SHBA: 21 qershori test për integrimin e Shqipërisë

redaktor

Zgjedhjet e 21 qershorit do të jenë një “test” për integrimin e Shqipërisë në BE. Deklarata vjen nga zv/ambasadori Amerikan në vendin tonë, Hanry Jardine.

Ai tha se është e rëndësishme që të ketë një frymë dialogu dhe një proces transparent të zgjedhjeve, ku të ketë një pjesëmarrje gjithëpërfshirëse. Deklarata u bë gjatë një takimi të hapur me studentë të Universitetit të Tiranës.

“Ne po inkurajojmë zgjedhje të lira e pa probleme. Shqipëria është një vend stabël dhe i qëndrueshëm, por ka ende shumë për të bërë. Një ndër sfidat e saj është lufta kundër korrupsionit  që Shqipëria të bëhet edhe më e fortë. Në inkurajomë një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, me gratë, komunitetin LGBT dhe shpresojmë për një dialog të hapur. Organizatat jo fitimprurëse në vend duhet të jenë më aktive në këtë fushë”, tha numri dy i ambasadës së SHBA-ve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *