SHBA e hoqi nga tregu pudrën “Johnson & Johnson” për fëmijë; shkaktonte kancer

Leda Hysa

Marka e famshme e pudrës për fëmijë “Johnson dhe Johnson” ka njoftuar se do të ndërpresë shitjet në SHBA. Vendimi vjen ndërsa shitjet e pudrës së famshme kanë rënë, sidomos pasi 20 mijë njerëz ngritën padi kundër firmës duke denoncuar se produkti i tyre u kishte shkaktuar tumore.

Kathleen Widner, kryetare e njësisë së konsumatorit të kësaj kompanie në Amerikën e Veriut tha se vendimi për të ndërprerë shitjen e produktit ishte një vendim “tregtar” me kompaninë që rivlerësoi produktet e saj në vazhdën e koronavirusit.

Kompania tha në një deklaratë për CNBC se ajo ‘mbetet e sigurt në garancinë që kjo pudër me bazë talku i ofron bebeve’.

A shkakton pluhuri i talkut kancer?

Nuk ka asnjë provë të shpejtë për të vërtetuar këtë gjë, por Shoqata Amerikane e Kancerit ka thënë që ka pasur studime të rasteve të cilat tregojnë se ekziston një lidhje në mes.

Më parë u tha se talku mund të shkaktojë kancer të vezoreve nëse grimcat udhëtojnë nëpër vaginë, mitër dhe tubat fallopiane në vezore, por gjetjet nga studimet nuk janë shumë bindëse.

“Shumë studime te gratë kanë parë lidhjen e mundshme midis pluhurit të talkut dhe kancerit të vezores. Gjetjet kanë qenë të përziera, me disa studime që raportojnë një rrezik paksa të rritur mes pluhurit dhe kancerit”, tha Shoqata Amerikane e Kancerit në 2017-ën.

Komentet erdhën pasi një grua amerikane, Eva Echeverria, fitoi një padi kundër Johnson dhe Johnson në po të njëjtin vit, duke denoncuar se ajo pësoi kancer të vezores pas shumë viteve përdorimi të pudrës së kësaj firme.

Sidoqoftë, edhe nëse ekziston rreziku, ka të ngjarë të jetë mjaft i vogël. Nga çfarë është i përbërë pluhuri i talkut? Pluhuri i talkut ka bazë talku, një mineral i cili përbëhet kryesisht nga magnezi, silikoni dhe oksigjeni. Pluhuri thith lagështinë dhe ndihmon në ndërprerjen e fërkimeve.

Në formën e tij natyrore, disa talqe përmbajnë asbest, i cili dihet se shkakton kancere në dhe rreth mushkërive kur thithet.

 

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • produket shpikur nga amerikane kane primare fitimin jo sigurine konsumatore.
    Amerika eshte e madhe per parate po aq sa per indiferencen ndaj jetes se njeriut. keto te dyja dihet se shkojne paralel.

  • A shkakton kancer pluhuri i talkut? Nuk ka prova te shpejta- thote gazeta.
    Prova te shpejta o gazetar!? Kam degjuar lloj lloj idiotesish, por prove te shpejte nuk e kam lexuar. .
    Sa per dijeni, India ka 10 vjet qe e ka ndaluar perdorimin e talkut, dhe te shampove per femije Jhonson& Jhonson. Bile ka patur dhe proces gjyqesor per demshperblim te viktimabe te kancerit.
    Ka vite qe e ka akuzuar J&J me prova te “shpejta”. Dhe, me sa mbaj mend. J&J ka paguar nje vlere disa qindra milione per demin.
    Prova te shpejta, per debile te vonuar nuk ka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *