SHBA dhe Britania kanë spiunuar dronët izraelitë

Ornela

Uashingtoni dhe Londra njihnin me detaje çfarë bënte qeveria e Tel Avivit në Lindjen e Mesme dhe sidomos në Gaza, Siri dhe Iran

Bazuar në dokumentet e klasifikuara të filtruara nga ish agjenti i inteligjencës amerikane, Edëard Snoëden, duket se Uashingtoni dhe Londra për vite me radhë kanë dëgjuar komunikimet e koduara të avionëve luftarakë izraelitë dhe kanë parë videot e transmetuara komandove të Ushtrisë së Mbrojtjes së Izraelit gjatë operacioneve në Rripin e Gazës, Cisjordani dhe pranë kufirit verior. Informacionet e zbuluara dje konfirmojnë një normë të shenjtë që shkon përtej aleancave, objektivave dhe interesave: Të gjithë spiunojnë dhe spiunohen.

Monitorimi është kryer nga baza ushtarake e Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) në malet e Trodosit në Qipro, sipas gazetës gjermane Der Spiegel. Përmes këtij operacioni, Uashingtoni dhe Londra njihnin me detaje çfarë bënte regjimi i Tel Avivit në Lindjen e Mesme dhe sidomos në Gaza, Siri dhe Iran. Deshifrimi i kodeve të enkriptuara të Ushtrisë së Mbrojtjes së Izraelit ishte pjesë e një operacioni të inteligjencës të kryer nga Agjencia e Sigurimit Kombëtar të SHBA-së (NSA) dhe homologes britanike, Selisë së Komunikimeve Qeveritare (GCHQ), që nga viti 1998. Gjatë operacionit janë deshifruar kodet e sistemeve të shumta të armëve të avancuara të përdorura nga Hezbollahu, Egjipti, Turqia dhe Siria. Megjithatë, pjesa më e madhe e operacionit, i zhvilluar nën emrin e koduar “Anarkist” u fokusua në Izrael.

Fotografitë e filtruara nga Snowden, të nxjerra nga videot e marra nga një avion izraelit mund të shihen në detaje, ashtu siç shihet edhe prezantimi në PowerPoint i përgatitur nga anëtarët e inteligjencës britanike dhe amerikane që shpjegojnë rëndësinë e gjetjeve. “Kjo qasje është e domosdoshme për të kuptuarin e trajnimit dhe operacioneve ushtarake izraelite dhe për të pasur një ide të zhvillimit të mundshëm të rajonit në të ardhmen”, thuhet në raportin e GCHQ. “Në kohë krize kjo qasje është thelbësore dhe një nga mënyrat e vetme për të siguruar informacionin minutë pas minute dhe mbështetje ndaj operacioneve të SHBA-së dhe aleatëve në rajon”. Në një tjetër dokument të filtruar, u kërkohet analistëve të zbulimit të regjistrojnë dhe dërgojnë një video të operacioneve të Ushtrisë së Mbrojtjes së Izraelit për GCHQ.

Në reagimin e saj qeveria izraelite ka njoftuar se e “dinin që amerikanë spiunonin të gjithë, edhe miqtë e tyre”. /DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *