SHBA i jep ultimatum Turqisë

Edona Llukacaj

Ka muaj që SHBA bën presion mbi Turqinë për të hequr dorë nga blerja e sistemit të mbrojtjes S-400 të prodhuar në Rusi. Në fakt, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo e pati kërcënuar Turqinë se do t’i vendoseshin sanksione për këtë arsye. Nga ana tjetër, ministri i mbrojtjes turk dhe ish-gjenerali i lartë, Hulusi Akar deklaroi në fillim të javës se Turqia po përgatitej për të marrë në dorëzim S-400ën në qershor ose korrik dhe se trupa turke po stërviteshin në Rusi për përdorimin e këtij sistemi.

Arsyet që administrata e Trump i ka kërkuar Turqisë tëe prishë këtë marrëveshje jane edhe ekonomike edhe ushtarake. Nga njëra anë, SHBA do t’i shesë aleatit të vjetër lindor sistemin e mbrojtjej me raketa “Patriot”, pse jo me një çmim të reduktuar. Nga ana tjetër, SHBA është e shqetësuar për sigurinë në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet anëtare të NATO-s. Blerja e teknologjisë ushtarake ruse nga një shtet anëtar, jo e përshtatur me teknologjinë e NATO-s si është, mund t’i japë rivalit të vjetër akses në informacionet sekrte të avionëve luftarakë F-35.

Duhet theksuar se shqetësimi kryesor mbetet se bashkëpunimi me Rusinë do ta distanconte edhe më Turqinë, e cila ka kohë që ka marrë një qasje pozitve ndaj shteteve si Irani, Kina dhe Rusia, nga NATO.

Në lidhje me këtë çështje, autoritet zyrtare të Shteteve të Bashkuara i kanë dhënë ultimatum Turqisë: nëse Turqia nuk heq dorë nga blerja e sistemit të mbrojtjes S-400 brenda dy javësh, sanksionet ekonomike kundër saj do të futen në fuqi. Gjithashtu, do të ndalohet furnizimi i Turqisë me avionë F-35.

Sanksionet ekonomike do ta ndikonin thellësisht Turqinë, e cila po përpiqet të evitojë një krizë të mirëfilltë ekonomike që në vitin 2008. Por inflacioni dhe papunësia në Turqi janë rritur në mënyrë domethënëse këto vite. Tarifat ndëshkuese që Trump vendosi mbi çmimin e aluminit dhe çelikut vitin e shkuar, pasi Turqia nuk pranoi të lironte një pastor amerikan të cilin e akuzonte për terrorizëm, e patën rënduar edhe më ekonominë turke.

Duhet theksuar se konflikti mes SHBA dhe Turqisë nuk është thjesht një debat mbi armët. Në të njëjtën kohë, SHBA dhe Turqia kanë qasje krejtësisht të kundërta drejt Iranit dhe Sirisë.

Ndërsa ultimatumi i SHBA nuk është tërësisht i papritur për Turqinë, deri më tani nuk ka pasë shenja se presidneti Erdogan mund të hiqte dorë nga marrëveshja me Rusinë për S-400. Përkundrazi, ndërsa ministri i mbrojtjes Akar vazhdonte negocimet për blerjen e sistemit “Patriot”, presidenti Erdogan ka shprehur vendosmërinë e tij për të marrë në dorëzim S-400ën, një sistem relativisht më i lirë dhe teknologjikisht shumë i avancuar, në krahasim me ata të ofruar nga SHBA, bën me dije Dıta, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Share This Article
7 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *