Një çift burrë e grua u arrestua në Manhattan, nën akuzën se po planifikonin të pastronin kriptomonedhat me vlerë 4.5 miliardë dollarë të vjedhura në hakimin e këmbimit valutor Bitfinex në vitin 2016.
Ilya Lichtenstein, 34 vjeç dhe gruaja e tij, Heather Morgan, 31 vjeç, dyshohen se kanë komplotuar për të pastruar të ardhurat e 119,754 bitcoin që u vodhën nga platforma e Bitfinex dhe përfunduan në një portofol dixhital nën kontrollin e Lichtenstein.
Rreth 25,000 bitcoin janë transferuar nga portofoli gjatë pesë viteve të fundit, pretendon qeveria, dhe janë pastruar përmes një procesi të ndërlikuar dhe që rezultoi në transferimin e disa prej fondeve të vjedhura në llogaritë bankare që kontrollonte çifti.
Departamenti i Drejtësisë tha se kishte rikuperuar tashmë 3.6 miliardë dollarë kriptomonedhë të vjedhua, të cilën e përshkroi si sekuestrimin më të madh financiar ndonjëherë.
a.m/dita
