SHBA – Cheney: Marrëveshja bërthamore me Iranin një çmenduri

Dita

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Dick Cheney, i konsideruar fajkua i politikës së jashtme amerikane, e cilësoi sot ”çmenduri” dhe ”kapitullim” marrëveshjen për programin bërthamor iranian, që Kongresi amerikan po bëhet gati ta shqyrtojë.

”Marrëveshja do të armatosë dhe financojë Iranin duke i ofruar një rrugë drejt një arsenali bërthamor”, deklaroi Cheney, i cili foli para ”American Enterprise Institute”.

“Nuk është një akt paqeje…, por është çmenduri dhe një kapitullim”, theksoi ish-zëvendëspresidenti Cheney, i cili ishte një prej mbështetësve të pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2003.

”Marrëveshja i jep Teheranit mjetet për të projektuar një sulm bërthamor në territorin amerikan, kërcënon sigurinë e aleatëve arabë në mbarë Lindjen e Mesme dhe kërcënon sigurinë e Evropës”, nënvizoi Cheney.

”Nazistëve u janë dashur shtatë vjet për të vrarë gjashtë milionë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore, por do të duhet një ditë për një Iran bërthamor për të arritur të njëjtin rezultat”, shtoi ai.

Kongresmenët janë kthyer sot nga pushimet parlamentare. Ata kanë kohë deri më 17 shtator për t’u shprehur për marrëveshjen e arritur nga fuqitë e mëdha me Iranin për programin e tij bërthamor./ATA

Share This Article
3 Comments
  • kapim o dik..
    e mira eshte te ulen vatrat e zjarrit
    kjo mareveshje ul tensionet e larta ndermjet amerikes dhe botes islamike

  • Ky dashka lufte! Po pse nuk e bere kur ishe zv/president? Po ku dole me ate qe bere ne Irak? Apo kujton se njerzimi harron? Apo nuk e kuptojne njerzit qe bête ate qe bête ne Afriken e Veriut dhe krijuat nje fluks refugjatesh per te mbyllur boshlleqet e Europes. Te vdekshem jeni edhe ju, zoterinj, qe luani me fatet e popujve. Nje dite do jepnio llogari atje tek zoti, cilido qofte ai, Krishti, Muhameti, apo …

  • Ky duhet te jape llogari per agresionin ndaj nje shteti te pavarur si Iraku. Agresion qe u ndermorr nen pretekstin e prodhimit nga Sadami te armeve berthamore. Iraku eshte shkaterruar keshtu perfundimisht per 1000 vjet. Sa qindra mijera vete jane vrare:- burra, femije, gra dhe pleq. Te gjithe te pafajshem. Se ashtu iu tek “skiftereve” te Amerikes nga 5 000 kilometra larg! Kush do te jape llogari per keto masakra?! Mire qe u zgjodh Obama president se republikanet do i ishin sulur edhe Iranit. Po ashtu per interesa te turbullta Perendimi shkaterroi perfundimisht vende stabile, laike dhe te perparuara siç ishin Libia dhe Siria. Pse?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *