Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara shqyrton sot rastin e dytë të çështjes që mund t’i hapë rrugën martesave mes personave të të njëjtit seks në mbarë vendin.
Nëntë gjykatësit do të marrin në konsideratë mbrojtjen e Aktit të Martesës, ligj federal që përcakton martesën si akt mes një burri dhe një gruaje. Një ditë më parë, Gjykata e Lartë amerikane dëgjoi për më shumë se një orë argumentet mbi rastin tjetër, një ligj i shtetit të Kalifornisë që ndalon martesën mes të njëjtit seks dhe nëse se ky ligj shkel klauzolën e Kushtetutës për mbrojtje të barabartë. Gjykatësit ngritën shqetësime nëse institucioni i lartë i drejtësisë po hynte në ujëra të paeksploruara. Sipas tyre, çështja e martesës mes gjinisë së njëjtë është shumë e re për të ditur të gjitha ndikimet sociologjike. Sondazhet e fundit tregojnë se shumica e amerikanëve mbështesin martesën mes homoseksualëve. Ajo është e ligjshme në nëntë shtete dhe Uashington, DC. Mbështetësit e quajnë këtë çështje një të drejtë humane dhe civile dhe janë duke shpresuar për një vendim të ngjashëm me atë të vitit 1967 që hodhi poshtë ligjet shtetërore që ndalonin martesat ndër-racore. 29 shtete të tjera kanë miratuar amendamente në kushtetutat e tyre, të cilat ndalojnë martesat e kësaj natyre. Kundërshtuesit e martesave gej këmbëngulin se institucioni i martesës mes burrit dhe gruas, duhet të mbrohet për të siguruar njësinë familjare.
“EQUALITY AND JUSTICE FOR ALL” ?! Sikur nuk shkon në rastin e martesave gej. Sepse ashtu siç pamë dhe francezët në parrullat e tyre shkruanin: “Mama +papa=bebe” ndërsa në rastin e martesave gej kemi “Baba+baba=2Baba” dhe “Mama+mama=2Mama”. Pra, shkencërisht këto martesa janë të pamundura të realizohen. Formula e përshtatshme për ta do ishte: “Baba+baba=bashkjetesë” dhe “Mama+mama=bashkjetesë”. Kaq.
Në rastin gej nuk ka asnjë mundësi riprodhimi, pra nuk ekziston akti i martesës, që nuk është gjë tjetër veçse akti i riprodhimit.
Për fat të keq të gej-ve, ata nuk janë të barabartë as shkencërisht as matematikisht me formulën e riprodhimit nëpërmjet martesës. Pra nga kjo pikpamje mund të konsiderohen si një specie në zhdukje.
Shteti me pis i botes eshte amerika per keto gjera.