SHBA kundërshton projektin e gazsjellësit TAP, duke u pozicionuar pro projektit tjetër konkurrues, Nabucco, i cili nuk kalon nëpër territorin shqiptar.
Në raportin “Energjia dhe siguria, nga Kaspiku në Europë”, Komiteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Senatin Amerikan shprehet se Nabucco West është qartësisht superior ndaj TAP-it për interesat e politikës së jashtme amerikane në rajon.
Në rekomandimin që i bëhet qeverisë amerikane, thuhet se: “Padyshim TAP ka përparësi, është më pak i kushtueshëm dhe më i shkurtër se Nabucco. Megjithatë SHBA duhet të mbrojë Nabucco West të zgjidhet si rrugë e poshtme e Korridorit Jugor, në vend që të lëkundet mes opsioneve të disponueshme”, shkruan sot GSH, e cila citon raportin.
Në raport theksohet se ndonëse përfitojnë shtete aleate si Shqipëria, Greqia e Italia “presionet shtrënguese të energjisë nga Rusia kundër aleatëve në Evropën qendrore dhe Juglindore janë të një magnitude më të madhe”.
Projekti Nabucco kalon nga Azia përmes Turqisë, Bullgarisë, Hungarisë, në Austri e më pas në Europën Qendrore.
Amerika asnjeher nuk e ka ndihmuar shqiperin,per mire
http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww