Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë marrë seriozisht kërcënimet e mbërritura nga Koreja e Veriut, e cila ngul këmbë se është në luftë me Korenë e Jugut. Lajmi konfirmohet nga Shtëpia e Bardhë.
“Kemi shqyrtuar informacionet që gjenden në komunikatën aspak konstruktive të Koresë së Veriut. Po i marrim seriozisht kërcënimet dhe mbetemi në kontakt të ngushtë me aleatët tanë koranojugorë”, bën të ditur Uashingtoni.
Ky është acarimi i parë kërcënues i situatës mes dy Koreve që pas vdekjes së liderit koreanoverior, Kim Jong Il. Duket se i biri 30-vjeçar, Kim Jong Un do të vazhdojë të ecë në gjurmët e të atit përsa u përket marrëdhënieve të vendit komunist me pjesën tjetër të botës.

Si shume po jua zgjatin ketyre “pashallareve” te nje familjeje ne koren e veriut,aty ku sote ka akoma njerez qe vdesin nga urija,keta kerma thone qe ne jemi qendra e globit dhe nen driten tone shikon tere bota.
Deri tani amerika ka luftuar me vendet e lodhura dhe u ka vjedhur naften.