Dy zjarrfikës vullnetarë u qëlluan për vdekje dhe dy të tjerë u plagosën sapo arritën në një vend ku kishte rënë zjarri, por që sipas policisë, ishte thjesht një kurth.
Zjarrfikësit iu përgjigjën një telefonate në qytetin Uebster të shtetit të Nju Jorkut mëngjesin e së hënës. Zjarri shpërtheu rreth orës 6:00 të mëgjesit me orën lokale dhe policia evakuoi zonën rrotull.
Më pas njeriu që vrau zjarrfikësit u gjet i vdekur. Ai u identifikua si 62-vjeçari Uilliam Spengler dhe sipas policisë, kishte vrarë veten. Autori kishte kryer një dënim në burg për 17 vjet për vrasjen e gjyshes së tij, tha shefi i policisë. Ndërkoë mungon edhe motra e Spenglerit, e cila dyshohet të ketë vdekur në zjarrin që përfshiu shtatë shtëpi.
Dy zjarrfikësit e vdekur janë Tomas Kaçovka dhe Majk Kiaperini. Shefi i policisë tha se hetimet po tregojnë se gjithçka ishte një kurth. Megjitëse i pakuptimtë. Një fqinj i autorit deklaroi se Spengler e urrente motrën e tij, me të cilën jetonte, dhe linte kokën pas së ëmës. Sipas fqinjit, ai u bë shumë keq pasi ajo vdiq në tetor.