SHBA dërgon aeroplanmbajtësen e tretë në rajonin perendimor të Paqësorit

Dita

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në rajonin perendimor të Paqësorit në një paralajmërim të dukshëm ndaj Koresë së Veriut për të penguar programin e saj bërthamor dhe balistik, thanë dy burime për Zërin e Amerikës.

Aeroplanmbajtësja USS Nimitz, një nga anijet luftarake më të mëdha në botë, do t’i bashkohet aeroplanëmbajtëseve USS Carl Vinson dhe USS Ronald Reagan, në perëndim të Paqësorit.

Ushtria amerikane rallë ka dislokuar tre aeroplanmbajtëse në të njëjtin rajon.

Por kërcënimi në rritje nga Korea e Veriut shihet si një sfidë madhore e sigurisë për presidentin Donald Trump, i cili është zotuar ta ndalojë atë vend të zhvillojë aftësi për të goditur Shtetet e Bashkuara me një raketë bërthamore, kapacitet që Pheniani mund ta ketë pas vitit 2020.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *