SHBA, humb jetën në aksident 25-vjeçarja nga Korça

Ornela

Një aksident tragjik i ka marrë jetën 25-vjeçares shqiptare, Klivja Çaçi e cila jetonte në Amerikë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:30 të mëngjesit në Livonia, Westland.

Çaçi nga qyteti i Korçës, po udhëtonte me makinën e saj tip ‘Chevrolet’ por një tentative e saj për të kaluar në anën tjetër të rrugës i ka kushtuar jetën, pasi ajo humbi kontrollin e automjetit.  Çaçi kishte shkuar në Amerikë më Lotarinë Amerikane, para dy vitesh.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit fatal ka qenë humbja e kontrollit.

Familjarët e së resë kanë bërë një apel për ndihmë, për të sjell trupin e vajzës së tyre në atdhe.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *