SHBA liron pas 30 vitesh spiunin izraelit

Dita

Jonathan Pollard, një ish-anëtar i marinës amerikane, i dënuar në vitin 1987 me burgim të përjetshëm për spiunazh në favor të Izraelit, u lirua.

61-vjeçari la qelinë ku ka qendruar për thuajse 3 dekada mëngjesin e së premtes duke i dhënë fund njërës prej mosmarrëveshjeve më të gjata në kohë mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Lirimi i tij është me kusht, ndaj për pesë vitet e ardhshme do t’i duhet të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara.

Izraeli ka kërkuar ndër vite zyrtarisht dhe jozyrtarisht lirimin e tij, por thirrjet e Tel Avivit janë injoruar nga Uashingtoni. Menjëherë pas marrjes së lajmit për lirimin e tij, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se populli hebre e mirëpret këtë vendim.

“Si dikush që ka ngritur çështjen e tij për vite me radhë në takimet me presidentët amerikanë, e mirëpres këtë ditë. Pas 30 viteve të gjata dhe të vështira, Jonathan Polard është i lirë dhe iu bashkua familjes së tij”, ka shkruar në Twitter Netanyahu.

Jonathan Pollard ka mijëra mbështetës në Izrael. Për shumë ai është viktimë e një dënimi të ashpër dhe të padrejtë për sigurimin e informacioneve të rëndësishme për sigurinë e Izraelit. Ndër vite ka patur vazhdimisht një fushtë “Lironi Pollard”, e cila ka lobuar fort në administratën amerikane për lirimin e tij.

Saga e spiunit të Izraelit ka qenë ngërçi i vazhdueshëm në marrëdhëniet e Izraelit më aleatin e tij më të afërt dhe përfundimi i kësaj sage ka çliruar klasën politike hebreaike, megjithëse kabineti Netanyahu është udhëzuar që të mos flasë për ish-spiunin me frikën se mos zemëron Uashingtonin.

Jonathan Pollard kaloi për një vit me radhë informacione sekrete për Izraelin, në këmbim të pagesave. Ai u arrestua në vitin 1985 dhe në atë kohë deklaronte se kishte zgjedhur t’i kalonte informacionet Izraelit pasi ndjehej i zemëruar nga fakti që Shtetet e Bashkuara i mbanin sekret për aleatin besnik.

Pas marrjes në pyetje nga FBI, Pollard dhe bashkëshortja e tij në atë kohë, Anne, kërkuan strehë në ambasadën izraelite në Uashington, por pa sukses. Izraeli e dorëzoi atë tek autoritetet amerikane dhe mohoi se Pollard kishte spiunuar për interesa të tij, por 10 vite më vonë pranoi gjithçka.

Vetë Pollard, në një intervistë dhënë për Associated Press në vitin 1998 u shpreh i penduar dhe se nuk ja vleu barra qiranë për veprimet e kryera.

“Nuk erdhi asgjë e mirë nga veprimet e mia. U përpoqa t’u shërbej dy shteteve në të njëjtën kohë. Kjo nuk funksionoi”, thoshte ai.

Share This Article
3 Comments
  • Merrni shembull…. shikoni si i denon SHBA tradhetaret e Kombit..
    Pyes ambasadorin amerikan ne Kosove cfare duhet tu bejne kosovaret Thacit dhe atij miut te gjirizit, marionetes se serbit Isa Mustafa, per tradhetine qe po bejne ndaj atdheut??!!
    A eshte per mendimin tuaj KOSOVA ATDHE I KOSOVAREVE???

  • Z. “Mira” ke shkuar shume larg deri ne Kosove, jane ketu ne Tirane qe i kene sherbyer Serbit 25 vjet dhe jo nje vit, por jane ne KRYE te vendit, nuk u ka hyre nje gjemb ne kembe, nga Saliu, Lulushi & CO. Midis Pollardit qe i ka sherbyer nje shteti besnik te Amerikes, si Izraelit, me spiunet tane ka nje dallim thelbesor qe kane shitur interesat e Shtetit dhe te qytetareve tek armiku Serb, pra plumbi ne balle dhe huri ne bythe eshte PAK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *