Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë i kërkoi Kinës të marr hapa seriozë për të ndaluar krimin përmes piraterisë kompjuterike, duke thënë se çështja në fjalë është një sfidë në rritje në marrëdhëniet me dy vendeve.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Tom Donilon i bëri thirrje Kinës të pranojë shtrirjen e problemit dhe të angazhohet në bisedime me Shtetet e Bashkuara për të ndryshuar situatën.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Hua Chunying tha sot se Pekini është i hapur për bisedime por këmbënguli se Kina është vet viktimë e sulmeve kibernetike.
Disa kompani të mëdha amerikane të teknologjisë, përfshi, Apple, Facebook, dhe Twitter, janë sulmuar këtë vit. Gazetat The New York Times, Wall Street Journal, dhe Washington Post kanë njoftuar gjithashtu për sulme kibenetike në faqet e tyre nga hakera kinezë.