Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo ka deklaruar të mërkurën se shpreson që së bashku me vendet aleate të NATO-s të ndërmarrin hapa shtesë kundër pranisë ruse në Ukrainë.
“Shpresoj se javën e ardhshme do të mund të njoftoj një tjetër seri veprimesh që ne do të ndërmarrim së bashku me aleatët tanë”, ka deklaruar Pompeo gjatë një raportimi në Kongres.
Hapat e mëtejshëm do të bëhen të ditur gjatë vizitës që do të bëjnë përfaqësues të vendeve anëtare të NATO-s në Uashington.
Pompeo tha se më parë. Uashingtoni mund të kishte bërë më shumë për t’iu përgjigjur aktiviteteve të Moskës në Ukrainë.
v.l/ Dita

Ai ……..po fle gjume (ariu polar), ju kerkoni t’a zgjoni nga gjumi….. do te zgjohet i uritur dhe do te kafshoje ndonje pjese tjeter te Ukrahines.
O rusofile,ariu rus nuk mund t’i bëjë ballë një luani si NATO,të bekuar nga Zoti në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë të dhunuara nga putinizmi i pa ngopur në lekë të pisët e pushtet brënda ligësisë.C’do tentativë e putinizmit për t’ju kundërvënë NATO-s do të përfundojë në një fund të turpshëm dhe pakthim, nëse putinizmi nuk tërhiqet nga cmendurite e rradhës të veshur me pushtete. O xxxl, kohës se kërcënimeve të putinizmit dhe mijve të kënetave të soit tuaj tashmë i mbarojë vaji kandilit.