Mund të quhet një rastësi kalendarike, por gjithsesi përkimi është i rrallë. Një çift nga Miçigani, SHBA, lindi më 29 shkurtin që kaloi, vajzën e dytë pas të parës që ka lindur më 29 shkurt të 4 viteve më parë. Chad dhe Melissa Croff u bënë prindër të lumtur të vogëlushes Evelyn Joy, motra e madhe e së cilës është Eliana Adaya, lindur më 29 shkurt 2012.
“Është si të kesh fituar një llotari, kaq e rrallë është. Është një llotari… fëmijësh”, ka thënë për mediat lokale nëna Melissa. Sipas saj, festimi i ditëlindjes për dy vajzat, do të bëhet me konsensus: Jo duke pritur një herë në katër vjet, por duke zgjedhur çdo vit, të shtunën më të afërt me fundin e shkurtit.

shume e bukur
E vetmja veshtiresi e ketij çift dhe dy femijeve eshte se vetem nje here ne kater vjet kane te drejte te fesojne datelindjet, jo çdo vit si gjithe te tjeret. Jete te gjate e te lumtur!