SHBA: Kuvendi në Kosovë të miratojë Tribunalin

anazapta

Kuvendi i Kosovës duhet të ruajë këtë dinamikë për krijimin e Tribunalit dhe zgjatjen e mandadit të EULEX-it, ka deklaruar sot ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës.

“Për të ecur përpara Kosova duhet të krijojë këtë gjykatë. Anëtarët e Kuvendit do t’i shërbejnë më së miri interesave të Kosovës duke qenë të përkushtuar për një proces juridik kredibil që është i pranueshëm për bashkësinë ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë e ambasadës së SHBA në Kosovë.

Po ashtu edhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian dhe përfaqësitë e shteteve anëtare të BE-së në Kosovë, e kanë mirëpritur vendimin e sotëm të qeverisë së Kosovës.

Në një deklaratë, vendet e BE-së gjithashtu kanë ftuar anëtarët e Kuvendit që ta aprovojnë ligjin, “i cili do të mbështesë tranzicionin e mandatit të EULEX-it, dhe i cili do të krijojë një gjykatë speciale për gjykimin e pretendimeve ndaj individëve të caktuar, të cilët mund të kenë kryer ose mund të mos kenë kryer krime të rënda”.

“Aprovimi i shkëmbimit të letrave do të fuqizojë sundimin e ligjit në Kosovë dhe do të ngrisë imazhin ndërkombëtar të Kosovës duke dëshmuar kështu se ajo nuk ka çfarë të fshehë  lidhur me pretendimet e Raportit të Këshillit të Evropës të vitit 2011″, thuhet mes tjerash në deklaratën e përafqësive të shteteve anëtare të BE-së.

Share This Article
1 Comment
  • Po pse o vellezer kosovare e vononi urdherin qe vjen nga USA????…….Po jeni me fat se keni ne krah USA-n dhe po ju drejton te ecni ne shinat e duhura, mos e harroni kete .., keto shina qe po ju shtrijne juve amerikanet ,jane e ardhmja juaj e sigurte. Nese nuk do te dini ta shfrytezoni kete mundesi pregatituni te jetoni me budallalleqet tuaja, te cilat edhe keshtu ju i cfaqni ato po fund,……..mblidhni mendjen e mbani syte e veshet nga shanci juaj……USA. Nqs ju shkelni direktivat dhe opsionet amerikane …….te mjeret ju …..shanci nuk vjen gjithmone. Po pse ka ne kete bote shtet, qe te mos beje ate qe don amerika ,sidomos kur interesat gjeostrategjike perputhen, si ne rastin e kosoves??…….AH sikur kete shanc ta kishte edhe Shqiperia, qe eshte e cilesohet si shteti me pro amerikan ne bote…………..do te ishim te gjithe deshmitare qe jeta e jone do te ishte 70-80% me e mire…,do te kishim gjykata me te mira, politike me te pergjegjshme,politikane e gjyqtare pas hekurave etj …etj……….kjo fjala “SIKUR” ma ka munduar GJITHMONE…………………………

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *