SHBA, gjykatësja e Supremes denigron Trumpin. Ky i kërkon dorëheqjen

Dita

Ajo është 83-vjeçare, gjykatëse nga më të vjetrat liberale e Gjykatës Supreme amerikane, por profesioni nuk e ka penguar të kritikojë kandidatin me të gjitha gjasat për president nga ana e republikanëve, Donald Trump. Dhe jo vetëm një herë, por në disa intervista radhazi.

Kjo është bërë shkak që manjati i pasurive të paluajtshme të publikojë një status në rrjetin e tij social “Twitter”, me anë të të cilit i ka kërkuar gjykatëses të dorëhiqet. Bëhet fjalë për Bader Ginsburg, ndaj së cilës Trump thotë se “ka bërë deklarata politike shumë të pamenduara” e për këtë arsye duhet të japë dorëheqjen.

Thirrja e tij erdhi pasi Ginsburg shkoi përtej sinqeritetit të saj të zakonshëm për të denigruar kandidatin Trump në një seri intervistash. Kritikët e saj thonë se gjykatësja liberale ka rrezikuar karrierën e saj dhe trashëgiminë me fyerjet e rënda ndaj Trumpit.

“Ai është një mashtrues – tha gjykatësja Ginsburg për CNN gjatë së hënës. – Ai nuk gëzon përputhshmëri me idetë e tij. Thotë gjithçka i vjen në mendje momentalisht dhe nuk mendohet dy herë. Ka një ego të paparë”.

Ndërkohë, në një intervistë të fundit në “New York Times”, gjykatësja Ginsburg ka thënë gjithashtu se një presidencë nën drejtimin e Trumpit do të ishte e paimagjinueshme.

“Nuk mund ta imagjinoj sesi do të jetë ky vend. Nuk mund ta imagjinoj se çfarë vendi do të jetë me Donald Trumpin si presidentin tonë”, është shprehur ajo. “Për vendin do të duhen vite të tëra rimëkëmbje, ndërsa për gjykatën… as nuk dua të ankohem për këtë gjë”.

Gjykatësja Ginsburg ka bërë madje edhe një deklaratë të frikshme, duke thënë se do të transferohej në Zelandën e Re, nëse Trump do të fitonte zgjedhjet dhe do të futej në Shtëpinë e Bardhë.

Të martën, Trump është kundërpërgjigjur, duke i thënë “New York Times” se është “tmerrësisht e papërshtatshme që një gjykatëse e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara të përfshihej në një fushatë politike”.

Kandidati republikan shtoi më tej se deklaratat e saj ishin një “turp për gjykatën” dhe këmbënguli se ajo duhet të kërkojë falje.

Në këtë mes ka ndërhyrë edhe kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Paul Ryan, i cili është shprehur se deklaratat e gjykatëses zbuluan “paragjykimet” që ka ajo, teksa foli për CNN gjatë së mërkurës.

Ginsburg është gjykatësja më e vjetër e Supremes amerikane dhe do të jetë një prej tre gjykatësve mbi të 78-at ditën e zgjedhjeve më 23 nëntor. Gjykatësi Anthony Kennedy do të mbushë 80 vjeç gjatë këtij muaji, ndërsa Stephen Breyer pritet të festojë 78-vjetorin në gusht.

Share This Article
3 Comments
  • KJO SHEFJA DHA VENDIMIN E MEPOSHTEM

    “NE SHBA NUK KA LIMITE FINANCIARE SE SA MUND TE FINANCOJNE TE INTERESUARIT NE FUSHATAT ZGJEDHORE”.

    KJO JO SHUME LARG POR 6-7 VITE ME PARE.

    CDO GJE ESHTE E KORRUPTUAR NGA ELITA.

    SA PER STATISTIKE, KILLARY KA MBLEDHUR 10-FISHIN E FONDEVE QE KA MBLEDHUR TRUMP, DHE KINI PARASYSH SE NJE PJESE TE MIRE E KA DEKLARUAR SE E KA VENE NE DISPOZICION NGA PASURIA E TIJ.

    VETEM GEORGE SOROS KA HEDHUR DERI TANI 60-70 MILION DOLLAR PER KILLARY, TE JENI TE SIGURT SE NUK I HEDH PER AMERIKEN, POR PER INTERESIN E TIJ.

    VETEM FITORJA E TRUMP SJELL NJE MUNDESI QE AMERIKA TE SHKEPUTET NGA DHEMBET E PESHKAQENEVE TE MEDHENJ.

    BRITANIKET E BENE KETE ZGJEDHJE ME BREXIT, TANI U TAKON AMERIKANEVE.

  • GJYQTARJA QE PARA 6 VITESH, DHA VENDIMIN QE HEQ KUFIZIMET SE SA PARA MUND TE SPONSORIZOHEN NEPER FUSHATA ZGJEDHORE NE AMERIKE.

    KONKRETISHT SHUMA E PARAVE TE MBLEDHURA NGA KLINTONAT ESHTE 10-FISHI I SHUMES SE DONALD TRUMP.

    VETEM GEORGE SOROS (QE ESHTE SPONSORI ME I MADH TEK I KILLARISE), KA HEDHUR 60-70 MILION DOLLAR.

    NJE GJE ESHTE E SIGURT, AI I HEDH PER TI SHUMEFISHUAR NE KURRIZ TE POPULLIT TRIM DHE HEROIK.

    KJO ESHTE PER NE BURG, E JO PER TE FOLUR ME.

    TRUMP ESHTE E VETMJA SHPRESE E AMERIKES PER TU SHKEPUTUR NGA “KTHETRAT” QE E KANE MBERTHYER, DHE QE NE FUND DO TA COJNE NE GREMINE.

  • Gjykatesja Ginsburg shkon ne pune me pampers. kjo nuk i hyn ne pune as dreqit, me cfare shikohet kesaj te rrjedhures i duhet vene edhe nje pampers ne goje.
    Ne themi qe Amerikanet jane kampionet e demokracise dhe kane nje sistem te pa-varur nga politika.
    Aka ku te shkoje me keq qe nje anetare e Gjykates Supreme eshte e angazhuar me politike dhe nderhyn ne fushaten zgjedhore per Presodent.
    Ne kerkojme qe Amerikanet te na reformojne Padrejtesine shqiptare qe e ka kapur per fyti politika dhe dhendri i Serbise Salehi

  • Jam shume I lumtur Arben qe te shoh duke I pritur shuren Djallit Trump. Po taksat per disa vjet qe nuk ka paguar ky hajdut qe arijn ne dy, tre billion dollare qe nuk I ka paguar per reth 20 vjet.Pardje dhe Dje a pe se si e priti populli amerikan kete President. Miliona gra ne gjithe boten shprehen urejtje per ate, me se nje million ne Amerike. Gjykatsja Ginsburg eshte e nderuar ketu ne Amerike.Perdor trurin jo kembet more byrazer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *