SHBA dërgon ekspertë të antiterrorit në Shqipëri

redaktor

Një delegacion ndër-agjencish, përfshi përfaqësues të Departamenteve të Shtetit, Drejtësisë, Sigurisë së Brendshme, dhe Qendrës Kombëtare të SHBA për Kundër-terrorizmin po viziton Shqipërinë më 27-28 janar për takime me Presidentin Nishani, Kryeministrin Rama dhe zyrtarë të tjerë shqiptarë për të diskutuar bashkëpunimin kundër terrorizmit. Shqipëria është një ndër disa vende të rajonit që po vizitohen nga delegacioni. Vizita zhvillohet në kuadrin e bashkëpunimit dhe konsultimit të ngushtë të vazhduar  me Shqipërinë, aleaten tonë në NATO, mbi një gamë sfidash të përbashkëta të sigurisë me të cilat përballen vendet tona.

Share This Article
1 Comment
  • Ngjarjet e koheve te fundit me eksplozione te sofistikuara. sulmi mbi autobus me pasagjere etj, per SHBA-ne nuk jane thjeshte çeshtje krimi apo kriminelesh. As me shume e as me pak ky eshte terrorizem me stampe politike e ne koperim me struktura brenda e jashte vendit. Rastet e shkeputura te hakmarrjes apo te grabitjes me arme, gjejne terren e pershtaten ne kete atmosfere terrori. Ndodhi keshtu ne fillim te viteve ’90 me mafjen siçiljane, kur partia demokristane humbi per te mos u ringritur me. Te tjerat, ketu, te gjithe i dime dhe bejme sikur s’dime. Shteti, gjykatat, prokuroria, shiku jane ne konsens te plote me kete situate terrori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *