetë Opozitën.

Gjykuar sa më sipër, me këtë politikë, mbi të gjitha do të fitonte elektorati politik, populli Shqiptar. Hapja e negociatave do të ishte fitore e Shqipërisë.

Por kush do të humbiste. Nuk ka dyshim dhe është e tepërt të komentohet. Gjithë fronti antishqiptar do të ishte humbësi më i madh.

E në këtë moment, Opozitës shqiptare i duhet të argumentojë bindshëm :

  • Përse nuk duron dhe ..një-dy muaj .
  • Çfarë cënim do të pësojë pozicioni i vet politik në arenën Shqiptare me Hapjen e Negociatave, dhe natyrisht të argumentojë se pikërisht nga pranimi i kësaj Ftese interesat e veta politike pësojnë goditje minimaliste apo fatale.

Personalisht nuk gjej asnjë argument apo indice se Një muaj bashkërendim me Qeverinë për përmbylljen me sukses të procesit të Ftesës do të cënojë interesat politike të Opozitës.

Por çfarë konstatoj. Pikërisht në këtë finale Opozita agresivizon në ekstrem aksionin e vet Politik. Është për tu evidentuar se perceptimi i parë dhe i fundit i këtij aksioni është: thjesht imponimi i një imazhi negativ mbi stabilitetin politik në Shqipëri. Opozita aktualisht është në hovin e një prej aksioneve të veta me intensive të viteve të saj Opozitare. Një sy i zakonshëm ndoshta nuk dallon aktivitetin e saj gjithfrontësh, por me pak inteligjencë është e thjeshtë të konstatosh mobilizim frontal politik dhe mediatik. Baltosje interpreton Pozita. Por personalisht do të konstatoja diçka më tepër. Është shpallje LUFTE Finale.

Kapja, Egoja për Protagonizëm, Financimi… janë instrumente që aktualisht janë në dispozicion të aksionit POPULIST të Opozitës .

Rasti Xhafa është prova në Argument.

E informuar mbi ngjarjen qysh prej Tetorit 2017, pra tetë muaj më parë, Opozita aktivizon me një skenar tepër të dyshimtë për opinionin, theksoj pas tetë muajsh, pikërisht në prag të konkludimit të Hapjes së Negociatave. E në kuadër të këtij “Denoncimi shterues” ajo thërret ultimativisht protestë me moton me deshtruktive në një vend demokratik: të rrëzojmë, shporrim, apo qërojmë me dhunë qeverinë e “Korrupsionit. Krimit . Drogës …”

Deri ku do të arrijnë me këtë Agresivitet?

Ndoshta është pyetja 100 milionëshe. Nuk mendoj të bëj profetin , por Analizës i jap të drejtën e protagonizmit.

Humbja e 2013 ishte një goditje e rëndë për Berishën. Si një njohës i mirë i politikës, Ai kuptoi se falë rënies të dukshme të kreditove të tij politike, prezenca e dukshme në krye të PD cenonte rëndë interesat e Familjes (tashmë është e vështirë ti identifikosh partitë në Shqipëri si struktura demokratike . Ato janë thjesht … Biznese Familjare në Tregun e Pushtetmarrjes). Ai në një procedurë “dorëheqje” realizoi aktin fiktiv të “dorëzimit” të PD në duart e Bashës.

Përvoja e vitit 2005-2006 me COP-in i mësoi Berishës se ndryshimi Formal në PD prodhon një rinisje të rrugës për Pushtet. Gjithçka “Berishiane” do të harrohej , dhe imazhi i Ri garantonte Rimarrjen e Pushtetit.

Por çfarë ndodhi në të vërtetë.

Në krye të PD u emërua Lulzim Basha. Në një proces tepër të kontestueshëm (në asnjë pistë demokratike), me qellim ndërtimin e një strukture të Besueshme dhe Besnike ndaj Familjes :

  • U spastrua PD nga konkurrentët e mundshëm (personalitete historike me integritet , protagonizëm të konsoliduar në politikën shqiptare ).
  • U konsolidua pozicioni Statutor i figurës së “Liderit” Basha.
  • Në strukturat drejtuese të larta te PD u emëruan në Bllok “Eskorta politike Lidership “ e “Liderit” Basha. Individë pa individualitet, integritet e personalitet, individë që me deficenca të theksuara kulturore.

E thënë shkurt e qartë. Në përpjekje për të mbajtur të pa rrezikuar Shpk Parti Demokratike, Familja riformatoi Strukturën Politike Opozitare më të dobët në historinë e pluralizmit Shqiptar. Falë këtyre lëvizjeve PD në opinion humbi BESUESHMERINË, si një forcë politike e aftë të marrë në dorë fatet e vendit, ndërkaq Familja garantoi kapjen përfundimtare të PD.

Ndërkaq, Basha, një personazh pa personalitet në “krye” të PD asnjëherë nuk mori format Lideri. Me gjithë përpjekjet e mëdha mediatike për të ngulitur në mendje imazhin e “Liderit” , e vërteta e madhe është se nga opinion Shqiptar , Ai, asnjëherë dhe nuk u mor dhe nuk merret seriozisht si Lider. Për më tepër, me Padurueshmërinë e Berishës për Protagonizëm apo pabesueshmërinë e Tij ndaj “Liderit” të emëruar, në këto 5 vite në krye të PD figura e Bashës humbet në mënyrë katastrofike kuotat e vetëprezantimit si Lideri i Opozitës.

E në këtë debat, nuk po marr në diskutim profilin përfaqësues apo karakterial i Bashës, si Lider për të përfaqësuar frontin e luftës kundër korrupsionit apo denoncimit të aksioneve korruptive të Qeverisë. Në këtë pistë ai e ka të humbur betejën në Tavolinë. Për sa kohë që mbi të, dhe aktualisht, rëndojnë një mal Akuzash të paezauruara nga Drejtësia për korrupsion aktiv dhe pasiv çdo tentativë apo iniciativë e tij për denoncim korrupsioni, drogë, shteti ligjor treten në perceptimin publik në batutën. Po jo Ky.

Në diskutim është serioziteti ideor i aksioneve të tij politike. Në të gjitha këto aksione ai u pa jo thjesht si një Hajdut që thërret Kapni Hajdutin, por akoma më keq: si një Donkishot. Them më keq se ndërsa si Hajdut ai përfaqëson drejtpërdrejt Vetveten, si Donkishot ai etiketon implikon seriozitetin e çdo aksioni të PD apo dhe Opozitës së Bashkuar. Askush Brenda dhe jashtë PD në këto 6 vite nuk e ka imagjinuar portretin e tij me seriozitetin e Liderit Opozitar. Të gjithë (fatkeqësisht dhe Brenda frontit opozitar) e kanë parë si manekinë Donkishoteske pa identitet të komanduar nga Lideri i vërtetë Berisha. Deklaratat e tij “ULTIMATIVISTE” te përsëritura rëndom në çdo fillim aksioni politik (gjithmonë pasi Berisha e kishte dhënë mediatikisht orientimin dhe direktivën) e promovuan Bashën në përmbajtjen e vete Groteske: Donkishoti Shqiptar.

  1. Prej vitesh jam përpjekur të identifikoj profilin sinonim të këtij personazhi të futur, ashtu butë-butë në politikën shqiptare . Është gënjeshtar ?! Është megaloman?! Është delirant ?! Është i pa aftë ?! Është … Është .

Më në fund shpreh bindjen se e gjeta. Ai është thjesht një Donkishot!

Ai gënjen, jo se e ka patologji, por se në çdo shfaqje publike “Lideri” BASHA nuk është Lulzim BASHA. Ai nuk ka identitet, Ai është Jehona më e shëmtuar e Berishës në Honin Mediatik (në PD as mos i shkojë ndërmend të ngrejë zërin). Atij i duhet telekomanda direktive nga Berisha për të Operuar.

Ai është delirant e mendjemadh jo se i ka cilësi, por në mungesë identiteti dhe personaliteti Ai gjykon se Deliretantizmi dhe Mendjemadhësia formale e ofrojnë në opinion si Lider. Shihni pozat e tij sa dramatike dhe komike që të ngacmojnë ndjesinë e një Aktori të sforcuar, por gjithsesi që ka punuar mirë më plastiken para pasqyrës.

Basha nuk është Donkishot në formimin e tij social. Por e kanë ngarkuar më tepër se ç’i mban…

Ndërkaq shpreh bindjen në formimin e tij Basha është i pa Aftë. Absolutisht i pa Aftë. “Misioni” i ngarkuar është peshë e rëndë për të ne të gjitha planet . Në kushtet e krizës së identitetit ( dhe pse në mbi 10 vjet në pozicionet më kyçe të shtetit shqiptar) ai nuk mund të manifestojë tipar tjetër përveçse një tipologji personazhi: Donkishotin e Mançës. (kush e ka lexuar librin Don Kishoti i Mançës ju siguroj se kur ta shohë nga sot do të më japë te drejtë. Para syve të tyre do të shfaqet binjaku Donkishot)

Ndërkaq, në përpjekje për të prodhuar identitet “Lideri” me model dhe udhëheqje Berishën, Basha u bë thjesht një kopje e keqe e profilit politik e psikologjik të Berishës. Aksionet politike, në aparencë të drejtuara prej Tij, manifestonin filozofi Berishiane drejtimi dhe menaxhimi. Pra dhe pse “lideri PD ” formalisht ndryshoi, në aksionin e vet politik, PD, në këtë 5 vjetësh në Opozitë, nuk ofroi asgjë të re përveçse: Berishën e “Moderuar”.

Armiq imagjinarë, Ultimatume qesharake Donkishoteske, Oratori groteske.

Nuk mjafton vetëm portreti Grotesk i Bashës, filozofia Berishiane e luftës politike (tendenca e konfliktualizimit të politikës), por situata prezantohet më ZI kur ballafaqon dhe profilin psikologjik të Bashkëpunëtorëve, apo protagonistëve të Rinj PD-istë të ekspozuar në aksionet mediatike apo politike. Njeri më gastor se tjetri.

Në finale, dominanca Berishiane e PD, Donkishotizmi Bashian, Grotesku alla Salian i “figurave” qendrore (Qeveria Hije e PD) kanë formatuar percepsionin popullor për një alternativë politike absolutisht të pabesueshme për dhënie pushteti. Më keq se kaq nuk ka ku të shkojë.

Është e vështirë për këdo në PD të dëgjojë apo lexojë sa unë shpreh. Por … Këmbët në Tokë . Me këtë “kalë” është problem i madh. Me këtë “kalë” drita për marrje pushteti është .. nuk duket.

Ndërkaq ajo që i vë vulën Besueshmërisë të Opozitës shqiptare është ALEANCA OPOZITARE .

Askush nuk gjen dot alternativa bashkuese në këtë Aleancë. S’janë as të majtë e as të djathtë. Nuk janë as të virgjër politikisht as dhe të pa implikuar me korrupsionin. Nuk janë as të rinj as alternativë e Re. Janë thjesht Humbës që i bashkon padurueshmëria (pse jo dhe pasiguria ) për të riardhur në Pushtet.

Atëherë çfarë synon apo do të arrijë kjo Opozitë pa personalitet, pa identitet, pa … në këtë aksion të minutave të fundit. Për mua (pretendoj se kam pak eksperiencë në politikë), një gjë është e sigurtë:

Në çfarëdolloj skenari të operojë Opozita, personalisht nuk kam pritshmërinë (dhe më optimiste opozitare) se do të ketë zhvillime për ndryshime politike në Shqipëri. Berisha prodhoi në janar 2011 precedentin: Nuk ka Ndryshim të pushtetit me dhunë. E me këtë rast sjell në vëmendje dhe faktorin ndërkombëtar. Deri më sot institucionalisht nga ky faktor nuk ka asnjë shenjë se është për ndryshime politike aq më tepër ndryshime me dhunë.

Pavarësisht propagandës intensive të Opozitës mbi situatë dramatike në Shqipëri e vërteta është se kjo situatë është larg të qenuri: Domosdoshmëri për ndryshime politike.

Personalisht gjykoj se situate ekonomike në Shqipëri ka problem në jo pak raste dhe tepër serioze.

Por përvoja 25 vjeçare na mësoi se nuk është politika që përgatit situate politike. Është situata politike që thërret në administrim Politikën. Fatkeqësisht, konstatoj se në tre muajt e fundit Aleanca Opozitare por skenarizon me dhjetëra situata për të prodhuar klimën e një situate në degradim, të një situate ku zgjidhja politike është imperative. Por fatkeqësisht për këto aksione, konstatoj se situata politike në Shqipëri është larg shumë larg së qenuri e tillë.

Ndërkaq konstatoj se dhe në rastin më ekstrem: gjendja ekonomike dhe korrupsionit në Shqipëri është në ekstrem ( e debatueshme ) , përsëri statusi moral dhe përfaqësues i Opozitës aktuale Shqiptare kontribuon dhunshëm në mbajtjen në drejtim të qeverisë Rama.

Natyrisht aksioni aktual i opozitës ka efektin e vet. Nuk mund të argumentoj në çfarë mase këto ngjarje do të ndikojnë në vendimmarrjen e Evropës për miratimin e Ftesës, por me siguri absolute kam bindjen se do të shfrytëzohen nga forcat Skeptike Evropiane për të motivuar qëndrimin e tyre në dëm të interesave mbarëkombëtare Shqiptare.

Dhe pikërisht me bindje të plotë Sot denoncoj dhe protestoj ndaj këtij realiteti Artificial të provokuar në këtë moment historik nga Opozita Shqiptare. Pushteti Meritohet. Teza Leniniste “Pushteti merret dhe mbrohet në grykën e pushkës” (aq i propaganduar në regjimin e Hoxhës) nuk ka vend në Demokraci.

DITA

Share This Article
14 Comments
  • Makineria progagandistike e mazhorances socialiste ne pushtet, po punon me kapacitet te plote, madje ,here-here edhe pertej tij.
    Si kurre me pare, ka nje mobilizim gjithfare tipash, lloj-llojesh, qe nga me fanatiket ish-komuniste e deri tek kinse te djathte “te ndershem, te zhgenjyer” nga partia qe perfaqeson ate.
    Nga ish-spiun Sigurimi, ish-hetues, ish-prokurore, “patriarke” te matufepsur, intelektuale “te pavarur” e deri tek “kuadro” me bindje te djathta, medemek!
    As ne rastin Tahiri, nuk ka pasur nje mobilizim te ketile bashibozukesh mediatike.
    Ajo qe ta peshtiros akoma edhe me shume se vete gadishmeria qe tregojne ndaj thirrjes se Qeverise, eshte njelloj perpjekje e tyre, per te vene ne dukje “kreditet” e tyre morale dhe profesionale, si argument qe kane te drejte dhe, qe Xhafaj dhe vellai i tij jane te pafajshem.
    Ata thone: une jam njeri i ndershem …. me integritet moral dhe profesional… kam denoncuar korrupsionin me pare…keshtu qe me besoni kur them qe Xhafaj eshte ne rregull, qe Qeveria po punon dhe eshte ne rregull edhe ajo, dhe qe Opozita eshte ashtu sic thote Kryetari i Qeverise….
    Ja, kete don t’u thote lexuesve, ne shkrimin e tij, bashibozuku i radhes ne aradhen e stermadhe te bashibozukeve mediatikte te Qeverise, qe po jane ne gare me njeri tjetrin se kush eshte me i zellshem ne bashibozukeri.

    • Nuk mjafton qe te jesh vetem bythe-lepires me komente ordininere, duhet te kesh edhe personalitet apo te jesh dikushi qe te kryesh misionin me sukses.
      Ti Claus llapa, nuk arrin ta kuptosh qe jo komentet e tua, po as ato te Sali padronit apo Lulush brigadierit nuk arrijne ta influencojne popullin shqiptar, per faktin e thjeshte qe kriminelet populli shqiptar i ka bere dalje perfundimisht.
      Une e kuptoj qe ti ke per te mbajtur familjen dhe do s’do, duhet te besh ndonje pune ne jete, por ke pasur fatin e keq sepse duhet te besh byth-lepirjen e Sali Shqupit.
      Te uroj qe te gjesh ndonje pune me dinjitoze.

    • Shume “dinak i zgjuar” ky ish spiun i sigurimit dhe kandidat per president! Spiuni spiun ngelet! Arbeni eshte nga te paret ne PD! Rrezikoi shume por pastaj e kuptoi qe “foshnja” lindi e kllonuar nga Saliu dhe serbet bashke me tradhetaret!

    • Dmth. Mecua i Partise na rekomandoka një muaj bashkërendim te “Jakave te Bardha” me Qeverinë për përmbylljen me sukses të procesit të Ftesës…

      Hmmm… A nuk mjaftoi PAKTI I CADRES per nje bashkerendim te tille?

  • Me vjen keq Ben Mecaj,,,persa kohe ti trajton si force politike nje bande kusaro-kriminelesh dhe antishqiptaresh te perbetuar,ne cerek shekullin e fundit,nuk mund te gjesh kurrgje.Krahasimi me Don Kishotitin eshte fare i papranueshem,,,ai dhe Sancoja i tij,me inkoherencen e tyre ekzemplare te frymezimit kalorsiak, i bene vetem vetes se tyre dem,,,asnje dem shoqerise dhe rrjedhes se natyrshme te historise. Shqiptaret ,ne shumice te cilesuar, nuk kane ekuivoke ne identifikimin dhe rrefuzimin e kesaj bande,,,,ben mire te perfitosh nga ky realitet i shendetshem per procesin integrues real te Shqiperise sone ne EU.
    E njoh dhe e rrespektoj kontributin tend ekskluziv ne denoncimin ligjor dhe publik te kusarise marramendese ne ”Rrugen e Kombit”

    • Si gjithmone ,,, pleh… neser kemi Vaterlone ndermjet
      Stanareve ne pushtet me shpellaret qe kerkojne te vine ne
      pushtet. Vazhdon dylberizmi komunist .
      Nuk ka as me te voglin ndrishim,,, mbeturina e grumbulluar e stanerise nga mbeturina e grumbulluar e shpellarise . Kushdo qe te jete ne krye te ketij mileti nga
      kjo krijese e deformuar e te kaluares se degjeneruar e
      shkalles me te larte shoqerore,,, do te jete perseri ne mes te degjenerimit dhe varferise te madhe.

  • urime z.Mecaj, ke qene gjithmone kontribues ne ceshtjen e PD por asnjehere ske fituar sepse……e ke thene me lart shpk…

  • ANALIZE E SHKELQYER.BERISHISTEVE QE U JANE ERRUR SYT NUK E PRANOJNE ATE.ESHTE KJO ARSYEJA QE VENDI KA 28 VJET QE VUAN PASOJAT E KETIJ KRIMINELI ME PERMASA JASHTE-TOKSORE.
    LUL-DONKISHOTI TASHME DO TE QUHET EDHE “LUL BABOLIA”,PASI ME KETE PERSONAZH HAJDUT PO THUR KAUZEN PER RREZIMIN E QEVERISE RAMA.
    ESHTE E PA-PRECEDENT SHERRNAJA E PD NE KUVEND,KOMISIONE,MEDJET HILEQARE ME ANALIST MEDIOKER..QE I BEJNE OSANA ARGANIZATORIT TE KRIMEME TE 21 JANARIT,GERDECIT,E TE MBI 600 TE VRAREVE QE NGA 2 PRILLI 1991 SHKODER E DERI VRASJA ENIGMATIKE E S.OLLDASHIT.
    DHE FIJET E KRIMIT MADEIN-ALBANIA ALLA-PD JANE TE LIDHURA MATAN KUFIRIT NGA KU 2B JANE TE LIDHUR FAMILJARISHT DHE ME BORDERO-DOSJESH KUNDER UÇK DHE KUNDER SHQIPERISE KU NE VITE KAN VESHUR ME TE ZEZA SHUNE NENA SHQIPETARE.
    POR FAKTI QE KTO HIENA QENDROJNE AKOMA NE POLITIKE PA U NDESHKUAR ESHTE NJE MISTER:
    1-MBAJRJA NEN TERROR E VENDIT ME POROSI AGJENTURORE SI FAKTOR STABILIZUES NE RAJON.
    2-NGA FRIKA E NDESHKIMIT PER KRIMET QE KANE BERE NE VITE DHE.. DUAN TE SHTYJNE DITET E AGONISE.
    3-QE TE PENGOJNE REFORMAT E SIDOMOS ATE TE DREJTESISE QE ESHTE MARRE POSAÇERISHT NGA RAMA ME MBESHTETJEN E SHBA+BE.KJO U VERBON SYT OPOZITAREVE SE E SHOHIN SHUME LARG KARRIGEN E PUSHTETIT.DHE KESHTU SALIUT I VENITEN SHPRESAT PER BETIMIN E MARR QE DITEN E PARE TE DALJES NE OPOZITE:”DO TE BIE SEZBEN PD NE PUSHTET..”
    HIPOKRIZIA E OPOZITES QENDRON SE “HARRON”ATO QE KA BERE VET DHE HIQET SI ENGJELL PARA ATYRE QE ENDE E BESOJNE SE SB TASHME ESHTE KTHYER NE ENGJELL.
    POR MBI 90 % E SHQIPETAREVE E DIN MIRE SE BERISHIZMI ESHTE NJE FRYME E URRYERE E KETIJ VENDI.NDAJ KA ARDHUR KOHA QE PD TE REFORMOHET PA SB E LB.NDRYSHE PS DO TE QENDROI GJAT NE PUSHTET.

  • Z. Meçe ka merite ne evidentimin teknik te abuzimit skandaloz me Rrugen e Kombit dhe une besoj se nje dite shkaktaret do te pergjigjen. Por pamvaresisht kostos dhe abuzimit me koston nuk mund te mohoet rendesia e rruges. Ajo po ndihmon ne integrimin e shpejte te Shqiptareve. Efektiviteti i rruges rritet ne se ate e perdorin edhe serbet etj. Thenia me anen e Rruges se Kombit “Serbet realizuan enderren e daljes ne det” tingellon teper e vjeter dhe folkrorike ne kohen e integrimeve rajonale, evropiane dhe me tej.
    Nik

  • Z. Arben Meçaj,
    jeni i nderuar dhe analiza Juaj eshte e sakte dhe shume e dobishme. Ne Shqiperi agjenturat antishqiptare, me ne krye ate serbe, kane me shume se nje shekull qe investojne shuma te medha parash per te blere antishqiptare, si Esat Pashe Toptanin, Ahmet Zogun dhe Sali Berishen & Co., qe kane sabotuar gjithmone ceshtjen shqiptare dhe kane krijuar situata destabilizuese ne Shqiperi, sic eshte edhe protesta e neserme, proteste pa asnje kuptim real kjo e 26 Majit 2018.
    Z. Meçaj,
    Ju jeni shembull se si qytetaret shqiptare duhet te denoncojne abuzimet korruptive dhe kriminale te politikaneve, drejtuesve te partive dhe te shtetit qendror dhe lokal shqiptar. Nese qytetaret do te denoncojne ne SPAK (se afermi). bemat e korrupsionit dhe individet e korruptuar pushtetare, te jeni te sigurt qe korrupsioni ne Shqiperi do te shkoje me koke poshte shume shpejt dhe situata ne Shqiperi do te permiresohet po ashtu, shume shpejt. Pa pjesmarrjen e populllit korrupsioni kurre nuk do te luftohet ne thellesine e duhur ne Shqiperi. Per kete fakt, shembulli yt si qytetar i nderuar, i ndershem dhe kurajoz i Shqiperise, eshte nje shembull i shkelqyer i kurajos dhe besimit per te gjithe shqiptaret ne luften per rindertimin e shtetit ligjor.

  • Kur bien kembanat pa te kremte .
    Vajti nje kohe e gjate , qe shqiptaret merren me te ashtuquajturen cesftje ” Vellezrit Xhafa ” , komedija e vertete “Babale ” dhe protesta “jacobine” e 26 Mait 2018 .
    Ne medja , ne rruge , ne shtepija nuk bisedohet per asgj e tjeter vec , per keto 3 ceshtje , qe po t’,i analizosh me syrin kritik , nuk sjellin as nje oke miell ne thesin shqiptar . Per ceshtjet e zhurmes boshe , sic ishin keto gjera , populli thote “bien kembanat pa te kremte “. Eshte e trishtushme qendrimi I disa gazetarve , qe mbahen serioze , por u shprehen tekstualisht keshtu : “Fatmir Xhafaj , llomotisin ata , per shkak te specifikes se Ministrise , qe drejton , duhet te jepte dorheqjen deri sa te zgjidhet ceshtje “Agron Xhafa ” Keta jane 4 analiste shtypi , qe jane shprehur , sic citova . Ekstremistet , jane pajtuar me ate , qe ka thene juristi Luli , ne emer te Opozites . Ministri F. Xhafaj , nen presionet e ketyre kambaneve tha se do te dorhiqej po qe se autopergjimi , dilte I vertet , nga analiza laboratorike .Ne mardheniet shteterore morale eshte ajo , qe eshte e ligjshme . Nuk ka ceshtje morale puritane .
    Cili eshte ligji , demokratik , I hartuar nga baballaret e kombit amerikan , per kete eproblem ? Ligji eshte ky :” Femija ne moshen 18 vjec jeton I pa varur dhe ne 22 vjet shkeput c’do marrdhenie me familjen prinderore . ” . Ligji Stalinist thote :” Biografia e njeriut duhet te shikohe ne 3 breza” . Pra , gjykimi I 4 analsteve dhe I Lulit me shoke , jane puro staliniste . A lexojne keta lloj gazetaresh dhe keta lloj juristesh ? Ministri nuk ka pse te japi dorheqjen edhe sikur vidua te jete origjinale . Akoma me e habitshme eshte ceshtje , qe thone se Ministri denohet nga vettingu , per vellane , kur Vetteingu nuk e ka kete detyre , por ka pasurine, figuren morale dhe nivelin profesional . Problemi” Babale ” , nuk ka as nje lidhje me Ministrin , por me aktoret , qe e kane realizuar , pa patur problem , ne se eshte ose jo Agroni . Te ngreshe Shqiperine ne proteste , per kerkesa krejtesisht staliniste , eshte pergjegjesi e rende, nje lloj si ta motivosh kunder hapjes se negociatave .
    Besoj eshte e qarte , c’do te thote kembane dhe c’do te thote e kremte . Eshte per te ardhur keq , per gazetaret , qe paraqiten, ne analiza , pa studjuar asgje , po servirin c’kane degjuar andej -kendej . Zgalem

  • SHQIPERISE I DUHEN SHUME ARBEN MECE QE TE BEHET SHQIPETIA QE DUAM !

    Intelektuale si Arben Mece…
    Specialiste si Arben Mece
    Shkencetare si Arben Mece
    Atdhetare si Arben Mece
    Jane thesar i Shqiperise dhe nder i kombit shqiptar !
    Analiza Juan shkencore perben hetimin dhe studimin me te shkelqyer per kusarine e Autostrades se Kombit, pretencen shteruese te megakrimit te kryepeshqeve te kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit !
    Hallall gjiri i nenes biologjike dhe Nenes se Madhe Shqiperi !
    Krenar per ty Arben !
    God bless You !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *