SHBA e akuzon për pirateri, nëna e “hacker-it” fierak: Djali s’ka kompjuter

Leda Hysa

Gjykata la sot në burg të riun Aldo Ymeraj, i cili akuzohet për krime kibernetike të kryer në dëm të shtetasve amerikanë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa i hapi rrugë edhe ekstradimit drejt Amerikës për t’u gjykuar.

Sipas dosjes së FBI-së i riu në periudhën 2016-2017,kishte arritur nëpërmjet pajisjes “Skimmer” të klononte në Shqipëri rreth 1000 karta, llogari bankare si edhe transaksione online, ndërsa në total ky grup ka klonuar rreth 4.3 milion karta.

Sipas hetimeve shqiptari Aldo Ymeraj, pjesë e një rrjeti hakerash ka arritur që të marrë miliona euro, por nëna e tij mohon gjithçka.  “Djali im ka një gardërobë me rroba të vjetra, nuk ka rrobe firme. Nëse djali im do të kishte para, nuk do të më linte të punoja jashtë orari”, thotë ajo ndërsa tregon edhe disa qindarka, për të cilat thotë se kjo është pasuria e tij.

Aldo Ymeraj ishte arrestuar edhe në vitin 2013 për pirateri kibernetike dhe në atë kohë, i ishte kërkuar t’i qëndronte larg kompjuterëve, ndërsa punonte në një shtypshkronjë. “Djali im nuk ka pasur kompjuter në shtëpi, që nga viti 2013” thotë nëna e tij për Top Channel.

Grupi ku Aldo Ymeraj ishte pjesë ka mundur të vjedhë 530 milionë dollarë, që përvetësoheshin përmes shitjes së të dhënave të vjedhura të kartave të kreditit.

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • Shteti mos ta dorezoj shqiptarin ke asnji .
    Cfar eshte shqiptari sot per kte Bote ?
    Nji mall perdorimi ku gjithkush mundet ta blej e shes e perdore sipas interesave te tij ?!
    jo .Mos lejoni t’i merret djali nenes .Kan 28-vjet qe percan shqiptaret ,ndane ,copetuan familjet ,prandaj dhe komandojne sot ne shqiperi shkerdhatat si meta Berisha basha .
    Le t’ja sjellin provat aty .asnji ska te drejt ta nxjerre jasht kufiri si me qen nji skllav shqiptari .

    • Dinjiteti per nje shqipetar eshte zero ndaj edhe ekstradohet ne perandorine e ketyre monstrave qe i dorezojne atdhetaret si peshqit ne grep!Perandoria perpara se te kerkoje ekstradimin e ketij hakeri qe paska bere kerdine me disa hakera te tjere le te kerkoje ekstradimin e krimineleve te shqiperise qe falen te gjithe armatimin ketyre,qe vazhdojne e bejne afera kooruptive me keta qe kane zaptuar me prona e pasuri perallore gjithe teritorin shqipetar!Le te vere perpara pergjegjesise robotet e saj qe i montoi per te zezen e roberimin e ketij populli duke filluar qe nga perbindeshi poliagjenti Berishe e deri tek keta qe individin e kesaj toke e japin per nje fjale goje,apo urdher te naltmadhenise!Kush i bene dem Shqiperise e popullit shqipetar nuk gjykohet por etiketohet Burre shteti e kush zbaton uredhat per vrasje quhet yll ne ngjitje!Zoterote kerkon mos dorezimin e ketij hakeri ,por nukke parasysh qe ne jemi nje shtet demokratik kolonial e jemi te detyruar te dorezojme te gjithe shqiperine ne rast se e do perandoria!NE KEMI BASHKEPUNUAR PER RRETH NJE MUAJ ME DISA (UFO)PERSONA TE FBI E DO TE SHIKONI PAS NJE MUAJI SE CDO TE NDODHE!PERGJIGJIA:AJO QE KA NDODHUR E NDODH PREJ 28 VITESH DEMOKRACI KOLONIALE ,VJEDHJE ,VRASJE DHE KORUPSION NGA BANDA E INSTALUAR QE VJEDH ,VRET E PASURITE I DEPOZITON PERTEJ ATLANTIKUT:SHEMBUJ,KU I BENE PUSHIMET SY PESHKAQENI,KU GJENDET SOT ME KOORUPTUARI I QEVERISE BERISHA ,I STREHUAR PERTEJ ATLANTIKUT;KU GJENDET SOT GOJEKYCURI ISHSHEFI I SHTABIT TE USHTRISE,KU GJENDET ILIR KUMBARO?????????????????Ndaj mos u merakosni se po ekstradohet ndoshta nje fajtor por merakosuni se sa vlere kemi si popull,si vend ku jeta jone vjen gjysem leku nen rrezet e diellit pervelues te perandorise si dikur nen driten e Partise!Poshte diktatura e budallenjeve ku sot shihet e shijohet si telenovelat turke!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *