Tre oficerë policie janë plagosur në një incident me armë zjarri në qytetin Kolorado Springs të Shteteve të Bashkuara.
Një numër ende i panjohur civilësh mund të jenë plagosur, ka deklaruar për mediat lokale një zyrtare e policisë.
Forcat e rendit deklarojnë se autori i të shtënave, të cilat ata i cilësojnë si “breshëri aktive”, është ende në kërkim.
Ngjarja është verifikuar në një klinikë mjekësore, por ende nuk dihet nëse ka qenë ndërtesa në fjalë shënjestër e autorit.
“Zona tani është e sigurtë”, ka deklaruar zyrtarja e policisë, e cila ka shtuar se 2 nga policët e plagosur janë evakuuar, ndërsa po punohet për t’i ardhur në ndihmë të tretit.
Televizioni lokal KKTV raporton se një numër i pacaktuar por i konsiderueshëm të plagosurish po dërgohen në spitalet e qytetit, ndërkohë që gjendja e 3 oficerëve ende nuk dihet.
Forcat e policisë u kanë thënë tregtarëve dhe shitësve në zonën përreth që të qëndrojnë të mbyllur deri në një urdhër të dytë.







Po , sigurisht , po te shesesh armet e zjarrit neper kinkalerite e qyteteve , keshtu do ndodhe çdo dite .
Ne Cikago vritet nje femije vetem 9 vjeç,ne Colorado tre police nen uniforme gjithashtu jane vrare e rreth 9 jane te plagosur!Kesaj i thone demokraci kaubojsash.Ndaj edhe preferojne e quajne “burra leshi” ata qe vrasin nga frengjite e shtetit si kryekrimi Sali.Rrofte miqesia Shqiptaro-Kineze.
Krimi akut dhe me vetdije merr jete njerzish te pafajshem cdo dite kudo ne bote!!!
Harrojeni qetsine e Monizmit!
Lum ai njeri qe e perjetoj qetesin e jetes.
Lindur nga viti 1940 e deri ne vitin 1990 gezoj qetesin qe as ne lumturin e Parrizit e Xhehnetit nuk e gjen e nuk do gjindet.
Asnji njeri nuk e ka jeten e sigurt sot per sot e ne te ardhmeren,cfaredo sistemi qeverie pushtetit te jetoj.
Sikur te ulet dhe Zoti,Allahu ne toke nuk garantojne jete njerezish.
Krimi akut dhe me vbetdije merr jete njerzish te pafajshem cdo dite kudo ne bote!!!