Sipas gazetës panarabe “al Hayat”, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje për t’i mundësuar presidentit sirian Bashar al Assad që të strehohet në një shtet tjetër, në kuadër të negociatave për të arritur një marrëveshje politike për luftën në Siri.
Gazeta ka cituar një burim diplomatik të Këshillit të Sigurisë në OKB.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka informuar tashmë disa aleatë arabë për një marrëveshje të tillë, por duke saktësuar se “koha e transferimit dhe konteksti i saj politik nuk janë ende të qarta”./E.T

Siria do te ndahet ne tre pjese pjesa e sotme ku qeveris asadi nje pjese kurde dhe nje pjese sunite