Shtetet e Bashkuara janë zotuar të lëvizin “token dhe qiellin” për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër Rusisë, sipas The Guardian.
Duke folur në bazën ajrore Ramstein në Gjermaninë jugperëndimore, sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, u zotua “të ndihmojë Ukrainën të fitojë luftën kundër pushtimit të padrejtë të Rusisë dhe të ndërtojë mbrojtjen e Ukrainës për sfidat e së nesërmes.
“Kombet nga e gjithë bota janë bashkuar për të mbështetur Ukrainën në luftën kundër agresionit të Rusisë.
Ukraina beson qartë se mund të fitojë luftën edhe ne po ashtu”, tha Austin.
SHBA është tashmë furnizuesi më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe Austin tha se Uashingtoni do të “vazhdojë të lëvizë tokën dhe qiellin në mënyrë që të mund të plotësojë të gjitha” nevojat e Kievit.
a.m/dita

Rrofte Amerika,mbrojtese e popujve kunder Tiraneve.
tamam shprehja popullore,MISH PER TOP.America shet arme dhe ukrainasit vdesin per ata.Rusi po nuk mori ate qe do ne ukraine nuk e ndalon luften as sot dhe as mot.pergatituni se lufta do zgjas shume dhe ne fund te gjitha do i paguajme ne popujt e europes,pasi cmimet jane ne strtosfere e nuk dihet kur do perfundoje ngrita e cmimeve.DO e mira dhe bien dokord nete kundert eshte sketerre e ardhmja.
Do te levizim Token dhe Qiellin !!
Te jete e vertete qe Toka dhe Qielli ndodhen ne prag Katastrofe ?
Kjo eshte Cmenduri, por po qe se e kane seriozisht atehere ka per te qene Cmenduria e fundit . Njerezimi do ta pesoje, ndersa Toka dhe Qielli do te bej sehir kur Ai(Njerezimi) te zhduket .
Mjere njerezimi qe fatin e ka vene ne duar te aventurierve !
Eshte e vertete.Zoti ne qiell ka lene Ameriken zot ne toke.