SHBA inkurajon qeverinë kundër korrupsionit por kujdes me “Njësitë e Përbashkëta të Hetimit”

editor

Përpjekjet e qeverisë shqiptare në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar po ndiqen me vëmendje nga dipllomatët e vëndeve perëndimore në Tiranë.  Për këtë çështje i pyetur nga Top Channel lidhur me stadin e qëndrimit të ambasadës së SHBA mbi nismat e fundit anti-korrupsion të qeverisë, një zëdhënës i ambasadës u përgjigj:

“Ne kemi diskutime në vazhdim me qeverinë shqiptare dhe partnerët mbi përqasjen më të mirë për të çuar përpara axhendën e reformave aq shumë të nevojitura të Shqipërisë. Ndërkohë që e kuptojmë urgjencën e kryerjes së këtyre reformave, mendojmë se procesi duhet të jetë i tërësishëm dhe temë diskutimesh, duke pasur parasysh implikimet e gjera që kanë për legjislacionin shqiptar dhe institucionet e zbatimit të ligjit.”

Në vijim të përgjigjes ambasada amerikane thekson rëndësinë që kanë Njësitë e përbashkëta të Hertimit njohur ndryshe si Task forcat kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit.

“Vlerësojmë që qeveria shqiptare është e hapur dhe e gatshme për të diskutuar opsione të ndryshme. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka investuar drejtpërdrejt burime të mëdha për të ndihmuar krijimin e kapaciteteve, si për shembull Njësitë e Përbashëta të Hetimit  për të vënë në shënjestër dhe ndjekur penalisht korrupsionin”.

Do ta nxisnim qeverinë e re t’i shfrytëzojë në mënyrë të efektshme Njësitë e Përbashkëta të Hetimit H-të si pjesë e një përpjekjeje të gjithanshme për t’u marrë me korrupsionin.” – thuhet në fund të përgjigjes.

Share This Article
2 Comments
  • Lajm idiot.
    O Muhamet Veliu,para se t’i biesh nga rruga e zedhenesit te ambasades amerikane,,,testo mor djale vemendjen e mprehte publike per luften reale kunder korrupsionit dhe aktet ligjore te ndermarra nga qeverisja ,per suksesimin e saj.Mbetet duke lepire rrugen e Elbasanit,,,,sikur e merrni atje rrogen. Keni 23 vjet qe nuk pirdhni per opinionin publik shqiptar,,,madje e keni deleguar ate, me vullnetin tuaj te dhjere,ne dyert e ambasadave. Gazetari antishqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *