SHBA armatos Ukrainën, Kremlini: Shtohet rreziku i përplasjes Rusi-NATO

Ornela
epa06965283 An Ukrainian soldier holds a Javelin missile system as he takes part in a dress rehearsal of military parade in downtown Kiev, Ukraine, 22 August 2018. Ukrainians will mark the Independence Day of Ukraine on 24 August 2018. EPA-EFE/STEPAN FRANKO

Shtetet e Bashkuara po i hedhin benzinë zjarrit”. Ishte ky reagimi i Rusisë për njoftimin e presidentit amerikan, Joe Biden, se Pentagoni do të furnizojë Ukrainën me sisteme raketore më të avancuara për të goditur shënjestra strategjike.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shtoi se vendime të tilla nuk ndihmojnë në rizgjimin e dëshirës së lidershipit të Kievit për të rinisur bisedimet për paqe. Ai nuk përjashtoi mundësinë e një takimi mes presidentëve, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, por tha se duhet finalizuar ndonjë dokument përpara se tryeza të organizohet.

Ndërkohë, më herët një zyrtar i qeverisë së Moskës, tha se vendimi i SHBA-së shton rrezikun e një përplasjeje të drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe NATO-s. Zëvendësministri i Jashtëm, Sergei Ryabkov, tha se ndihma e fundit ushtarake amerikane për Ukrainën konsiderohet një lëvizje “ekstremisht negative” nga Moska.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *