Katër persona kanë vdekur dhe të paktën 15 të tjerë janë plagosur nga disa të shtëna në qytetin e Çikagos.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, dikush qëlloi për vdekje në kokë një 31-vjeçar. 3 të tjerë u vranë në blloqe të tjera të lagjes Wrightwood.
Përveç të vrarëve, edhe 15 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa rëndë e disa jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për identifikimin e shkaqeve si dhe kapjen e autorëve.
