Shtetet e Bashkuara kanë bërë hapin e premtuar në luftën e tyre kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik (SI) në Irak. Siç është konfirmuar nga ana e Komandës Qendrore (Centcom) të hënën në mbrëmje, avionët amerikanë bombarduan pozicionet e grupit islamik afër Bagdadit.
Operacioni i përgjigjet njoftimit që bëri më pak se një javë më parë Presidenti Barack Obama që hoqi kufizimet për sulme ajrore kundër SI, të cilat që nga fillimi i gushtit ishin kufizuar me mbrojtje të personelit dhe interesave amerikane në Irak, apo në mbështetje të misioneve humanitare.
Sulmet u bënë të njohura në të njëjtën ditë që Shtetet e Bashkuara dhe 30 shtete ranë dakord në Paris, që të përdorin “të gjitha mjetet, duke përfshirë edhe ushtrinë” kundër grupit terrorist. “Sulmi ajror në jugperëndim të Bagdadit ishte i pari i realizuar si pjesë e përpjekjeve tona të zgjeruara përtej mbrojtjes së personelit dhe misioneve humanitare, për të sulmuar objektivat e SI ndërkohë që forcat irakiane kalojnë në ofensivë, ashtu siç e përshkroi Presidenti të mërkurën e kaluar”, tha Centcom në një deklaratë.
Sipas të dhënave zyrtare objektivi i sulmit të parë në këtë fazë të re pati për qëllim “një pozicion luftimi të SI në jugperëndim të Bagdadit që po qëllonte kundër personelit të forcave të Sigurisë Irakiane”. Në fjalimin e tij drejtuar kombit për të përshkruar “strategjinë” e Shteteve të Bashkuara për të “degraduar dhe për të shkatërruar përfundimisht SI”, Obama njoftoi më 10 shtator se kishte urdhëruar fillimin e një “fushate sistematike sulmesh ajrore kundër terroristëve” që në rastin e Irakut do të shkojnë “përtej mbrojtjes së stafit tonë dhe misioneve humanitare, për të sulmuar objektivat e SI”.
Presidenti i SHBA-së tha gjithashtu se lufta kundër Shtetit Islamik nuk është e kufizuar në Irak, por mund të shtrihet edhe në Siri. Si pasojë e sulmeve janë shkatërruar 6 automjete të militantëve në pranë malit Sinjar dhe një pozicion luftimi. Përveç llojit të ri të sulmit ofensiv pranë Bagdadit, forca ajrore amerikane bombarduan pozicionet e SI jashtë qytetit kurd Sinjar, duke e çuar numrin e misioneve në Irak që nga fillimi të gushtit në 162 .

Ky eshte nje mision Historik nje perballje me te Keqen qe kercenon njerzimin dhe e vlen te mbeshtetet, te sunvensionohet te fitoje e mira , dashuria per jeten, ngaj egersise dhunes .
edhe keshtu do ndodhe me cdo kosto e cmim , nen drejtimin e Sh . B . A e Perendimit
Shtetet e BE mos bejne sehirxhiun,po te dergojne trupa kunder terroristeve ne mbeshtetje te ShBA.Ato xhami qe ngreni ju ne Londer dhe Bruksel jane frymezueset e krimineleve gjakatare ne emer te sharlataneve mesjetare.Vlerat e qyteterimit dhe kultures Evropjane mund te shkaterrohen brenda dites nga keta rreckamane islamike te pasuruar ne perendim,.Vijne me varka e gomone si minjte per tu pasuruar me cdo mjet rrugeve te Europes dhe kthehen me kallashe dhe mina per te hedhur ne ere qyteterimin perendimor.
USA dhe Perendimi po korrin ate cfare mbollen disa vite me pare. Te gjitha keto grupe terroristesh u financian dhe u armatosen nga vete perendimi, ne ate te quajtur Pranvera Árabe, tani jane aq shume grupe sa ató nuk u brinden me arkitekteve qe i mbeshteten. Edhe kurdet para pak vitesh ishin rrezik dhe i sulmonin, kryetari i tyre i PPK, Ocalan eshte i denuar me burgim te perjetshem, nga ai me vdekje qe u dha ne fillim, ndersa tani jane vete USA dhe Perendimi qe per interesat e tyre po i furnizojne me armé dhe $. Nuk do te jete e larget dita kur kurdet si popull rreth 20 milion banore te shtrire ne 5 shtete, Perendimi dhe USA do ti kene kunder, ata kerkojne te formojne shtetin e tyre te enderuar KURTISTAN.