Sharon Stone thotë se nuk ishte paralajmëruar që organet gjenitale të saj do të ekspozoheshin në skenën e marrjes në pyetje në “Basic Instinct”, raporton “CNN”.
Në një fragment nga kujtimet e saj, botuar në “Vanity Fair” , aktorja fituese e “Globit të Artë” foli për filmimin e dramës erotike të vitit 1992, duke thënë se megjithëse filmi e bëri atë një yll, përvoja “e tmerrshme” e interpretimit të rolit i dha “makthe të tmerrshme”.
“Pasi xhiruam ‘Basic Instinct’, unë u thirra për ta parë atë. Jo vetëm me drejtorin, siç parashikohej, por në një dhomë të mbushur me agjentë dhe avokatë, shumica e të cilëve nuk kishin asnjë lidhje me projektin,” shkroi ajo.
“Kështu e pashë vaginën time të filmuar për herë të parë, shumë kohë pasi më kishin thënë: ‘Ne nuk mund të shohim asgjë, thjesht kam nevojë që të hiqni mbathjet, pasi e bardha reflekton dritën, kështu që ne e dimë që ke mbathje’“.
Sipas Stone, ajo “shkoi në kabinën e projeksionit, goditi (drejtorin) Paul (Verhoeven) në fytyrë, u largua, shkoi te makina dhe thirri avokatin, Marty Singer”.
Pasi u këshillua me avokatin e saj, tha Stone, ajo në fund të fundit zgjodhi të mos kërkonte një urdhër ndalimi mbi skenën e diskutueshme.
“Pse? Sepse ishte e saktë për filmin dhe për personazhin; dhe sepse, në fund të fundit, unë e bëra atë,“– shkroi ajo.
Verhoeven më parë mohoi që Stone të mos kishte pranuar të filmohej në zona intime teksa hapte dhe kryqëzonte këmbët.
“Sharon po gënjen“,- tha ai për “ICON” në vitin 2017. “Çdo aktore e di se çfarë do të shohë nëse i kërkoni asaj të heqë të brendshmet dhe të qëndrojë ashtu përpara kamerës“.
Një përfaqësues për Verhoeven nuk pranoi të komentonte mbi këtë çështje të premten.
Kujtimet e Stone gjithashtu përfshijnë disa nga ngacmimet seksuale me të cilat u përball gjatë gjithë karrierës së saj, duke u këshilluar nga një prodhues filmi që të flinte me aktorin protagonist mashkull për të përmirësuar “kiminë e tyre në ekran”.
c.r / Dita

Kjo ka kohe qe eshte pensioniste dhe s`ja fershellen kush.
Eshte bere si Bleona Qerreti,qe del laskuriq neper rruge dhe proteston ashper:Kush qe ai kopil qe e filmoi nga poshte me orientim nga lart.
Edhe se esht pensioniste po p,,in sja jep si blerona te gjithve vetem per lek .esht artiste e madhe dhe per moshen qe ka esht 100 her ma e bukur se gjith ato plerat qe shikojm ne tv.
Nuk ka vetëm breçka të bardha në këtë dynja, ka shumë ngjyra që “nuk reflektojnë” dritën. Kaq pak duhet ta dinte Sharon, nuk është aq e paditur.