SHBA dhe Rusia, me rezolutë kundër financimit të IS-it

Saimir Lleshi

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë duke punuar bashkërisht mbi një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që për synim do të ketë ushtrimin e një trysnie më të madhe mbi financat e grupit militant Shteti Islamik.

Adam Szubin, nënsekretar i shtetit në detyre për terrorizëm dhe inteligjencë,ka thënë se rezoluta “do të kriminalizojë në tërësi” financimin e terrorizmit dhe do të hartohet në vija të njejta me rezolutën që ka pasur në shënjestër financuesit e Al-Qaedas, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Ai tha se IS-i, nën kontrollin e të cilit gjendet një pjesë e madhe e territorit të Sirisë dhe Irakut, merr rreth 400 milionë dollarë në vit nga shitja e naftës dhe gazit.

I pyetur rreth akuzave të fundit të Rusisë se Tuqia blen naftë nga IS-i, Szubin tha se “nuk ka dëshmi që do të mund të vërtetonin se qeveria turke blen naftë nga IS-i”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *