SHBA gati t’i dërgojë Ukrainës armatime

Dita

Presidenti Barack Obama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel thanë se agresioni rus në Ukrainë vetëm se ka forcuar unitetin mes SHBA dhe Evropës, ndërkohë që ata peshojnë alternativën e rigjallërimit të një plani paqeje për t’i dhënë fund konfliktit.

Megjithatë, në konferencën e përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama mbajti të hapur mundësinë që, në qoftë se një raund i ri diplomacie gjatë kësaj jave dështon, SHBA mund t’i dërgojnë Ukrainës armatime mbrojtëse. Presidenti tha se ai ende nuk ka marrë një vendim mbi ndihmën me armë luftarake për Ukrainën, por ekipi i tij po shqyrton nëse ka gjëra të tjera që mund të bëhen për të ndihmuar Ukrainën të forcojë mbrojtjen e saj përballë agresionit rus.

Zonja Merkel dhe udhëheqës të tjerë evropianë kundërshtojnë me forcë  armatosjen e Ukrainës, pjesërisht për shkak të shqetësimit se kjo mund të çojë në një luftë me Rusinë përmes palëve të treta.

Share This Article
5 Comments
  • I KEMI KTHYER NE MUZE, S’KA VEND ME, ATO TA PALLATEVE JANE ZENE ME PLEHRA OSE ME PALLATE TE REJA MBI TO. VETEM MALET, EDHE ATO TE ZVESHURA, MUND TE NA STREHOJNE POPULLIN, S’KA VEND TJETER.

  • amerika duhet ta shoh realitetin dhe jo te bej si kur nuk shikon,, ne europe pervecse anglezet dhe shqiptaret nuk e don tjeter kush,, anglezet i lidh gjaku ndersa neve na lidh i njejti armik, pra kemi armik te njejte sllavet ,fjala armiku i armikut tim eshte miku im nuk eshte then kot,, amerika duhet ta shohin ne interesin e saj nje shqiperi etnike, pra duhet te punoj fort per bashkimin e trojeve shqiptare dhe ta fuqizoj si ekonomikisht ashtu edhe ushtarakisht, vetem rraca shqiptare e armatusur ne mynyre te barabarte u ben zbor sllaveve, pra amerika vetem ti mbajne me buk dhe armatim shqiptaret se luften e bejme vete pastaj, amerika te merret me pune tjeter, nuk eshte zgjidhje armatosja e vllaut rus sic jan ukrahinasit, zgjidhja eshte armatosja e shqiptareve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *