“Individët njerëzorë janë qëllime dhe nuk duhen përdorur si mjete për qëllimet e tua”
– Emanuel Kant –
Në nevojë të madhe për t’u hequr paradhënie si fitimtarë të zgjedhjeve të 23 qershorit, pushtetarët aktualë të Tiranës kanë ndezur farkën e shashkave të të gjitha llojeve e përmasave. Pas shashkës së bujshme aq nacionaliste sa desh na trembi dhe fqinjët tanë po aq sa dhe parada e një ushtrie kombëtare të katandisur si shoqatë gjuetie, pushteti aktual i Tiranës e ka ndezur plotësisht farkën e shashkave , me të cilat përpiqet të fshehë frikën që ndien nga humbja e sigurt e zgjedhjeve të 23 qershorit. Ajo humbje që ndien për zgjedhjet e 23 qershorit, e shtrëngon këtë pushtet që të përpiqet të largojë frikën me zhurmën e shashkave propagandistike , duke ngjarë aq shumë me atë udhëtarin që përpiqet të këndojë nga frika, kur kalon nëpër një pyll të errët e të panjohur.
Një nga këto shashka të farkëtuara prej një pushteti të trembur keq nga humbja, sa më tepër që afrohet 23 qershori, është dhe ajo e “alencave” të Frymës së Re Demokratike. Duket që ky lloj pushteti, i kalbur keq nga zullumet e veta të rënda e i trëmbur për vdekje nga disfata e pritshme e 23 qershorit, disfatë zgjedhore që duhet të shpjerë në bangën e të akuzuarit të gjithë pushtetarët që kanë sunduar duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet e këtij vëndi në ortakëri me mafien rajonale, nuk i paska mbetur tjetër shteg shpëtimi, veç zhurmës e tymit të shashkave peropagandistike.
Është e natyrshme që pushtetet e këtij lloji nuk bëhen merak për devizat kantiane dhe kjo duket sheshit në ethet që e kanë zënë shtypin shërbëtor të pushtetit për të shpikur aleanca të Frymës së Re Demokratike, madje edhe me forca që kanë shërbyer e shërbejnë me zell si paterica të gjalla për të mbajtur me zor më këmbë këtë lloj pushteti.
Shërbëtorët e përulur të pushtetit aktual të Tiranës kanë nisur shumë herët këtë vit t’u bien daulleve për ca “aleanca” të Frymës së Re Demokratike, ngaqë synojnë t’u thonë zgjedhësve shqiptarë: “Edhe FRD-ja nuk është më e moralshme se ne, sepse me aleatët tanë do të bëjë aleanca për t’u qasur sadopak në tavën e pushtetit. Sepse nuk u shkon dot mendja këtyre tellallëve të pushtetit që Fryma e Re Demokratike nuk mund të bëjë aleanca me këdo e me çdo kusht për t’u qasur dhe ajo në tavën e pushtetit të sëmurë të tranzicionit shqiptar. Sepse ajo palo tavë është e farkëtuar me zgjedhje të dhunuara e të manipuluara në sytë e shqiptarëve e të mbarë botës dhe është një palo tavë e gatuar më mish të prishur e nuk ka kos të paketuar nga ca mehmurë të OSBE-së, të punësuar si degustues birre dhe qoftesh në Tiranë, që t’i heqë erën e rëndë! Përpiqen kot të bekojnë zullumet e pushtetit aktual të Tiranës dhe këto bejlurçina të dërguar në Shqipëri si në vendin klasik të bejlurçinave të kohëve të shkuara e të harruara. Përpiqen kot këto bejlurçina me veshje europiane të na këndojnë pas çdo palë zgjedhjesh atë refrenin e pështirë “Këto zgjedhje ishin një hap përpara në krahasim me të kaluarat, por prapë nuk e arritën standardet e kërkuara për zgjedhje të lira e të ndershme”(!)
Sikurse përpiqen kot dhe shërbëtorët e përulur të pushtetit që të gënjejnë shqiptarët me yshtjet e këtij lloji për “alenaca”të pamoralshme edhe të Frymaës së Re Demokratike. Përpiqen më kot, sepse, si të gjithë shërbëtorët shpinëthyer të pushtetit, harrojnë që tanimë shqiptarët janë të lodhur e të neveritur nga pazaret e paprincipta të politikës së tranzicionit tonë të zgjatur. Harrojnë shërbëtorët lapurakë të pushtetit, se shqiptarët tanimë janë aq syçelët nga ato që kanë pësuar dhe të rraskapitur nga ushqimi me lugën e zbrazët të shpresave të humbura, sa e kanë të qartë që Fryma e Re Demokratike nuk doli nga garnizoni i Tiranës, por lindi si nevojë popullore për të dalë nga rrethi me cen i një tranzicioni të komanduar e të programuar për të zgjatur deri sa t’u dalë frikë e krimeve të tyre trashëgimtarëve të diktaturës.
Harrojnë e madje nuk e besojnë dot këta shërbëtorë të trëmbur të pushtetit, se Fryma e Re Demokratike beson jo vetëm në devizën e bukur kantiane në hyrje të këtyre radhëve, por beson dhe ka bindjen e fuqishme se politika pa moral nuk është fare politikë. Sepse Fryma e Re Demokratike për fatin e mirë, nuk ka lindur në zyrat e mykura të Partisë së Punës, por ka ardhur në politikën shqiptare si pasqyrim i një fryme të re mbarëpopullore për t’i dhënë fund këtij tranzicioni të mundimshëm e turpërues. . FRD-ja ka lindur si një frymë e re që kërkon ndryhsimin rrënjësor të politikës së vjetër të trashëguar nga diktatura. FRD-ja duket se është vërtet një mishërim i një fryme popullore, që e do politikën si shërbim qytetar për shtetin dhe për qytetarët. Fryma e Re Demokratike e do politikën si një shërbim të përkushtuar për të përmirësuar përherë e më tepër jetesën e qytëtarëve të këtij vendi. Fryma e Re Demokratike e do politikën si një shërbim të qytetëruar të kryer ngë qytetarë të përkushtuar për mbrojtjen e interesve kombëtarë e jo për pasurimin me çdo kusht e me çdo mjet të pushtetarëve makutë. Fryma e Re Demokratike e do politikën si një shërbim qytetar të kryer nga qytetarë të përkushtuar ndaj përparimit të demokracisë e të lirisë edhe në Shqipërinë tonë të varfër dhe jo si një biznes fitimprurës për pushtetarë të paskrupuj, një palo treg ku dhe vetë deputetët shiten si në pazarin e gjësë së gjallë dhe nuk ndalen as përpara shitjes së interesave kombëtarë.
Tashmë Fryma e Re Demokratike, në të gjithë veprimtarinë e vet të hapët për të gjithë shqiptarët, si për ata që besojnë idetë e saj edhe për ata që ende nuk i besojnë ato ide, është munduar të pasqyrojë pikërisht atë frymë të re qytetare, që e bazon politikën në argumentet e gjalla dhe jo në britmat e fandaksura herë bolshevike e herë naziste. Britma të politikës së vjetëruar që përpiqen kot të mbulojnë synimet e mbrapshta të pushtetarëve tarshëgimtarë të diktaturës për të sunduar sa më gjatë e për të fshehur keq pas atyre britmave të çjerra rrënimin e ekonomisë së vendit, falimentimin e ligjit e te rendit përpara krimit deri në shfaqjen përsëri të maskave në rrugë, degradimin e cilësisë së arsimit dhe humbjen e pasurive të trashëgimisë kulturore të vendit, kolapsin e sistemit spitalor dhe mbushjen e farmacive me barna të skaduara apo dhe të ndaluara në vendet e zhvilluara, rrënimin e mjedisit me shfarosjen e pyjeve dhe batërdinë me shtretet e lumenjve, gjë që ka sjellë përmbytje përherë e më të rënda dhe ka shpurë në det me mijëra hektarë tokë bujqësore, për të mos përmendur kepërdorimin e drejtësisë dhe të diplomacisë për interesa personale të pushtetarëve besnikë të diktaturës e me gjakime të hapëta diktatoriale . Aq hapët po e shfaq pushteti aktual i Tiranës gjakimin e vet pë diktaturë, sa në vend që t’i hapë rrugën fundit të tranzicionit të gjatë, po përpiqet me të gjitha mjetet e mënyrat për të hedhur të gjitha institucionet kushtetuese në një dorë të vetme ,duke e shpurë deformimin e demokracisë dhe inercinë e qartë të diktaturës së kaluar drejt një diktature të re.
Këto ngjarje e kanë bërë Frymën e Re Demokratike jo vetëm përditë e më popullore e më të përkrahur nga qytetarët shqiptarë, por po e nxjerrin përditë e më tepër në pah si një përpjekje serioze politike për të ndaluar më në fund deformimet e rënda të demokracisë nga pushteti i inercisë së diktaturës së perënduar. Kjo është dhe arsyeja e qartë për të gjithë se përse Fryma e Re Demokratike nuk bën e nuk do të bëjë kurrë aleanca me ato parti, që e kanë mbajtur dhe e mbajnë më këmbë sot e gjithë ditën këtë lloj pushteti, i cili e ka kthyer shtetin në një vegël të verbër të pushtetit. Fryma e RE Demokratike nuk bën e nuk mund të bëjë kurrë aleanca të paprincipta për të marrë një copë shollonur pushteti. Se ka qëllim të tejmë reformimin e politikës dhe jo një copë nga pushteti i inkriminuar. Se Fryma e Re Demokratike kërkon të ndalë sëmundjen për pushtet të politikës sonë të trazicionit, në mënyrë që dhe tek ne të ngrihet shteti si ekuilibër ligjor mes katër pushteteve të pavarura: Legjislativit, Gjyqësorit, Ekzekutivit dhe Medias.
Kjo është dhe Arsyeja pse gabohen rëndë të gjithë atë që hedhin shashka tymuese e zhurmuese lidhur me ca “aleanca”të Frymës së Re Demokratike me parti e partiçka, që kanë mbajtur e mbajnë më këmbë një pushtet të cilit i ka hyrë frika nga humbja e sigurt që e prêt më 23 qershor .Të gjithë të tremburit mos humbin pushtetin dhe të paduruarit për një copë nga tava e tharëtuar e pushtetit, janë sot aq të trembur nga zgjedhjet e 23 qershorit, sa nuk mjaftohen me nismat “ligjore” për të manipuluar ato zgjedhje qysh tani e të përfshijnë dhe Frymën e Re Demokratike në pazarin e pistë të politikës së vjetëruar të tranzicionit, por u ka hyrë aq keq lepuri në bark, saqë kanë porositur dhe shërbëtorët e tyre mediatikë që të bëjnë lutje me shkrim për diktaturë.
Ne fjalet e Daut Gumenit per FRD-ne,shoh fryme te re te vertete.Do ta besoj,nese rruges do ta shoh te materializuar.Sidoqofte,tash ne fillimet e kesaj rruge u uroj te jene shqiptare te mire.
Daut Gumeni, kushdo qe e ka njohur ate qe heret, nuk mund te harroje: mencurine dhe trimerine e tij. Balle per balle me diktaturen, ende i ri, kur dhe zogu nuk bente ciu.
Shqiperia ka nevoje per Daut Gumene, qe dine c’bejne dhe qe per asnje cast nuk pajtohen me padrejtesite.
Per kedo qe e njeh ate, nuk mund te mos e marre si lajm shume te mire, pjesmarrjen tek FRD.
Kesaj te fundit i behet nder.
Parlamentit shqiptar i duhet Daut Gumeni. Te jeni te sigurt, Ndershmeria e tij nuk mund te kembehet me asgje. Jemi me ty, sepse me ty kemi qene, pavaresisht nga heshtja jone, edhe kur grushti yt qellonte diktaturen.
Servet Shkembi
Daut ju vleresoj shume per integritetin dhe ndershmerin qe reflektoni ne keto shkrime. Megjithate, duhet te dini qe njerez si juve nuk kane te ardhe ne politiken e dites ne Shqiperi. Per kete mesoni nga eksperienca e z Pellumb Xhufi. Ata qe sot i ke kolege te besuar neser mund te te hedhin fare mire ne kosh te plehrave. Kujdes te mos behesh thjesht fasade. Me duket se keshtu jane ligjet mbi te cilat evolojne te gjitha partite e vogla ne ate llum horrash dhe servilash. Njeresit ndryshojne sidomos ne relacion me drogen e pushtetit. Ju keshilloja qe te keni kujdes nga ata qe nuk kane bere asgje kunder SRB-t edhe kur kane patur mundesi (p.sh. Topin, Oketen, Celat e me shoke). Ju kujtoj debatin per hapjen e kutive te votimit (qe juve shkruajtet aq shume) dhe vrasjet e 21 Janarit. Nuk duket e larget dita qe FRD do te zgjedh qe ose te shkaterrohet ose te bashkohet me PD. Nuk ka rruge tjeter ne kete perplasje. Idealizmi ne Shqiperi eshte naivitet te lutem mos lejoni qe tju perdorin.
Pershendetje zoti Gumeni. Ne FRD ndodhen disa indivige me integritet moral si puna juaj, por do te jete turp dhe dem i madh per ju nese do te beni aleance me nje parti dhe nje njeri te korruptuar si Ilir Meta. Ky eshte edhe mendimi i shume miqve te mi, te cilet jane, pergjithesisht, ne qender dhe deshirojne nje Shqiperi me te mire.
DAUT GUMENI ka staturën për të qënë PRESIDENT I SHQIPËRISË dhe jo ky idiot-sakat që ka vënë Saliu i Viçidolit.