SHBA kundër kompanisë “Microsoft”

Dita
SAN FRANCISCO, CA - APRIL 29: A Microsoft logo is seen during the 2015 Microsoft Build Conference on April 29, 2015 at Moscone Center in San Francisco, California. Thousands are expected to attend the annual developer conference which runs through May 1. (Photo by Stephen Lam/Getty Images)

Gjykata e Apelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur që qeveria amerikane nuk mund të detyrojë “Microsoft”-in që t’i japë autoriteteve akses në severat e kompanisë në vende të tjera.

BBC shkruan se ky është një vendim që po konsiderohet si një precedent për të mbrojtur privatësinë e shërbimeve që ofrojnë ruajtje të dhënash online.

Ndërkohë kjo çështje ka nisur në momentin që Departamenti Amerikan i Drejtësisë kërkoi akses në serverin e “Microsoft”-it në Irlandë si pjesë e një hetimi për trafikun e drogës. Gjykata e shkallës së parë në Manhatan i dha të drejtë autoritete në vitin 2014, por Gjykata e Apelit e rrëzoi atë vendim. Kompania “Microsoft” e përshëndeti vendimin duke thënë se ai bën të qartë limitet e qeverisë. Sipas “Microsoft”, ky është edhe një mesazh për njerëzit që ti besojnë teknologjisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *