Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry paralajmëroi Turqinë, duke theksuar se shteti turk duhet të respektojë sundimin e ligjit.
Reagimi vjen ndërkohë që në Turqi po kryhen arrestime masive të gjyqtarëve, policëve, gjeneralëve dhe madje edhe të ushtarëve të thjesht.
Të njëjtën kërkesë e kanë bërë edhe ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian. Shefja e politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini paralajmëroi qeverinë turke të hënën, duke theksuar se marrja e hapave të tillë do të dëmtojë rendin kushtetues.
“Ne ishim të parët … atë natë tragjike kur thamë se institucionet legjitime duheshin mbrojtur”, u tha Mogherini gazetarëve në takimin me ministrat e Jashtëm të BE-së. Takimi është ndjekur edhe nga sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
“Nuk ka asnjë justifikim për asnjë hap që çon larg rendit kushtetues”, tha ajo.

SIGURISHT QE DO TA RESPEKTOJE,
ESHTE SHTET ME LIGJE, DHE NE SHERBIM TE POPULLIT TE VET.
DESHTIMI JUAJ ME GRUSHTIN E SHTETIT, BESOJ SE JUA TREGOI MIRE KETE GJE.
PERPARA ERDOAN.