Një mjet lundrues është mbytur në një liqen në Misuri të SHBA, duke lënë 11 të vdekur.
Mjeti i njohur si “Barka e Rosës” po transportonte 31 turistë në liqenin Table Rock, në afërsi të qytezës turistike Branson, kur u përmbys.
Moti i keq mbi liqen duket se ishte shkak i kësaj tragjedie, por hetimet ende nuk kanë nisur, pasi autoritetet lokale janë përqendruar në gjetjen e 5 personave të humbur.
7 pasagjerë të tjerë të barkës u dërguan në spital me plagë serioze.
Autoritetet lokale thanë se banorët e zonës ishin lajmëruar për motin e keq, por duket se barkat turistike vazhduan gjithsesi me programin e tyre. Fatkeqësisht, njëra prej tyre nuk mundi t’ia dalë.
l.h/ dita

Keqardhje e madhe, pergjegjesi e padiskutueshe e drejtuesve te varkes, nuk e kane per here te pare qe lundrojne, si nuk i kane marre pasysh lajmerimet per mot te keq.
Ne foto shikohet qarte qe shumica e turisteve nuk kane te veshura veshjet e sigurise per rast fatkeqesie, pra permbytje te varkes.