SHBA i hap rrugë Turqisë, gati operacionet kundër kurdëve

Ornela

SHBA do të mënjanohet për të lejuar operacionet e mundshme turke kundër forcave të udhëhequra nga kurdët në Sirinë verilindore.

Vendimi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë në një ndryshim të dukshëm kursi.

Milicitë kurde kanë qenë thelbësore në mundjen e shtetit islamik në Siri, por Turqia i konsideron ato si terroriste. SHBA që ka me qindra trupa në zonën kufitare, mësohet se ka nisur ti tërheqë ato.

Luftëtarët YPG kurdë deri më tani kanë marrë mbështetje domethënëse nga SHBA dhe kanë dënuar tërheqjen e trupave amerikane. Në janar, presidenti Trump kish kërcënuar se do të shkatërronte Turqinë ekonomikisht nëse ajo do të sulmonte trupat kurde.

Sidoqoftë, në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, të lëshuar të dielën, nuk kishte referenca ndaj YPG. Deklarata pason një telefonatë mes presidentit Donald Trump dhe atij Recep Tayip Erdogan.

Në të nënvizohej: Turqia shpejt do të avancojë me operacionin e saj të planifikuar prej kohësh në Sirinë veriore. Forcat e armatosura amerikane nuk do të mbështesin dhe as nuk do të përfshihen në operacion dhe pas mundjes së kalifatit territorial të ISIS nuk do të jenë më prezente në zonë.

Shtëpia e Bardhë tha edhe se Turqia do të marrë përsipër përgjegjësinë për luftëtarët e ISIS-it të kapur nga forcat kurde gjatë dy viteve të shkuara. Qeveria amerikane i ka bërë presion Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane, nga të cilat kanë ardhur shumë luftëtarë të ISIS tashmë të kapur, që ti marrin pas ata, por ato kanë refuzuar. SHBA nuk do ti mbajnë ata për vite e vite në kurriz të taksapaguesve amerikanë- tha Shtëpia e Bardhë.

 

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • mos ja beni kete kurdeve.Jane sakrifikuar nje jete te tere.Felliqesirat e ISIS kurdet i mbajten mbi kurriz.
    Luften kunder felliqsirave islamike e bene kurdet.
    Xhihadistet i dergoi ne Siri Turqia,i financoi Turqia,i frymezoi Turqia.
    Kurdet kane 200 vjet qe luftojne kunder pushtuesit turk.,Jane vendas,pasardhes te Hititeve te lashte,qe ne kohen e Egjyptit.Jane Indoeuropiane.
    Mos ua beni kurdeve kete padrejtesi historike.
    Ata meritojne shtetin e tyre.

    • i një mëndje me ty dem!!
      kurdët po tradhëtohen dhe njëherë nga perëndimi!!
      u tradhëtuan nga amerika në luftën e parë të irakut,u masakruan si insekte nga sadami,sot po tredhëtohen rishtas!!
      ky duhet të bëhet mësim për ne!!
      “në politikë nuk ka miqësi të përjetshme,ka interesa të përjetëshme”!!
      sa për pjesën e dytë,”Kurdet kane 200 vjet qe luftojne kunder pushtuesit turk.”,nuk jam me ty!!
      kurdët bën gabimin e madh që vendosën besimin fetar para përkatësis kombëtare!ata luftuan për të mbrojtur turqinë,më saktë për ta krijuar atë turqi që ne njohim sot!!nëse ata do të kishin ndjekur gjakun!?do të ishin shtet më vete dhe ndoshta sdo të kishte turqi fare!!ose do të ishte një turqi e vogël dhe aspak kërcënuese!!
      edhe këtu duhet nxjerrë mësim!!për ata idiotë që realisht e quajnë erdoganin vëlla,për ata që kanë rënë në grackën e tij!për ata shqiptarë që për shkak të besimit barazojnë gjakun shqiptar me atë turk!!
      më të afërt se kurdët as kemi qënë e as jemi me turqit!!shikoni se çpo ju bën kurdëve!!të njëjtat që na ka bërë ne 500 vjet rresht!!
      do ti përsërisë prapë nëse do ti japim mundësinë!!
      sulltani neoosman sot është në sërbi për të festuar 140 vjetorin e mardënjeve me sërbinë!!
      përvjetor që përkon me dhënjen e trojeve shqiptare shpërblim për sërbinë!!ndoshta osmanlliu i ri ” nuk e di mirë” historinë,por ky festim për ne ka qënë katastrofë!!që pasoi dhe më pas!
      të shohim se çfarë qëndrimi do të mbajë osmanlliu i ri në sërbi!!

    • @Demo.Cfar pushtimi Turk e ke fjalen. Kufijte dhe krijimi i shteteve u vendos ne Konference te Londres. Ti shko vizitohu. Thua pushtim 200 vjecar turk,kur Turqia ska as 100 vjet shtet.Nese ke ankesa merr takim me mbretereshen. Se te sqaron ajo me mire.

  • @Demo.Cfar pushtimi Turk e ke fjalen. Kufijte dhe krijimi i shteteve u vendos ne Konference te Londres. Ti shko vizitohu. Thua pushtim 200 vjecar turk,kur Turqia ska as 100 vjet shtet.Nese ke ankesa merr takim me mbretereshen. Se te sqaron ajo me mire.

  • Edi! Nuk kam shkruar 200 vjet shtet turk,
    Lexoje mire!Kam shkruar:- Kurdet kane 200 vjet,qe luftojne kunder pushtuesit turk.
    Neqoftese ne shqiptaret,shenojme Lidhjen e Prizrenit si perpjekjen e bashkuar te forcave kombetare per Shkeputje nga pushtimi turk(osman,nqs,je ngaterruar),kurdet kane qe ne fillim te shekullit te XIX,qe nuk reshtin perpjekjet per pavaresi kombetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *