SHBA, çmendet moti; në një ditë reshje ndodh përmbytja historike

Elton Tafaruci

Banorët e Lejk Çarls, në Louiziana të SHBA, u gjenden papritur të mbuluar nga uji pas shirave të rrëmbyer të së djelës në këtë shtet.

Përmbytjet qenë të menjëhershme e aq të mëdha për nga intensiteti, sa i kanë shtyrë vendasit si Martez Taylor të mendojnë se faji i kësaj situate duhet kërkuar tek sistemi i dobët i drenimit.

“Qyteti Lejk Çarls është vendi i vetëm që kam parë të përmbytet kështu deri më sot. Mjaftoi një ditë e vetme shiu që këtu çdo gjë të mbulohej nga uji. Po dëmtohen makinat, po dëmtohen pronat. Të vësh duart në kokë. Një ditë shi dhe duhet të dalësh me varkë”, tregoi Taylor.

Njerëz që kanë jetuar në zonë për dekada të tëra thonë gjithashtu se nuk kanë parë ndonjëherë t’iu hyjë uji nëpër shtëpi.

I gjithë rajoni është goditur kohët e fundit nga një mot ekstrem gati i pashpjegueshëm dhe vetëm të premten, në Teksas e Oklahoma u raportua një sistem stuhish me 7 tornado, ndërsa vërshimi i ujërave në Teksas mori 6 jetë njerëzish.

Në anën tjetër të botës, në Indi, mijëra vetë në shtetin Utarakhand bëjnë llogaritë me zjarret që kanë vrarë disa vetë deri tani e kanë shkrumbuar 1.900 hektarë pyje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *