SHBA fillon bisedimet me Kubën për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike

Ornela

Funksionarë amerikanë kanë pohuar për agjencinë e lajmeve, “AP”, që SHBA dhe Kuba do të fillojnë bisedimet për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet diplomatike.

Bëhet fjalë për ndryshimin më sinjifikativ në politikën e Shteteve të Bashkuara kundrejt ishullit në dekadat e fundit. Funksionarët pohojnë gjithashtu se SHBA po merr në konsideratë që të hapë një ambasadë në Havana në muajt e ardhshëm.

Këto hapa janë pjesë e një marrëveshjeje mes SHBA-së dhe Kubës që përfshin lirimin e amerikanit Alan Gorss dhe tre kubanëve të burgosur në Florida për spiunazh.

Senatori republikan për Floridan, Marco Rubio, tha se marrëveshja përfshin normalizimin e marrëdhënieve bankare dhe tregtare me Kubën. Pas 5 vitesh në burg, Alan Gross është liruar në Kubë dje me kërkesë të Uashingtonit.

Amerikani 64 vjeç u dënua me 15 vjet burg në Kubë kur tentoi të krijojë një shërbim ilegal interneti në ishull. Gross ishte një nënkontraktues i USAID dhe u arrestua në udhëtimin e tij të pestë në Kubë. /O.J

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *