“SHBA e bëri të vetën, Rama mbajti kryepremtimin që kishim menduar gabimisht se e harroi, shqiptarët presin sot që SPAK të nisë hetimet kryesisht”

redaktor

 

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka bërë dje të ditur vendimin e Departamentit të Shtetit, vendimin për të shpallur “non grata” ish kryeministrin dhe ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha. Përmes një mesazhi në “twitter” ai ka shpallur se Sali Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm, ndaj ju ndalohet hyrja në SHBA.

Për herë të parë një ish president dhe ish kryeministër ballkanik, pas Millosheviçit, është në listën e zezë të Departamentit të Shtetit dhe arsye të fuqishme e kanë detyruar institucionin e lartë amerikan të ndërmarrë një vendim të tillë. Që nga dita e sotme, edhe zyrtarisht, familja Berisha është “delja e zezë” në listën amerikane.

As më shumë e as më pak, Departamenti i Shtetit e ka shpallur Berishën si minues të demokracisë në Shqipëri përmes akteve të tij korruptive, si njeriun që përdori pushtetin për të pasuruar familjen dhe aleatët e tij, duke i kujtuar se është koha e ndëshkimit për veprimet e tij korruptive, pengimin e drejtësisë, shpërdorimin e fondeve publike dhe ndërhyrjet në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij.

Është pritur prej kohësh që Berisha do të ishte në Listën e Zezë dhe person “non grata”, si i padëshirueshëm në SHBA. Edhe ai vetë e ka ditur këtë dhe ka mprehur retorikën e tij agresive, për të mbrojtur veten, familjen e tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë.

Disa herë pyetjeve të drejtuara, nëse ai dhe familja e tij mund të udhëtonin drejt SHBA, ai nuk u ka dhënë përgjigje, ka heshtur, ka sulmuar këdo që i ka dalë përpara, ka nxirë gjithçka që i ka dalë përpara, është vërsulur egërsisht ndaj çdo reforme në sistemin e drejtësisë dhe ka ngritur pranë vetes, ose me njerëzit e tij, struktura paramilitare, të cilat datojnë që me përfshirjen e tij në politikën pluraliste.

Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë përpjekje për të ndarë individin Berisha nga Partia Demokratike, ndarje kjo e dosmosdoshme, edhe për t’i dhënë shansin asaj që të reformohet, të heqë dorë nga rruga e Berishës, e dhunës, shkallmimit të institucioneve, përpjekjeve për rrëzimin e pushtetit me dhunë, apo edhe më tej se kaq, ndezjen e luftës civile mes Jugut dhe Veriut të Shqipërisë, një dëshirë e kahmotshme e tij.

E gjithë retorika verbuese dhe ashpërsia mizore e Berishës ndaj secilës çështje që mund të slllte detantë dhe mirëkuptim në qeverisjen e vendit ka qenë pikërisht ndezja e luftës së ashpër, në mënyrë që të fshihet pas saj qëllimi madhor, shpartallimi i çdo institucioni dhe si barazpeshë e qetësisë të ishte symbyllja, falja dhe harrimi i akteve të tij në dëm të vendit.

Së bashku me Sali Berishën, Sekretari amerikan i Shtetit bëri kujdes të theksojë se “unë po caktoj publikisht si “non grata” bashkëshorten e tij, Liri Berisha, djalin, Shkelzen Berisha si dhe vajzën, Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk janë të përshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara”.

Që të katër sëbashku, pra, e gjithë familja Berisha ka qenë prej kohe koka e oktapodit që ka mbërthyer Shqipërinë, e jo vetëm në vitet e fundit si kryeministër i vendit, por që në krye të herës. Aferat më të ndjeshme të kohës së qeverisjes Berisha kanë gjithnjë protagonistë pjesë të familjes Berisha ose të afërm të tij, duke nisur që nga i biri, Shkelzeni, njeriu me çantë dhe “sy peshkaqeni”, autori i tragjedisë së Gërdecit, të cilin, nga hakmarrja e babait kryeministër, asnjë prokuror nuk mundi ta thërrasë si dëshmitar, e deri tek dhëndrri, që u bë papritmas, përmes firmës së vjehrrit kryeministër, pronar i madh pallatesh, zotërues tokash dhe pronash private, investitor dhe sipërmarrës, megjithëse kishte deklaruar një pasuri modeste prej vetëm 40 mijë eurosh kur ishin kthyer nga “shërbimi” në Kosovë.

Por është dhe 21 janari 2011, me katër të vrarë të pafajshëm në bulevard, kur ky Berishë ishte kryeministër dhe Basha ministër i Brendshëm, një krim i pandëshkuar edhe pas dhjetë vitesh…

Gazeta DITA ka ngritur që në krye të herës çështjen themelore të qëndrimit në pushtet: ndëshkimin me abuzuesit, të korruptuarit, pasunarët e rinj që, kur u bënë deputetë e ministra ishin pabukës dhe pas pak viteve u zgjuan milionerë. Ajo ka qenë vija e ndarjes edhe me qeverinë e tanishme, e cila, tetë vite më parë hyri në zyrat ministrore dhe në kryeministri pikërisht me premtimin për të shkulur të keqen, për të ndëshkuar krimin, për të bërë drejtësi.

Kjo vijë vazhdon të jetë zotëruese në DITA dhe që nga dita e djeshme ne konsiderojmë që Edi Rama ka mbajtur kryepremtimin e tij elektoral për ndëshkimin e Berishës. Pa vullnetin politik të Kryeministrit, pa bashkëpunimin e tij, pa këmbënguljen dhe mbështetjen e PS për reformën në drejtësi, nuk do ishte e mundur që ky vendim i shumëpritur i SHBA-ve të valorizohet në vijim, siç pritet nga institucionet e reja dhe siç e thekson dukshëm në tekst vetë Sekretari Amerikan i Shtetit.

SHBA bëri të vetën, Rama e bëri të vetën, është radha e SPAK të bëjë vendosmërisht detyrën. Çdo gjë është dhe ka qenë e ditur: që nga përfitimet përrallore të Shkelzen Berishës, djaloshi që kishte “zyra” në çdo ministri, që mblidhte me çantë paratë e zeza, i akuzuar për një mijë e një gjëra nga mediat, por kurrë nga drejtësia, e deri te shantazhet e Argita Berishës, e cila, për një firmë të babait të saj kryeministër kërkonte 3 milionë euro.

Kanë qenë të njohura transferimet e parave nga Shqipëria drejt parajsave fiskale ose anasjelltas përmes firmës avokatore Malltezi – Kola, ku me një firmë lëviznin miliona euro të Fazlliqit, mikut përsonal të Berishës, serbo-boshnjakut mik të Bashës dhe të Argitës; ka qenë e njohur afera e CEZ, ku një njeri i panjohur tërheq në një ditë 5 milionë euro dhe ky është miku vetjak i Shkelzenit e jo vetëm i tij – këtu del emri tjetër i një funskionari të lartë që pas pak ditësh mund të jetë në Listën e Zezë -, ka qenë e njohur për të gjithë rruga e financimit të Liri Berishës, që u bë papritmas mikesha financiare e Taçit, njeriut të naftës, armikut të Berishës kur ishte ky në opozitë dhe mikut familjar kur u bë shefi i qeverisë; financimet e donacionet për të cilat asnjëherë nuk është dhënë llogari; të njohura kanë qenë për qeverinë e tashme rrugët e privatizimit të terrenit sportiv “Partizani”, të cilat u bënë edhe më të detajuara nga investigimet e pak gazetarëve kurajozë, ku është këmbë e kokë, me firmën e vjehrrit, dhëndrri Malltezi: të njohura kanë qenë investimet e Shkelzen Berishës, që kapin disa miliona euro, pikërisht pranë Gërdecit, ku ende vajtohet për 26 të vrarët e krimit të tij; pra, asgjë nuk ka qenë e mbuluar.

E pambuluar ka qenë edhe darka e “famshme” e Berishës në shtëpinë e Ilir Metës, pikërisht një natë para se të ishte gjyqi grotesk kundër “çështjes së bllokut 700 mijë euro”, e cila i dha edhe një goditje sistemit të drejtësisë, për të shpëtuar një bashkëpunëtor, me të cilin kishin të përbashkët fshehjen e aferave të mëdha. Për më tepër, nuk mund të harrohet tallja e Berishës me shqiptarët, duke e “qartësuar” vizitën me pasionin që paska e bija e Ilir Metës për politikën.

Të gjitha kanë qenë të ditura, zullumi ka qenë sheshit. Kjo i ka trazuar gjithnjë njerëzit e zakonshëm, të cilët jetojnë në një muaj me 400 euro, sa ka kushtuar një darkë e oligarkëve të politikës apo një shetitje njëditëshe e bosëve të drejtësisë. Pa folur për ata që jetojnë me gjysmën e kësaj shume, kur “Berishët” tallnin vetdijen njerëzore me pamje nga plazhet më të bukur të botës, me breçka dhe fustane nga firma të njohura, me blerje të pasurive të paluajtshme, që kapin shifra marramendëse.

Askush, jo vetëm nga sistemi i drejtësisë, por as nga institucionet financiare nuk e ka pyetur deri më tani se si është bërë blerja e vilave të shtrenjta nga pinjollët Berisha apo rreth tubuesit e tij; askush nuk e di se si është bërë Basha pronar i katër vilave në një vit; se si është bërë pronar Ilir Meta i vilave dhe shtëpive të banimit, me çfarë investimi jetojnë tre fëmijët e tij në Londër, si i kanë vënë pasuritë ministra e drejtorë të djeshëm e të sotëm – të gjitha këto sepse kjo klasë parapolitike e ka vënë drejtësinë nën këmbë.

Shembulli më i madh i shtypjes së saj është tani i ndëshkuar nga SHBA. I cilësuar, thuajse, kriminel.
Alibia e sistemit të kapur të drejtësisë, nuk qëndron më. Ka ardhur koha që të veprohet sa më fort, pa dhimbje dhe pa lëshime.

Drejtësia vonon, por nuk mund të harrojë. Ajo nuk ka përse të presë më që çështjet e saj t’i zgjidhë dikush tjetër. Sali Berisha nuk ka qenë njeriu i vetëm që ka sulmuar shtetin e së drejtës, që ka minuar proceset demokratike, pasuruar përmes korrupsionit dhe i ka shpallur luftë sistemit të drejtësisë dhe zhvillimeve pozitive në Shqipëri. Edhe një politikan tjetër, i lartë, është në radhë dhe tani kjo është bërë e ditur publikisht. Mungon vetëm emri i tij, por shumë kush mund ta marrë me mend se ku do të jetë goditja e domosdoshme dhe e pritur.

Thelbësore është se po vjen fundi i pandëshkueshmërisë. Ata që kanë sulmuar reformën e drejtësisë, pas ditës së sotme kanë marrë mesazhin e qartë se investitorët e saj politikë dhe financiarë nuk do e lënë në mesin e rrugës. Peshqit e mëdhenj po shohin se si po hidhen rrjetat dhe, përfaqësuesja e lartë e Amerikës në Shqipëri, në një emision TV e bëri të qartë edhe përgjegjësinë e atyre personave medialë që dinë dhe heshtin.

Drejtësia ka fjetur 30 vite në këtë vend, tani po e zgjojnë. Berisha është shembulli i parë, sepse ishte e keqja më e madhe e këtij vendi.

 

Share This Article
26 Comments
  • Gjushi me kembe te pastra apo toma me brekushe nuk i kane kerkuar te beje transparente evidencat, pasi jane kapur me presh nder duar.
    Sali ka 8 vjet qe si ka hyre gjemb ne kembe mbas kaurdise qe ka bere kur ka pasur pushtetin, por eshte politikisht korrekt me ligjin shqiptqr, pra ka alibi, aleat te forte dhe ka temperance me nderkombetaret. Nderkohe keta te tjeret jane komuniste te korruptuar qe korruptojne edhe veten qe mos i dale tjetrit qe mund ta kete te drejte.

    • Saliu eshte kapur me presh ne bythe vetem ata qe nuk duan ta shikojne thone se eshte i paster.Eshte aq i paster sa e piste ishte drejtesia tutor i se ciles ishte Saliu.
      Shqiptaret nuk jane qorra i kane dhene Saliut cfare meritonte ne te gjitha zgjedjet.Haroje Bashen eshte Saliu shkaku i degradimit poshterimit perdhunimit dhe humbjes ne vazhdimesi te PD.

    • cfare te beri… ata erdhen ne Vloreb pa arme….
      nuk u vra asnje nga shteti ne 97… madje u lane te lire nga qeverisja Berisha-Fino krimineletet te vrisnin te pa fajshem..

      ndersa per Bedriun… mos u nxito…. nuk e shkerdheu Rama, te cilin edhe ti e ke kritikuar si Saliun .. ,me te drejte,.. , perkundrazi ai e mbrojti deri me sot per 8 vite dhe e la te livadhiste..

        • Të vërtetat… ashtu siç kanë ndodhur.
          Informohu dhe do bindesh.
          Komenti im nuk ka lidhje me Saliun, i cili morri më në fund atë çka mbolli, sepse, Xhehnet e Xhehnem janë këtu..!!
          Shpresojmë.. Lutemi.., që kjo t’iu ndodhi kujtdo që i takon.
          Pastaj durroni filmi ka filluar mund të jetë dhe serial.
          Mos bëni gabimin e Salinistave që po i dalin për zot se ka 8 vite që nuk qeveris.
          Ai po paguan për ato vite e për një gjë më të madhe….”ka minuar demokracinë”…nuk eshtë pak… e mos bëni sikur ju ka shpëtuar nga sytë,, gjatë leximit të Blinken, kjo frazë.

    • Sic ke inicialin ashtu je dhe ne realitet. Ky termi ushtria Tropojane jane trillime te plehrave si puna juaj . Tropojanet nuk i kane shpallur lufte askujt sepse nuk kane pase arsye te luftojne me njeri por dije mire ama se K-te si puna jote i cojne te semes kur e gricin me tropojanet . Lufta virtuale tropojan me jug jane trillime pro Greko-Serbe dhe asgje me shume . Ai ishte nje sebep per te shperthyer depot e armeve nga disa ish-ushtarake dhe per te bere ate qe ndodhi ne 97 . Pse Saliu eshte tropojan nuk perfaqeson Tropojen o plehre se Tropoja ka pase dhe burra si Bajram Currin etj. qe ka mbrojte Nolin nga ushtrite Sllavo Serbe dhe qe plehra si puna juaj nuk ju intereson ti permendin.

      • Po si ndodhe që baza elektorale e Salih Berishes të përgjaket aq shum si të ndodhte lufta e vërtetë si askun tjetër pastaj nëse ndodh ndonji krim i madh 90% aty qëllon dikush nga Tropoja

  • Do ishte sukses nese shqiptaret vete tua tregonin vendin te korruptuarve te tyre. Sa per amerikanet, ata prodhojne, perdorin dhe me pas hedhin ne kosh te mbeturinave.

  • Nje shkrim i shkelqyer, konciz dhe i drejtperdrejte!
    Ju lumte Zoti Islami!
    Dita sotme, Dite historike per Shqiperine tone!!!
    Loni

  • Shqiptaret tashme jane mesuar tju serviret gjithmone nje racion ne emer te Saliut, nje ne emer te Lulit, nje ne emer te Metes, dhe nje ne emer te Ramutit.
    Bedriu sapo lyen me gjalpe racionin e Ramutit .
    Kushedi, ka harruar qe Berisha nuk eshte emigrant ne Shba

    • Sa me shume mut i permend Rames e sa me shume mut ha ti , aq me shume vota merr Rama . Vazhdo , vazhdo , se Ramen aty e ke edhe per nja dy legjislatura , keshtu qe e ke te sigurte ngrenien e mutit edhe per nja 8 vjet . Te befte mire !

      • Bravo “patrioti” ! Plehra @ mire e ka bere hak shume me teper se kaq . Idjot qe , ne dy-tri fjale , njeren e ka ” mut ” dhe nuk e heq nga goja , se i eshte bere ushqim jetik .

  • bedri
    ““SHBA e bëri të vetën, Rama mbajti kryepremtimin që kishim menduar gabimisht se e harroi, shqiptarët presin sot që SPAK të nisë hetimet kryesisht””
    je i sigurtë për këtë titull që i ke vendosur shkrimit tënd??
    pra që “Rama mbajti kryepremtimin që kishim menduar gabimisht se e harroi”??
    sepse nga rama nuk kemi dëgjuar a lexuar asgjë,përveç “rilindjen e thumanës”!!
    deri në këto momente që po shkruaj,rama nuk ka thënë asgjë!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    deri në këtë moment ka folur SHBAja!!
    por mos harro se SHBAja foli dhe për tom doshin dhe rama e mbrojti!!
    bedri,ti je pjesë e propagandës së ramës dhe do ti interpertosh gjërat si do ti,por a do të ishe aq i “ndershëm” sa hiqesh këtu dhe pas disa muajsh??ja ashtu nga shtatori kur të jetë krijuar qeveria e re??
    nuk ma merr mëndja!!
    do ta dredhësh bythën si të gjithë!!
    bedri,ti e di mirë;nëse nuk e di,do të thotë se je një ushtar i rëndomtë e i zellshëm shahu;se piksynimi i raës dhe amerikës është meta!!ai duhet të bëhet kurban!jo se ju plas bytha për vjedhjet e tij,por duhet ti japin një diçka,një kockë,për të mbllaçitur këtij populli idiot,ku kemi nderin të bëjmë pjesë unë dhe ti!
    bedri,duhet të jemi ne shqipot primitivë që duhet të qytetarizohemi,për të drejtuar punët tona!nuk duhet të jetë BE e SHBA!!
    bullgaria e rumania kanë 20 vjet në BE dhe nuk kanë ndryshuar asgjë në politikën e tyre halldupe,ballkanike!kroacia ka gjysmën e tyre dhe të vetmin ndryshim me ta ka “sanaderrin”(likja do të jetë për ne)e korrupsioni atje ku ishte është!!
    një eufori e tmerrshme,por që do të na i lini pas!!
    euforia është e bukur,adrenalina që qarkullon në trup në ato momente është 100 X më e fuqishme se çdo drogë,por dihet fare mirë që pasi ka kaluar euforia dhe prodhimi i adrenalinës,vjen një lodhje që nuk të lë të qëndrosh në këmbë,vjen një depresion psiqik edhe më i madh se ai që kishim para euforisë!!
    VK o bedri,ti bëj propagandën tënde,ne shfryjmë inatin tonë!!
    punë shpiragu!mal me rripa,rripa!!
    vetëm se po na i hipni vetëm ju!!ne siduket nuk na vej rradha kurrë!

  • Jam dakord me komentuesin Loni qe shkruan se dita e sotme eshte DITE HISTORIKE per Shqiperine.
    Kjo dite vjen pas 28 nentorit1912,sepse Shqiperia u clirua nga Djalli.

  • Shqiptaret po I vret korrupsioni dhe mungesa e shtetit mos e harroni kete….sa per kte vendim ham dakort…por duhet per te gjithe te korruptuarit e familjaret e tyre jo vetem nga USA por dhe nga BE….vetem ne Rusi te shkojne

  • Shume i sakte Bedri….megjithese shqiptareve u ka humbur durimi….hajt terheqte kemben zvarre i thone fjales

  • Mesohuni shqiptare te njihni rrugen, luftrat, perpkekjet, deshtimet dhe suksese e demokracise amerikane. Duhet ta njohim historine e tyre qe ne shqiptaret te orjentohem e te ecim ne rrugen e duhur.
    Degjoje e lexoje shume komente, tani mbas nje deklarate te DASH, mbi shpalljen e Berishes non grada. Befosohem kur degjoje e lexoje nje allakatje qe nuk i sherben interesit kombetar. Kjo qe beri DASH eshte nje mesazh qe tregon se kapitulli I kaubojsave politikan ne Shqiperi u mbyll. Ndeshkimi do jet pjese e politikave per te mbyllura nje tranzicjon shume te dhimshem per shqiptaret. Koha do ta vertetoje, se rruga e ndjekur nga ne, pas vendosjes se demokracise, ka patur qysh ne fillesat e saj gabime qe kane renduar e penguar prespektivat qe hapi ndryshim i sistemit. Te marresh ne brojtje personat, qe kane pasur nje peshe kryesore ne kete tranzicjon, eshte te mos pranojme ndryshimin dhe vendosjen e demokracise.
    Syte shqiptaret te mos i ndajne nga Aleati yne qe potencjalishte ka vlera te medhja per ndryshim. Azgje nuk duhet te vihet ne dyshim nga ato qe ata rekomandojne e deklarojne. Jane interesa madhore dy palshe qe ne na bashkojne me ta. Rajoni yne sot ka rendesi te vecant qe u duhen dhene zgjidhje shume ceshtje te se shkuares. Ballkani mbetet nyja me delicate ne Rajon dhe me gjere. Nga zgjidhje e tyre popullit shqiptare, qe jeton ne Ballkan, do te dali i fituar vetem nepermjet mbeshtetje amerikane. Te vesh ne dyshim ato cka bene e rekomandojne SH. B. A. eshte te mos pranosh ndryshimin qe te afrohet. Alibit dhe llafollogjija, qe ka shpethyer pas deklarates se DASH, nuk ndihmon demokracise e ndryshimin qe ne kemi shume nevoje. Kyci qendron se tani u hapet rruga e gjukimit te mos ndeshkimit.

    • potencialisht, moj shoqja dramaturge, E bere drama aristoteliane kete te shkret vize turisitke te Berishes.
      Mbahuni more popull. Asgje nuk ka ndodhur, jo azgje
      Kur ka qene Berisha ne Amerike, dhe kur e kish ne plan te shkonte, qe ja paska prishur punen Amerika?
      A i keni mend ne koke, apo oburra, me valen e budallenjve te gjithe.

      • Hajvani me i madh nga te gjithe komentuesit ketu , eshte ky mutreli . Po pse more idiot (ne fuqi te dhjete) , mos valle behet fjale ketu per nje vize te Saliut per ne SHBA ? Jo more gomar gojefelliqur (pjelle berishiane) , viza per ne SHBA , Saliut i eshte mohuar qysh para 3 vjetesh nga Ambasada Amerikane dhe kete e ka permendur Rama publikisht ne Parlament aso kohe . Ketu behet fjale per diskreditimin dhe turperimin para gjithe botes nga Departamenti i Shtetit Amerikan , i nje familjeje dhe nje krimineli te korruptuar me pasurite publike te Shqiperise qe i ka vene minat demokracise shqiptare . Akuza me te renda per nje ish president e kryeminister te nje vendi , nuk mund te gjesh . Dhe fryma e nenkuptuar e akuzave te SHBA-ve , eshte , qe ai duhet te jape llogari para organeve kopetente te Shqiperise , pra e pret burgu . Tani ti mutrel , sipas zakonit qe ke , i infektuar perjetesisht me gjuhen e qelbur berishiane , fillo e mbushe me mut komentin tend , siç ke bere vazhdimisht . Hajt ne te sat eme .

        • Ama te kish ngelur peng diskreditimi i Saliut ty?
          Epo rrace muti e debilash qe ngelet tere jeten.
          Po akoma Ameriken do prisni tjua tregoje kush eshte Berisha?
          Une e mbush me mut ate qe eshte, muti 30 vjecar i politikes shqiptare, dhe kermave qe e hane me zell te jashtezakonshem, si puna jote o rilindas ramut i Devollit

  • jam dakort me gjithcka ge shkruhet ne artikull pervec dafinave qe autori i ve EDI RAMES se pa vullnetin etij kjo gje sdo kishte ndodhur….nderkohe qe mendoj qe EDI RAMA I NGJAN SALI BERISHES SI VEZA VEZES…..DHE DUHET TE JAPE LLOGARI KUR TI VIJE RRADHA PER BEMAT E VETA … DHE MOS KUJTOJE SE SHPALLJA NON GRATA E BERISHES KONVERTOHET NE NOTEN 10 PER TE…

    • Ore çfarë po thoni? Mos vallë Saliu u thirr apo u akuzua nga ndonjë gjykatë amerikane apo nga ndonjë gjykatë shqiptare? kjo ‘non grata’ nuk është ndonjë gjë e madhe,makari të jetë si një kthesë për të bërë drejtësi në Shqipëri por nuk ma do mendja sepse nuk është vetëm një Sali që ka marrë më qafë shqiptarët, nëse do të bëhet drejtësi Edi Rama direkt futet në të njëjtin kafaz me Saliun sepse në 8 vitet e qeverisjes së Edit Saliut nuk i hyri një gjëmb në këmbë kështu këto supozimet e ‘Bedriut’ sikur Rama e përmbushi premtimin hidhjani maces se nuk i ha njeri.. Edi Rama duhet të përgjigjet për zbrazjen e Shqipërisë me anë të politikave djallëzore , duhet të përgjigjet për ‘miqësinë’ e ngushtë me serbë e grekë duhet të përgjigjet për “non paper’ me trojet e Kosovës duhet të përgjigjet për deklaratat e ish min të jashtëm grek Nikos Koxhias ku thuhet se ministria e jashtme greke dispononte një fond prej 50 mln euro për të kontrolluar situatën politike në Shqipëri median shqiptare si dhe kishën ortodokse Shqiptare, Edi Rama duhet të japi llogari përse u ofroi shqiptarëve për president një person të korruptuar dhe të kapur në flagrancë.. Saliu dihet që është plehrë por Edi Rama është shumë herë më plehrë se Saliu sepse arriti të fuqizonte tmerrësisht kalanë e korrupsionit..nuk e di nëse do të bëhet vërtetë drejtësi apo jo por me spakun apo me ato vari leshtë e tjera askush nuk beson tek drejtësia e Edi Ramës, këta janë të gjithë bashkë dhe kanë përkrahjen e sërbëve dhe grekëve sepse janë të korruptuar prej tyre, kjo non grata amerikane le të shërbejë si një shkëndijë që populli të ngrihet deri sa këta sharlatanë ti dorëzohen drejtësisë,jo drejtësisë shqiptare sepse ajo nuk ekziston por meqënëse e filloi Amerika le ti shkojë deri në fund gjërave, pastaj le të dalin’Bedrinjtë’ e të bëjnë gam gam si të duan..

  • Jo e beri Bideni , ky mik i vjeter i shqiptareve jo komuniste n’amerike dje, qe njeh shqiptare te vertete, atdhetare qe sakrifikuan pasurine edhe jeten e tyre si vellezerit Bytyqi per Atdhe, e ai nuk e perzin shqiptarine me horrat qe kemi ne maje te politikes shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *