Ish-veteran i marinës së Shteteve të Bashkuara, i cili e kishte lënë shërbimin në vitin 2011, është përgjegjësi i masakrës në bazën “Navy Yard” në Uashington, ku humbën jetën edhe 12 persona të tjerë. FBI-ja e ka identifikuar si Aron Aleksis, 34 vjeç, me origjinë nga Fort Uorth (Teksas), i cili mbeti i vrarë nga policia, siç shkruan “Washington Post”.
Vetëm mesnatën e së hënës autoritetet arritën të identifikonin viktimat e tjera të masakrës në “Navy Yard”, të cilat janë të moshave midis 46-73 vjeç. Aron Aleksis i armatosur dhe i vendosur për të vrarë, mund të mos ketë vepruar i vetëm: vazhdojnë hetimet për një të dyshuar të dytë, të përfshirë në rast.
Disa dëshmitarë shpjeguan se si 34-vjeçari ishte mbyllur në katin e katërt të ndërtesës nr. 197 ku është e vendosur komanda detare amerikane, prej nga hapi zjarr kundër njerëzve në kafenenë e katit të poshtëm. Patricia Uard, njëra prej dëshmitareve tregon: “Në fillim kishte disa të shtëna, pastaj ato ndaluan për disa sekonda dhe rifilluan përsëri, si pasojë vrapuam në drejtime të ndryshme që të shpëtonim. Unë numërova të paktën shtatë të shtëna”.
Disa prej viktimave të sulmit që nisi në orën lokale 08.20 të paradites të së hënës, u transportuan me helikopterë nga çatia e ndërtesës, ku punojnë 3 mijë njerëz. Ndërkohë dhjetëra të tjerë kanë marrë plagë të ndryshme.
Midis viteve 2007 -2011 gjatë shërbimit të tij në marinë, Aleksis kishte marrë nderime të thjeshta, si p.sh medalja e “Luftës Globale kundër Shërbimit të Terrorizmit” (Global War on Terrorism Service) dhe ajo e “Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes” (National Defense Service) Megjithatë ai u largua nga detyra për sjellje jo të mirë brenda strukturës së marinës.
Së fundi, ai ishte punësuar në një kompani nënkontraktore, “Hp Hewlett-Packard” për të azhornuar aparatet e shërbimeve të intranetit të përdorur nga Marina e Shteteve të Bashkuara. Ka shumë të ngjarë që Aleksis të ketë përdorur pikërisht këtë leje për t’u futur në ndërtesën ku më pas hapi zjarr.
Në vitin 2010, ai u arrestua pasi kishte hapur zjarr brenda shtëpisë së tij, në drejtim të tavanit. Policia u sinjalizua nga fqinja e katit të sipërm, por para saj ai u mbrojt duke thënë se kishte qenë një gjuajtje aksidentale, pasi një plumb kishte dalë ndërsa pastronte armën.
Presidenti amerikan, Barak Obama, shprehu ngushëllimet e tij për viktimat dhe premtoi një hetim të imtësishëm mbi sulmin që e konsideroi prej “burracakësh”. “Qëndrojmë me familjet e atyre që u prekën nga ky sulm. Ata kanë nevojë për dashurinë dhe mbështetjen tonë tani,” shoi presidenti.
Ket Lainer, shefi policisë në Uashington DC, shpjegoi se masat e alarmit në qytet do të qëndrojnë aktive: “Druhemi se janë edhe dy persona të tjerë të armatosur ende të palokalizuar, si të dyshuar për autorësinë e ngjarjes”, u shpreh ai. Por në vijim, njëri nga dy të dyshuarit nuk u konsiderua më i tillë mbi bazën e të dhënave dhe tani mbetet vetëm një. Megjithatë, ende nuk ka ndonjë provë të qartë që Aron Aleksis të ketë vepruar me një bashkëpuntor tjetër./ D.Gjuzi

Ambasada amerikane dhe ajo angleze para se të largoheshin pas 1944 i shërbyen instalimit të komunizmit. Kushdo që shkonte në këto ambasada dhe dorzonte informacione sekrete për terrorin dhe pushkatimet që bënte komunistat mbi njerëz të pafajshëm menjëherë ja dorzonin Ministrisë Brendshme. Radio Londra pas 1944 bënte politikën e mashtrimit se qeveria komuniste do bjerë shpejt dhe shum patriota dolën malit me shpresë se Anglia dhe amerika do t?i ndihmonte kryengritsit antikomunistë. Kjo ishte loja për me i nxit antikomunistat me dalë malit dhe mandej me i dërguar ushtrinë dhe forcat e ndjekjes policore, ku të gjithë këto grupe intelektualësh dhe klerikësh u ekzekutuan dhe trupa anglo-amerikanë nuk ndërhynë kurrë. Mbasi i pastruan malet nga antikomunistët komunistat u larguan anglo-amerikanët sepse misioni i tyre kishte marrë fund në instalimin komunist sipas Traktatit të Jaltës të 1945, ku ishin firmosë nga terroristi stalin dhe protestanti amerikan, presidenti Ruzvelti dhe çifuti Çurçill që të kontribonin në instalimin e komunizmit në gjysmën e Europës sikurse ndodhi. Prandaj si të djathtët ashtu dhe të majtët në amerikë janë të lidhur me socialistët dhe komunistët sepse këta i duhen prapë për t?i përdorë nnëse rigjallërohen atdhetarët dhe klerikët katolik në mbrojtje të Shqipnisë nga çdo ndërhyrje ambasadorësh në punët e shtetit sikurse përzihen ambasadorët amerikanë sikur ta kishin koloni të tyre.
SAY WHAT ??????????