SHBA do të dërgojë një anije-spital në Venezuelë

J L

Ushtria amerikane do të dërgojë një anije ushtarake – spital në rajonin e Venezuelës, si pasojë e përfshirjes së SHBA në krizën që ka përfshirë Amerikën e Jugut.

Një zyrtar i Pentagonit i tha Zërit të Amerikës se anija – spital e USNS Comfort do të vendoset në ujërat e Amerikës Jugore javët e ardhshme.

Zyrtari tha se anija Comfort do të përfshijë kujdesin për refugjatët venezuelianë.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë kohët e fundit se po konsiderojnë opsionin ushtarak në Venezuelë.
SHBA kanë njohur Asamblenë Kombëtare dhe kreun e opozitës Juan Guaido si president i përkohshëm i Venezuelës dhe i kanë bërë thirrje Presidentit Nicolas Maduro të japë dorëheqjen.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *