Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: SHBA dhe Kuba më afër se kurrë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > SHBA dhe Kuba më afër se kurrë
Bote

SHBA dhe Kuba më afër se kurrë

Ornela
Published April 10, 2015
Share
SHARE

Afrimi mes Kubës dhe SHBA, ka filluar të materializohet në samitin e Panamasë. Të enjten në mbrëmje u bë një foto historike: Takimi midis Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, dhe homologut të tij kuban, Bruno Rodriguez. Ky është takimi më i rëndësishëm diplomatik mes këtyre vendeve në më shumë se një gjysmë shekulli.

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi në Twitter një foto të Kerryt dhe Rodriguezit, në të cilën ata shfaqen duke shtrënguar duart. Pas mesnate, një zyrtar i lartë amerikan tha në kushtet e anonimitetit se takimi ishte “i gjatë” dhe e cilësoi atë “shumë konstruktiv”.

Sekretari i Shtetit dhe Ministri kuban i Punëve të Jashtme ranë dakord se është bërë “progres” dhe shprehën se do të vazhdojnë të punojnë për të zgjidhur “çështjet e pazgjidhura”, sipas zyrtarit të lartë në një deklaratë të shkurtër të lëshuar nga Departamenti i Shtetit.

Takimi mes Kerryt dhe Rodriguezit ishte takimi dypalësh i nivelit më të lartë në dekada, në kuadër të shpalljes historike për restaurimin e marrëdhënieve, të kryer në dhjetor nga presidentët e SHBA-së, Barack Obama, dhe Kubës, Raul Castro.

Obama dhe Castro patën atëherë një bisedë telefonike para shpalljes së afrimit dhe të dy janë tashmë në Panama për të marrë pjesë në Samitin e Shtatë të Amerikave, i cili filloi dje. Shtëpia e Bardhë tha dje se nuk parashikohej një takim bilateral mes Obamës dhe Castros, por që të dy udhëheqësit do të kenë një lloj “ndërveprimi”.

Megjithatë me mbërritjen në shtetin e Panamasë, Barack Obama dhe Raul Castro kanë zhvilluar një bisedë telefonike. Nga Xhamajka, Obama ka thënë se ka marrë nga Kerry rekomandim nëse Kuba duhet të dalë nga lista e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin, por tha se ai nuk ka marrë ende një vendim. Senatori Ben Cardin, demokrati i rangut më të lartë të Komiteti të Çështjeve të Jashtme të Senatit të SHBA zbuloi pak më pas siç parashikohej se rekomandimi që Kerry i dërgoi Obamas është në favor të heqjes së Kubës nga lista. Rekomandimi i Kerry-it duhet tani të shqyrtohet nga një ekip i Shtëpisë së Bardhë, që do t’i çojë më pas Obamës konkluzionet e tij.

Kuba pretendon largimin e saj nga kjo listë, në të cilën shfaqet çdo vit që nga viti 1982, por nuk e konsideron një “parakusht” për të rifilluar marrëdhëniet dypalëshe me SHBA-në dhe rihapjen e ambasadave në kryeqytetet përkatëse, por ekspertët bien dakord se do të ishte një hap shumë i rëndësishëm drejt normalizimin diplomatik.
Për të hequr Kubën nga lista, SHBA duhet të arrijë në përfundimin se “gjatë gjashtë muajve të fundit vendi nuk është përfshirë në mbështetjen, dhënien e ndihmës, ose ka bashkëpunuar për kryerjen e akteve terroriste ndërkombëtare”, siç shpjegoi së fundmi Kerry.

Sapo Obama të njoftojë vendimin, duhet ta njoftojë zyrtarisht në Kongres, i cili ka 45 ditë kohë për të studiuar dhe, në rast mosmarrëveshjeje, mund të paraqesë një projekt-ligj për të përmbysur vendimin e presidentit. Në një intervistë para se të udhëtonte për në Xhamajka dhe Panama, Obama theksoi se “ndryshimet historike” në politikën ndaj Kubës tashmë po japin “rezultate”.
“Kemi parë një rritje të kontaktit mes popullit të Kubës dhe SHBA-së, dhe entuziazmi i popullit kuban ndaj këtyre ndryshimeve, tregon se jemi në rrugën e duhur”, tha ai./DITA

Ornela April 10, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Lul says:
    April 11, 2015 at 8:34 am

    Dhe me demek u bene miq!!! Rusia futi ne bregdetin e cubes anijet luftarake dhe pastaj pordhe vu…nejse Fideli nuk e hane kollaj kete corbe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?