Një diplomat i lartë i Shteteve të Bashkuara i ka kërkuar Koresë së Veriut t’i japë fund testeve të raketave “shqetësuese dhe kundërproduktive” dhe të rifillojë negociatat.
Sipas Aljazeera, Sung Kim, zyrtari më i lartë i SHBA-së për çështjet e Koresë së Veriut, foli të dielën pas takimit me zyrtarët e Koresë së Jugut për të diskutuar serinë e fundit të testeve raketore të Koresë së Veriut, duke përfshirë lëshimin e saj të parë të raketës balistike nënujore në dy vjet.
“Ne i bëjmë thirrje DPRK-së që të ndërpresë këto provokime dhe aktivitete të tjera destabilizuese, dhe në vend të kësaj, të angazhohet në dialog. Ne mbetemi gati për t’u takuar me KPRK -në pa parakushte dhe e kemi bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë qëllim armiqësor ndaj KPRK –së”, u tha Kim gazetarëve, duke iu referuar Koresë së Veriut me emrin e saj zyrtar, Republika Popullore Demokratike e Koresë.
Ai gjithashtu e përshkroi testin si “shqetësues dhe joproduktiv për të bërë përparim drejt një paqeje të qëndrueshme në gadishullin Korean”.
I dërguari bërthamor i Koresë së Jugut, Noh Kyu-duk ndërkohë tha se bisedimet e së dielës me Kim kishin përfshirë një diskutim “serioz” të propozimit të Seulit për të shpallur zyrtarisht fundin e gjendjes së luftës që teknikisht ka ekzistuar që nga Lufta Koreane e viteve 1950-1953 që përfundoi me një armëpushim dhe jo një traktat paqeje.
Të martën e kaluar, Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike të sapo zhvilluar nga një nëndetëse në raundin e saj të pestë të testeve të armëve javët e fundit.
Zyrtarët e Koresë së Jugut thanë se raketa e lëshuar nga nëndetësja duket se është në një fazë të hershme zhvillimi.
j.l./ dita

Nje ide egoiste ku vetem shtetet ne sigurim OKB munden te mbajne Raketa berthamore ,por pse nuk flasin Amerikanet per Indine,Pakistanin dhe sidomos per Izralin ,deri tani korea e veriut nuk ka sulmuar nji shtet te huaj ose bombarduar dikend ato armet cka ka i ka per mbrojtjen e vendit dhe ka te drejte .
Ore qen koreane, a merrni vesh qe teste ben vetem USA dhe ato shtete qe jane partnere te saj, te tjeret mos bejne si bejne ata por te bejne cfare urdheron ajo.