SHBA po heton ekzistencën e mundshme të një strukture korrupsioni në gjirin e Kombeve të Bashkuara, ku zyrtarë të lartë kanë marrë ryshfet nga biznesmenë kinezë, sipas Wall Street Journal.
Sipas gazetës njujorkeze, që citon burime të afërta me hetimin, pagesat e pretenduara lidhen me zhvillimin e sektorit të pasurive të patundshme në Makau (Kinë).
Arrestimet e një manjati të pasurive të patundshme në muajt e fundit në ish-koloninë portugeze dhe asistentit të tij janë të lidhur me skemën e mashtrimit.
Manjati i pasurive të patundshme në Makau, John Ashe, ish-ambasador në OKB nga Antigua dhe Barbuda, i cili ka kryesuar Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në vitet 2013-2014, akuzohet përmes një aktpadie të dorëzuar në gjykatën federale të Nju Jorkut, për marrjen e mbi 1.3 milionë dollarëve ryshfet nga biznesmenë kinezë, përfshi këtu edhe sipërmarrësin Ng Lap Seng.
Hulumtimi, i udhëhequr nga zyra e prokurorit të distriktit të jugut në New York, Preet Bharara, dhe nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) fokusohet në dhënien e pretenduar të ryshfeteve nga biznesmenët kinez ndaj funksionarëve të OKB.
Burimet kërkimore nuk kanë specifikuar saktësisht se si funksionon skema e dyshuar për korrupsion. 19 shtatorin e kaluar u arrestuan manjati i pasurive të patundshme të Macao, Ng Lap Seng dhe ndihmësi i tij, Jeff C. Yin, të akuzuar për mashtrim të autoriteteve doganore amerikane në lidhje me përfitimin e mbi 4,5 milionë dollarë cash që i kishte futur në SHBA që nga viti 2013.
Manjati i arrestuar është presidenti i grupit Sun Kian IP, një korporatë private me seli në Makao, e cila ka një fondacion në Nju Jork. Grupi gjithashtu ka ndikim të madh politik si në Makao ashtu dhe në qeverinë e Pekinit.
Nëpërmjet fondacionit dhe personalisht Ng ka punuar në mënyrë të përsëritur me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Bashkëpunim Jug-Jug, e dedikuar për promovimin e marrëveshjeve ekonomike dhe politike midis vendeve në zhvillim.
Në dokumentet që drejtësia amerikane ka paraqitur kundër Ng dhe Yin shuma që ata kanë transferua në SHBA me destinacion subjekteve që nga viti 2010 llogaritet më shumë se 19 milionë dollarë.
Sekretari aktual i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon është shfaqur tepër “i shokuar dhe i shqetësuar” nga këto akuza, të paktën nga sa ka bërë të ditur zëdhënësi i tij, Stephane Dujarric. Kombet e Bashkuara nuk ishin paralajmëruar më herët për këtë hetim – shtoi Dujarric, – por do të bashkëpunojë nëse do të kontaktohet nga krerët e hetimit.
