Telashe të reja ligjore për Sharon Stone. Edhe këtë herë bëhet fjalë për punonjësit e shtëpisë. Në vitin 2011, protagonistja e “Basic Instinct” u detyrua të paguajë 232 mijë dollarë dëmshpërblim një kopshtari që u dëmtua në shtëpinë e saj, tashmë akuzat janë më të forta: racizëm, keqtrajtim dhe pushim të padrejtë nga puna të dados së saj filipinase.
Sharon duhet të paraqitet në Gjykatën e Los Angelos në datën 30 korrik për t’u mbrojtur nga akuzat e ngritura nga Erlinda Elemen. Gruaja ka punuar në shtëpinë e Stone deri në vitin 2011.
Sipas akuzës, Stone i ka thënë dados se filipinasit janë budallenj dhe e ka urdhëruar të mos u flasë tre fëmijëve të saj “për të mos fituar defektet e saj në shqiptim”. Madje thuhet se e ka ndaluar të lexojë Biblën.
Ja si zbatohen ligjet ne shtetit e se drejtes ne USA.Nuk pyet ligji se ke ka per balle nje punetor te thjeshte,nje afarist apo nje artiste te madhe te hollivudit.Po ketu tek ne si zbatohet ligji,si mos me keq po je me pushtetin nuk denohesh edhe sikur te kesh vjedhur miliona. Nuk ka me keq.Mjerr ku eshte katandisur drejtesia.